Kam gabuar (Replikë kundër vetvetes)
Që në krye e pranoj se kisha qëllime djallëzore kur bëra letrën kundër kryeministrit dhe u vura të anoj në favor të të burgosurve dhe pronarëve. I tërë synimi ishte që të gjendesha pranë tyre, tani që ata janë në prag të marrjes së pronave dhe milionave. Materializmi të shtyn të mëkatosh. Më shtyu. Duhet të isha idealist si ju, duhet të rreshtohesha me Berishën, me anën më të dobët në historinë e shqiptarëve të tranzicionit. Njëri nga ju më quan patericë të Edi Ramës, tjetri nxënës të Gramoz Ruçit.
I pranoj të dyja.
Kam zbatuar porositë e Gramoz Ruçit, i cili, siç mbase e keni vënë re në artikujt e shumtë dhe librat që kam botuar këto vite, ka qenë udhëheqësi im shpirtëror. Unë, rastësisht, Ruçit nuk ia kam parë bojën asnjëherë, por kur gënjeshtrat po asfiksojnë botën e shqiptarëve, kam drojë se nuk ma beson njeri e më duhet të nxitoj të them se këtë e bëj jo që ta shaj e ta mallkoj atë, por të tregoj madhështinë e z. Gramoz, që rrezaton nga larg e të dikton në fushat manjetike që vetëm ministrat e Brendshëm dinë t'i manjetizojnë.
Pranoj që letrën e paracaditëve ma diktoi ai dhe unë bëra budallallëkun kriminal: e shkrova!
E ju bëtë mirë që me dy lartësitë tuaja kulturore dhe me dy devotshmëritë tuaja ndaj idealeve kombëtare, u ulët në Gazetën 55 dhe ma treguat se sa më vlen lëkura. Do të më falni që nuk e kam gazetën afër e për këtë nuk ju a mbaj mend emrat. Di vetëm që mbiemrat m'u dukën të njohur e të respektuar, por kjo nuk ndryshon asgjë.
Ju sot hani bukë me emrat.
Njëri nga ju, (ky që më quan patericë të Edi Ramës!), kish vënë re, se shqiptaro-amerikanët e vjetër antikomunistë paskan dashur të ankoheshin tek Presidenti Berisha, se ai duke emëruar në Nju Jork P. Kullën, u paskej derguar atyre "komunistin më të ndyrë që pat qenë emëruar ndonjëherë në Amerikë".
Është e vërtetë!
Unë kam qenë më komunist se Hysni Kapoja, se Halim Budoja, se Nesti Nase dhe Abdi Baleta. Minusi im ishte se nuk isha me tesër, pa me shpirt e pranoj që kam qenë. Në fakt, në vitin 68, kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Cekosllovakinë unë e bëra një kërkesë për në parti. Ne, atëhere, për shkak të rrezikut nga Moska, deshim si e si ta mbronim atdheun dhe nuk dinim se si mbrohet më mirë. Ca nga ne qethën kokën që t'ua nxinte helmeta, ca shkuan me femra të përdala, ca filluan alkolin. Një numër i madh nga ne, ku bëja pjesë dhe unë, bëmë lutje për në parti, se mendonim se gishti i komunistit rri më mirë në këmbzën e pushkës. Po ne na i hodhën poshtë lutjet dhe nga ne, në atë parti, pranuan vetëm Sali Berishën. (Ju kujtimet e z. Berisha që tregon këtë histori, për motivet që u fut në parti duhet t'i keni lexuar).
E megjthatë Saliu u bë, kurse unë mbeta komunist në shpirt dhe kisha rast ta tregoja poshtërsinë time, kur më dërguan këtu, në Nju Jork. U mundova t'i dëmtoj interesat e kombit me të gjitha forcat, por nuk ia dola dot. Kurse ti, zotëri që më përmend patericën, duhet t'i kishe lënë këta antikomunistët, miq të babait tënd t'i qaheshin Presidentit. Se në fakt Berishës i duhej vënë në dukje, që megjithë madhështinë dhe punën heroike që ka bërë në favor të kombit, ka bërë edhe ca gabime. Emërimi im, përshëmbull, rëndon Berishën! Mua më lumtë, se unë komunist isha dhe ia doja të keqen vendit, po Berisha që i desh të mirën, pse nuk tregonte kujdes?! Se të emërosh qorrazi kryeministra, nënkryeministra, ministra, kryetarë partie, deputetë, ambasadorë, është mungesë thellësie dhe vigjilence! Të tërë ne ia kishim me hile atij: Meksi, Kopliku, Shehu, Malasi, Zhulali, heraherës dhe Hajdari, Selami, Shehi, Dosti, Arbnori, Kokalari, Ngjela, Mustafaj, Zogaj, Pollo, Vejsiu... Nuk di a keni më vend në gazetë, se janë shumë?... Bëhemi nja 400 emërime të gabuara, në mos gabohem unë! E nuk janë pak! Dakord, në karrierën e tij, ky është një gabim i vogël i zotit Berisha, në krahasim me punët e mira që ka bërë, por prapë, mirë ishte të mos emëronte aq shumë njerëz të këqinj, që e lanë vendin kaq prapa, në bisht të Europës! Ama, - dhe kjo duhet pranuar nga ne tradhtarët, - ai nuk lëvizi qimen nga vija e tij e drejtë. Nuk e ndërroj kurrë kursin ai, as ndaj pronave, as ndaj drejtësisë, as ndaj Amerikës, as për ujrat territoriale me Greqinë, as për Rambujenë. Qëndroi kollonë, siç i ka hije atij dhe ju të dyve!
Ju, zotërinj fort të nderuar, më vutë në dukje të tërë gënjeshtrat që Ruçi m'i diktoi e unë i rreshtova në kurriz të idhullit dhe prijësit tuaj. Në vënd të thosha që e nisi që më 2005, gënjeva duke thënë se kryeministri ynë i dashur nisi vetëm vitin e fundit burrokracinë e fisme për shpërblimin e të persekutuarve. Dhe nënkuptoja pa pikë turpi, se e bëri të shfajësohej me mungesën e kohës, me qëllimin djallëzor që t'u merrte edhe një here, (për të njëzetën herë!) votën. Medemek, menduar mirë, thosha unë intriganti: në rast fitoreje, tani në fund të qershorit, t'ua paguante krundet pas katër vjetësh, në fund të mandatit të dytë, për t'u vjelë edhe votën e mandatit të tretë. Në rast humbje, të linte Ramën t'u dëftente bërrylin socialist, të burgosurve. Gënjeshtra të poshtra, këto të miat!
Bëtë mirë, që të dy, që i emërtuat shkrimet tuaja të vyera "polemika" dhe polemizuat në të tëra. Siç u ka hije! Përshëmbull faleminderit që ma hodhët poshtë atë gënjeshtrën e nusërimit të pikëlluar të Presidentit Mojsiu dhe Kryeministrit, te arkivoli i drejtorit famëkeq të TV shqiptar, Thanas Nanos! Mirë bëtë që nuk e zutë me gojë emërimin e Mehmet Elezit, se kjo mund të tingëllonte keq, paçka se kjo, thellë thellë tregon konseguencën në rritje të Sali Berishës, që për në ambasada, e nisi me emërimet tona, të ne komunistëve "të ndyrë" dhe të thjeshtë pa grada, deri sa u poqën kushtet për të emëruar ambasadorë anëtarë të pastër të Komitetit Qëndror!
Por që të dy, dhe paterica dhe ti i teorisë së Gramozit, vepruat mirë që ia çorrët maskën thashethemit tim të poshtër, se Berisha paska pranuar vetë, që gjatë tetë vjetëve ka thënë vetëm shpifje për përvetësimet e Fatos Nanos. Se vetëm qëndrimi juaj i patundur më mbajti mua të mos vazhdoja me gënjeshtra të tjera, atë që vetëm kur i a nxorri lakrat Bullatoviçi i Malit të Zi, prijësi ynë pranoi, se e kish thyer embargon me Jugosllavinë duke i shitur naftë Sërbisë. Në kushtet që i krijoi Bullatoviçi, Berisha deklaroi se kjo ishte e vërtetë, por shtoi, se ai pat qenë shprehur kundër embargos që impononte OKB-ja për Jugosllavinë. Se ku qe shprehur kështu dhe ku e pat thënë...????? Këtë nuk e dinte as kryeministri i tij, as ministrat e tij, as ambasadorët e asnjë zyrtar tjetër(me problemet e embargos në OKB merresha unë, por ndaj meje ai kish rezerva për bindjet e mia tmerrësisht komuniste). Këtë qëndrim patriotik të Berishës kundër embargos e dinin vetëm Berisha vetë dhe kontrabandistët tanë të lavdishëm dhe patriotë.
Ja, edhe këtë gënjeshtër desha ta përsërisja në letër. Se e kam thënë njëherë. Por ju më shpëtuat e nuk e përmenda prapë. Kam frikë mos më qortojë Gramozi, por them se do ta hedh lumin me ndonjë ndëshkim të lehtë nga ai.
Kërkoj falje dhe që i kujtoja kryeministrit që shpall festa kombëtare sa herë ze vëndin e fundit në arritjet europiane. Këto janë të vërteta, edhe duket se edhe ju, i pranoni se nuk i zinit në gojë në polemikat tuaja dinjitoze.
Si përfundim, unë i pranoj tërë etiketat që më vini: edhe i pabesë dhe komunist dhe i shitur dhe interesaxhi. Me një fjalë unë nuk vlej për asgjë e ju bëni mirë që më diskreditoni. Por ju harxhuat mundim kot, se unë nuk jam në asnjë listë për t'u votuar e nuk pretendoj as për deputet, as për kryeministër dhe as për ndonjë titull tjetër. As vendit e askujt nuk do t'i vijnë rreziqe nga unë. Lumturisht listat i kemi qelibar dhe kjo e garanton të ardhmen e atdheut. Sado u përpoqa unë, përpjekjet ujë nuk më pinë. Ju të dyve ju këshilloj ta hidhni votën tuaj për Sali Berishën dhe listën e tij. Ai është i denjë për votat tuaja dhe ai i meriton ato.
Me mua mos harxhoni më letër e bojë, se unë nuk ju përgjigjem më në jetë të jetëve! Por mobilizohuni aty e kusur mos i lini Ramës, Ruçit, Gjinushit, Metës, Polit të Lirisë dhe Ballëve Kombëtarë dhe Legaliteteve të ndryshëm, që nuk janë me ju. Dhe sidomos vërsuljuni Ngjelës. Votat e një populli si ju të dy, ai nuk i meriton. Kur partitë i quan lecka ku të vesh këmbët, siç i quan ai, kur kundërshton perënditë, siç bën ai, kur nuk gënjen, siç bëjnë shefat e kur do më shumë ligjet se prijësat, aty të rrijë, se nuk është i denjë për votantë si ju të dy.
T'i rroni kombit, or ju dy trima të persekutuar!
Poshtë shënim: E pata vështirë të ulem deri në nivelin tuaj e të shkruaja siç doni ju. E ja, tani po më dhëmbin kërbishtat, se ndënja ulur tepër gjatë. E di që shumë miq do të më shajnë që ju ktheva përgjigje, por, sinqerisht, të mos ishit deklaruar të persekutuar, unë nuk do ta bëja këtë replikë. Nga ana tjetër, them, se nuk është shenjë e mirë, për Berishën, që asnjë nga pronarët e vjetër nuk rrëmbeu drunë kundër meje, e të më zbërthente brinjët, siç bëtë ju të dy
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (15 vendosur):
Motra dhe Vellezer!
Per te miren tuaj vetiake, te familjeve tuaja, per Shqiperine, bojkotoni farsen zgjedhore te organizuar per te zezen tuaj nga hajdutet ordiner dhe antishqiptaret.
Cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne kete farse kur dihet se juve do te bini sa ne njeren ktheter (PD-ja) , ne tjetren ktheter (PS-ja) si deri me sot? Ato kthetra te se njejtes Kuceder po jua * rrjepin lekuren, po ju * shfrytezojne, vjedhin, vrasin femijet tuaj.
Cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne farsen e zgjdhjeve ne se kryehajduti dhe kryexhelati do te jete Sali Berisha apo ortaku i tij Edi Rama?
Mos bini pre e propogandes e skemave antishqiptare.
Nderimi i serbit Goran Bregovic nuk ishte iciative vetiake e Edi Rames por e te njejtet bosave qe kontrollojne ate dhe Sali Berishen. Edi Rama vetem se zabtoi urdherin e dhene.
Sali Berisha pranoi se ka mik shtepie nje serb sa gjysma e moshes se tij (Fazllicin), por nuk i tregoi shqiptareve hollesit e njofjes dhe procesin e besimdhenies deri ne ate pike sa miku serb eshte pare te dale nga shtepia e Sali Berishes ne mesin e nates.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i treguan shqiptareve se kush i urdheroi ata te shkelin Kushtetuten dhe te ndryshojne ligjin e zgjedhjeve.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i treguan shqiptareve qellimin e urdherit.
Ligji i ri i zgjedhjeve realizuar duke shkelur Kushtetuten, bere me urgjence, brenda nje mbasdite ka si qellim kontrollin me te lehte te Shqiperise nga bosat e Edi Rames dhe Sali Berishes., pavarsisht se kush nga keta “kundershtar” i “fiton” zgjedhjet.
Vendimi eshte marre, marrveshja eshte bere, pazaret kane perfunduar. Ne keto kater vjet PS-ja do te jete ne opozite, ndersa Edi Rama do te vjedhe ne cilesine e Kryetar i Bashikise se Tiranes. Ne keto kater vjet. PD-ja do te jete ne pushtet, e Sali Berisha Kryeminister do te grabise, vrase e do te vazhdoje te fali territore shqiptare grekut e serbit, ndersa Edi Rama do ti miratoje sikurse u be me 225 km/katror qe ju falen se fundi Greqise.
Ne keto kushte Motra e Vellezer, cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne votime kur dihet se ditet e zeza jane vulosur per shqiptaret perpara se te realizohet farsa zgjedhore?
Le te bojkotojme farsen zgjedhore Motra dhe Vellezer, ne te kundert nuk do te na mbetet gje tjeter por te bejme veten tone fajtor per mynxyren qe na pret.
Asnje ne votime Motra dhe Vellezer!
Le ti tregojme botes se edhe ne shqiptaret jemi ne gjendje ti rrezistojme dhe luftojme te keqen me te gjitha format.
Asnje ne votime Motra dhe Vellezer!
Ne se nuk perpiqemi vete as Bota dhe as Zoti nuk do te na ndihmoje.
Le te marrim vete ne dore fatin tone, te familjeve tona, te Atdheut tone.
Turp te jetojshe ju ne shqiperi e te punoni per interesa te huja,leku nuk ju ban njeri ju komunistate e perbetuare qe e shiteni atdheun e juve per interesa personale ju pret nje gjygj ashtu sikur Hikleri qe ne atekoh e ka perdore e vetem keshtu ju bani njerz.
Kjo se qka ke shkruare nuk don shum koment dhe nuk e di pse jeton ti ne Shqiperi pse nuk shkon te jetojsh ne rusi apo ne greqi e serbi se per ty atje koka vendi yte.
Para disa javesh u vra ai i PS-se F.Xhindi sot vritet deputeti i PDK-se *.Keka , ne rrug e siper duhet te jet Monstra drejt PR-se konkretisht Mediut i cili eshte nji kompic qe rrezikon direkt Monstren ne pushtet kujtojm Gedecin etj .
Mediu mbetet sot nji nga ata te vetmit persona kyc i cili mund te bej te mundeshme zbulimin e maskes se besties "enigem" qe ha shqiptaret e jo vetem Deputet kto 18-vjet ,pra nqs mediu arrin ta kuptoje mir situaten e rrezikeshme ku ai ndodhet ,ka dy gjona :
ose te kerkoj mbrojtje nga BE-ja e te dekaroj kunder Monstres ,ose te zbatoj formulen "Kambt e shpejta faqebardh ".
cfar e ben vrasjen sot dhe kte qeverri akoma me te implikuar e ordine eshte Deklarata per shtyp e Porta Vocce te policise Shtetit , e cila ishte pervec se qesharake nji formulim utopik e shmagje e qellimeshme e pistes se hedhur nga ajo qe synon padyshim nji dizinformim e shmangje nga e verteta.
Per tu gjet burumi ksaj "alibije te policise" duhet te behet i njohur Personi direkt qe e ka shkruajtur e formuluar kte Alibi te dhene ne konference shtypi nga policioti b.
Perse nuk reagojn te gjitha njeheresh Partite Shqiptare e institucionet Civile te Shqiperise ? Cfar pritet ? vrasja e Deputetit te radhes ?
kjo eshte e turpeshme vertet per Shqiperine .Ku po e coni shqiperine o politikan kriminele te qelbur .turp per Shqiperine sot e neser gazetat e Botes do mbushen me te tilla skamdale te politikes Shqiptare ,ku shkoni o kafshe kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu !!!
Shqiperia e te jetojne ne Serbi, Greqi apo Rusi!!! Po more Toni ndoshta do te benin si thua ti, po e keqja eshte se vendin ne Serbiu e ka zene Berisha me qe e mbane per grua mbesen e Beogradit dhe po gaboi e shkoi ndonjeri atje, do ta shkokerdhoje dajak miku i familjes Berisha Damir fazlliqi. Po te shkojne ne Gerqi, atje do ta gjejne kembekryq Tosin, diten armiqe me berishen e naten miqe te perbetuar!. Edhe atje politkberesi ne Shqiperine Jugore, i bekuari i Berishes e Nanos- Janutullosi, permjet asfalise, ne krye te se ciles qendron, po ashtu do ti shkepe ne dru!... Mdaje, edhe sikur te ikin te gjithe komuniste e bijet e komunstesh ne nje planet tjeter, kush do te mbete ne Shqiperi?!!!. Sikur nuk ju njohim e nuk ju dime, permbi 90% edhe npse nuk keni pase tester,e keni pasur komunizmin ne shprit! Vetm adfro 10% / feudale, fajdexhij, kuisling e profitere te luftes -punetore te UDB-es e Asfaliase, kane qene me te vertete kunder komunizmit. Po shihni perpara se bete horri i botes sa nga shum kuj i vje turp ta quaj veten shqiptar.
E kuptoje se per te largu komunizmin eshte veshtire por te behem te bashkuare dhe te japim shqiperis edhe shqiptareve vendin e merituare aty ku e meritojm.
Une jam shqiptare shokit 100% dhe nuk ja dua te keqen vendit e papullit tim pamare parasyshe se ne cilen pjes te trojeve shqiptare jetoj.
Ty te pershends e shpresoje qe sado pake do te jesh i kjaret ne shenimin tim.
jugu do ta 10-se ty at'kok mashtrusi ,se e penalizove pa te drejt , o maskara 24-karatsh .Ne ktej na Jugu kemi nji fjale ,per njerez mashtruse si berisha qe thote ;" I ke hipur gomarit seprapthi or natradin"
KJO ESHTE GHITHE CELSI I SUKSESIT .
Vendosni komentin tuaj