Faqja e Pare | Analiza | Çmimet e larta dhe kartelët

Çmimet e larta dhe kartelët

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Gjatë dy viteve të fundit, ma ka dashur puna ta bëj shpesh rrugën Tiranë-Uashington dhe anasjelltas.Frekuenca e madhe e këtyre udhëtimeve, në mënyrë të vetvetishme, më cyt që të bëj vazhdimisht krahasime midis vendit tim të lindjes dhe vendit të rezidencës. Krahasimet janë nga më të ndryshmet – zoti e di se ç’mund të bëhet shkas që truri të fillojë të bëjë krahasimin e radhës. Por, krahasimi më i shpeshtë që bëj është ai i çmimeve. Ndoshta ngaqë ka të bëjë me atë që shumëkujt i dhemb; xhepin.

Çmimi i parë, me të cilin ballafaqohem sapo mbërrij në Uashington, zakonisht qëllon të jetë ai i karburantit. Dhe menjëherë bëj krahasimin me çmimin e tij në Shqipëri dhe me atë të herës fundit që kam qenë në Uashington. Dhe gjithmonë më rezulton se çmimi i karburantit amerikan ndjek me përpikëri luhatjet e bursës së naftës, ndërsa ai shqiptar i ndjek ato me shumë avashllëk.

Kështu, çmimi i karburantit në zonën e Uashingtonit është aktualisht sa 2/5-tat e maksimumit të tij, që përkon me kohën kur nafta arriti çmimin 160 dollarë për fuçi. Ndërsa karburanti në Tiranë është sa 4/5-tat e maksimumit të vet. Pra, ritmet e rënies së çmimeve të karburantit kanë qenë dy herë më të ngadalta në Tiranë se sa në Uashington.

Një çmim tjetër, me të cilin ballafaqohem shpejt pas mbërritjes në Uashington është ai i bisedave me telefon celular. Kështu, sapo ndërroj kartën SIM të celularit, ndjej një çlirim në drejtim të minutave që mund të harxhoj duke folur, sepse paguaj për to vetëm 5 cent për minutë. Ndërsa në Tiranë, me kartat e parapaguara, të kushton 1 dollar minuti. Po të kesh një kontratë fikse me një nga kompanitë shqiptare, kuptohet që të kushton më pak se kaq, afërsisht 20 cent minuti.

Por ama, nga ana tjetër, një kompani amerikane të jep aparat celular falas po të nënshkruash kontratë fikse me të, dhe pastaj mund të flasësh falas me çdo abonent të saj, apo edhe deri në 1000 minuta në muaj me abonentë të kompanive të tjera. Kjo, vetëm për 60 dollarë në muaj!

Ndërkohë që ka edhe shumë shembuj të tillë, këta të dy që përmenda janë më të spikaturit që tregojnë se diçka nuk shkon në tregun shqiptar. Dhe ajo që nuk shkon ka një emër jo shumë të përdorur në shqip: kartelët.

Fjala kartel është përdorur fillimisht në anglisht në kuptimin e saj aktual, dhe sipas fjalorit “Webster”, do të thotë “një kombinim i ndërmarrjeve tregtare ose industriale, me synim kufizimin e konkurrencës ose manipulimin e çmimeve”. Karteli, me pak fjalë, është një sabotim i konkurrencës së lirë.

Dhe kjo e fundit përbën themelin e ekonomisë së tregut. Është pikërisht ajo motori kryesor që e bën këtë sistem ekonomik më eficentin që ka njohur historia botërore. Dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që e bëri senatorin amerikan, Xhon Sherman, të propozonte në vitin 1890 ligjin për konkurrencën e lirë në SHBA.

Sipas këtij ligji, marrëveshjet private ose publike midis prodhuesve të një malli ose ofruesve të një shërbimi, me synim përcaktimin e çmimeve të tyre, përbëjnë vepra penale të dënueshme me gjobë dhe/ose burgim. Dhe shumë biznesmenë amerikanë e kanë provuar mbi kurrizin e tyre forcën e këtij ligji në 117 vjetët që kanë kaluar prej firmosjes së tij nga Presidenti Harrison.

Po në Shqipëri ç’ndodh? Kartelet mbizotërojnë kudo në tregjet shqiptare – ca në mënyrë të hapur, e ca në mënyrë të fshehur. Kështu, karteli i bukës vendosi para ca kohësh se do e rriste çmimin e një buke masive me 200 lekë. Dhe këtë vendim, përfaqësuesi i tij e bëri të ditur në publik pa iu dredhur qerpiku!!!

Në të njëjtën mënyrë, përfaqësuesi i kartelit të miellit deklaroi po publikisht se fabrikat vendase dhe importuesit kishin vendosur ta rrisnin më tej çmimin e miellit. Ndërsa përfaqësuesi i kartelit të karburanteve na bëri me dije se shoqata që ai përfaqëson nuk e shihte me vend të ulte më tej çmimin e benzinës dhe naftës.

Kartelë të tjerë të heshtur, tregohen më të matur – nuk dalin hapur në publik. Por, sidoqoftë, ata i mbajnë çmimet vazhdimisht në nivele ndjeshëm më të larta, krahasuar me jashtë Shqipërisë.

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri deklaroi se do zhvillojë në datën 26 dhjetor një seancë të hapur dëgjimore, ku do të raportohet për deformimet e konkurrencës së lirë në tregun e karburanteve. Mbetet të shihet nëse biznesmenët e kartelëve, të shpallura e të pashpallura, shqiptare do pësojnë gjë nga Autoriteti i Konkurrencës,ashtu siç e kanë pësuar kolegët e tyre të huaj që kanë tentuar të krijojnë kartelë në të kaluarën.Dhe në qoftë se kjo gjë ndodh, kuletave të shqiptarëve do u hiqet një shkak kryesor dobësimi.

Komente (1 vendosur):

ne 05 January, 2009 06:02:44
avatar
Eshte e vertete por asnjeri prej palacove politikane nuk ngre zerin per jetesen minimale te shqiptareve,per cmimet e bukes ,qumeshtit.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0