Faqja e Pare | Analiza | Kur Bashkim therret dhe Ramiz Alia

Kur Bashkim therret dhe Ramiz Alia

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

E majta është katandisur aq "copë-copë" sa ditët e fundit thirrjeve për bashkimin e saj iu shtuan edhe ato të ish-presidentit të fundit komunist, Ramiz Alia. Bashkim po përse? Që e majta të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu janë përpjekur ta përligjin thirrjen për bashkim dhe kështu bëri edhe Alia. "E majta duhet të bashkohet që të jetë një bllok, që të udhëheqë shqiptarët drejt fitores" - shkroi ish-presidenti në të përditshmen "Panorama". Dhe është e vërtetë që e majta vështirë se fiton në zgjedhjet e ardhshme me një antagonizëm kaq të egër në gjirin e saj, ndonëse për fitoren nuk është kusht që ajo të jetë e bashkuar si "një bllok". Pluralizmi në gjirin e së majtës, ashtu si edhe në gjirin e çdo krahu politik, nuk është asnjëherë i dëmshëm, madje përkundrazi, bëhet i dobishëm nëse partitë dhe liderët ndajnë disa vlera themelore të përbashkëta. Dhe bëhet fjalë në radhë të parë për ato vlera që e bëjnë një shtet e qytetarët e tij të lirë dhe i mbajnë të lirë. Bëhet fjalë për vlera të tilla si ndarja, kufizimi dhe baraspeshimi i pushteteve që bëjnë të mundur demokracinë liberale dhe e jetëgjatësojnë atë. Por e keqja është se në gjirin e së majtës kanë lindur së fundmi divergjenca të forta, pikërisht për vlera të tilla bazë.

Sepse vlera të tilla themelore, shoqëritë, popujt, partitë dhe politikanët e tyre që aspirojnë liri, i fiksojnë në kushtetuta dhe përdorin kushtetutat për t‘i mbrojtur. Mjerisht, partia më e madhe e majtë, ose më saktë lidershipi i saj dhe Edi Rama, u bë bashkautor me Sali Berishën për disa amendime autoritariste në Kushtetutën e vendit, amendime që nuk ushqejnë lirinë, por autoritarizmin. Kështu, pavarësisht nga motivet fillestare të shemërisë mes Ramës dhe Metës, tashmë ndarja mes tyre është qartazi parimore. Ndaj dhe thirrjet për bashkim që anashkalojnë verbërisht këto divergjenca, janë të dënuara të mbeten në rrafshin moralistik, por nuk i vlejnë fare politikës dhe as bashkimit të së majtës. Përfshirë edhe thirrjen e Alisë.


***

Ramiz Alia shkruan për të majtën se, "është e vërtetë që ‘çarja‘ është e madhe, jo aq për idetë e ndryshme, për programin, sesa për çështje që lidhen me grindje personale, me synime individuale". Pikërisht kjo nuk është plotësisht e vërtetë në stadin e tanishëm të përplasjes brenda së majtës dhe kryesisht mes PS dhe LSI. Tashmë, pasi kanë ndodhur disa ndryshime të Kushtetutës, që sipas deklarimeve të jo pak konstitucionalistëve, figurave të njohura të politikës dhe shoqërisë civile, kanë cenuar rëndë ndarjen dhe balancën e pushteteve, që i japin mundësi shumicës së nesërme të zgjedhë një President nga oborri i vet, që kanë përforcuar ato motive që e bëjnë një shumicë parlamentare më të nënshtruar ndaj Kryeministrit, që e kanë bërë pakicën edhe më të pafuqishme kundrejt Kryeministrit, që kanë shtuar mundësinë që shumica të kapë gjyqësorin nëpërmjet Presidentit dhe ia kanë shtuar po ashtu edhe mundësitë për presion mbi kryeprokurorin, tashmë çarja nuk mund të jetë as thjesht dhe as kryesisht për "grindje personale".

Por ne nuk mund të presim që ish-presidenti komunist, Alia, të kuptojë dhe aspirojë thellësisht parimin demokratik të ndarjes së pushteteve, kur dihet që ai ka qenë për dekada të tëra në drejtim të një shteti totalitar, ku institucionet ishin "bllok" rreth partisë dhe liderit. Në këtë kuptim është e natyrshme që atij të mos i tingëllojnë fort alarmonjëse edhe amendamentet e Kushtetutës, që në njëfarë mënyre synojnë ta shndërrojnë jo vetëm një të majtë fituese, por edhe Parlamentin madje, edhe shtetin në një si "bllok" rreth Kryeministrit të ardhshëm. Liria e fjalës detyron ta pranosh Alinë me atë mendësi që trashëgon. Por ndërkaq, nuk mund t‘i falet autorësia e reformave dhe strategjive të tilla të mbrapshta (që kishim besuar se rrotulloheshin vetëm në kokën e autoritaristit Berisha) një lideri si Edi Rama, që pretendon të jetë i ri jo vetëm në moshë, por edhe në mendësi e politikë. Mjerisht, është e para herë pas 18 vjetësh, që nga rënia e komunizmit, që partia më e madhe e së majtës i rikthehet një formule autoritariste, duke ia rrëmbyer këtë ekskluzivitet lidershipit berishist.


***

Të mos zgjatemi për padrejtësinë e hapur që iu bë partive të tjera me reformën zgjedhore dhe aq më tepër me Kodin Zgjedhor. Pasi dhunoi parimet e lirisë në Kushtetutë, lidershipi i PS dhe Rama u bashkua përsëri me Berishën edhe në një tjetër "konsensus" për dhunimin e parimit bazë të demokracisë, që është barazia e konkurrimit. Pra, as me lirinë dhe as me demokracinë. Kjo është rezultantja e tmerrshme e ndjekur nga lidershipi i Ramës vitin që po mbyllet. Dhe këtu Ramiz Alia ka të drejtë. E gjitha kjo reformë në bashkëpunim me Berishën, që në fakt e ka bërë thuajse të papajtueshme sherrnajën brenda së majtës, po bëhet për qëllime të ngushta pushteti të Ramës dhe të një klani të grupuar rreth tij. Kohët dhe faktet po tregojnë se në këtë skenar mund të kenë dorë edhe ca "ndërkombëtarë", që për momentin priren më shumë nga stabiliteti me përqendrim pushtetesh se sa nga puna mjaft e vështirë e montimit dhe përsosjes së mekanizmit të lirisë që i ndan pushtetet.

Por ata mund të justifikohen fare mirë me prapambetjen e politikës shqiptare (pra me ca politikanë si Berisha apo Rama) që nuk iu dhanë mundësi të avanconin sa duhet për 18 vjet, në instalimin e institucioneve të demokracisë dhe prandaj të viheshin së fundmi, në kërkim të zgjidhjeje më pak demokratiko-liberale të detyruar edhe nga emergjenca dhe përparësi më globale. Kjo është në fakt, ajo që bashkësia ndërkombëtare e quan "realpolitikë". Po liderë si Rama si do të mund të justifikohen para shqiptarëve për këtë devijim të vendit të tyre nga trajektorja e lirisë, për këtë devijim nga "idealet e dhjetorit", për këtë largim nga liberalizmi kushtetues drejt autoritarizmit? Mos vallë do të thonë se kështu deshën ndërkombëtarët?

Pas 18 vjet tranzicion, ka ardhur koha që edhe ndërkombëtarët t‘i bëjnë gjeopolitikat dhe strategjitë globale duke e llogaritur Shqipërinë si pjesë e demokracive liberale. Këtë duhet t‘ua imponojë atyre një politikë vërtet e re, një e majtë (por edhe një e djathtë) e lidhur shpirtërisht dhe idealisht me parimet e lirisë, me liberalizmin kushtetues.

Nuk duhet të jetë autoritarizmi, por demokracia liberale ajo që duhet t‘u imponohet ndërkombëtarëve (gjë që pa dyshim do ta pranonin me kënaqësi) si një real-politikë në Shqipëri. Ky duhet të jetë qëllimi me i lartë i jetës politike shqiptare dhe për momentin, është vetë cikli politik që nxjerr në vijë të parë të këtij qëllimi (për shkak të pushtetit autoritarist të Berishës) ndonëse jo ekskluzivisht, opozitën e majtë. Prandaj e majta duhet t‘u rikthehet me urgjencë parimeve të lirisë, të tradhtuara nga amendamentet e 21 prillit. Vetëm mbi bazën e një korrektimi (dhe ky është në thelb propozimi i fundit i LSI dhe PS‘91) të tillë e majta do të mund të bashkohet, duke u mbetur besnike parimeve të lirisë. Dhe po në këtë kuptim fitorja e saj do t‘ia vlente për të gjithë shqiptarët. Sepse do të ishte një fitore e parimeve të lirisë mbi tendencat autoritariste.

Ndryshe ç‘vlerë do të kish për shqiptarët një fitore e së majtës, që do të na çonte nga autoritarizmi berishist në autoritarizmin ramist, pra nga autoritarizmi në autoritarizëm? Pra, fitorja e vërtetë nuk është thjesht të mposhtësh një pushtet autoritarist, qoftë ky edhe pushteti i Berishës. Fitorja e vërtetë e lirisë është të mposhtësh autoritarizmin në Shqipëri. Dhe kjo nuk arrihet, nëse jo nënshtrimi, por liria bëhet fryma mbizotëruese e një shoqërie. Gjë tepër e vështirë (por jo e pamundur nëse ka institucione të lira) që nuk arrihet as duke bërë sikundër thotë Konica: të marrësh shpatën dhe t‘u çash kokën gomarëve që na udhëheqin dhe t‘u këllasësh në tru se ç‘është liria!

Komente (28 vendosur):

gjarpri ne 11 December, 2008 02:36:53
avatar
pse gjalle eshte ky bishe komuniste.imagjinoni saline ne moshen e tij, pse jo ? historia perseritet.keta jane heronjte e kombit shqiptar.vertet??
Gazmend ne 12 December, 2008 03:27:30
avatar
I nderuari Zoti Andrea qe me shkrimet e tuaja jeni me padiskutim nje nder simbolet e shpalosjes dhe te mbrojtjes se nje demokarcie te vertete perendimore.
Ne shprehemi gabim qe kur deklarojme qe disa parti jane te medha e disa jane te vogla.Asnje ne shqiperi, po e perseris asnje ne shqiperi nuk e din se cilat jane parti te vogla dhe cilat jane te medha.
Le te pranojme per nje moment qe PD e PS jane parti te medha.Duke qene parti te medha ato nuk duhet ti tremben asnje ligji elektoral, dhe akoma me shume keto parti te medha duhet te kishin treguar tolerancen e tyre duke ua lene ne dore partive te vogla ta benin ligjin, pra gjithmone duke u bazuar tek ajo qe keta e dine te sigurte qe jane parti te medha,ne menure qe te kishim nje ligj gjitheperfshires.Do thoni ju kjo e dyta nuk ndodh sepse ne luften per pushtet nuk lejohet.Por duke qendruar gjithmone ne kete mendim qe PD e PS jane parti te medha pse kemi shfaqjen e lidereve ne formen e autoritarizmit.Pikerisht arsyeja eshte qe asnje nuk e din vertet se PD e PS jane partite e medha dhe aq me pak vete lideret e tyre.Frika e madhe qe disponojne elitat drejtuese te ketyre dy formacioneve eshte ajo qe me plote te drejte ne flasim per forma te aotoritarizmit.Mire zoti Berisha se eshte ne pushtet, por zoti Rama duke qene ne opzozite ka marre pamjen e nje lideri te ngurte qe duke qene aq autoritarist ne opozite çfare produkti do te jete ai ne pozite.
Ajo qe po ndodh eshte krejt ndryshe, kemi PD qe eshte e orientuar drejt asaj qe te kemi nje ligj gjitheperfshires, pra kemi nje Berishe me politike qe normalisht edhe ju do ishit dakort ta degjonit, dhe PS qe spranon.Ketu vijme ne perfundimin qe frika qe PS s'eshte parti e madhe eshte me e madhe tek PS, ndersa tek PD tregohen nota optimizmi qe jane parti e madhe.Kjo frike shprehet çarte nga flala "çarje" ne bllokun e majte.Fjala "çarje" eshte nje nga elemente perberese te demokracise.Si do te bejme demokarci duke qendruar ne aspektin nacional te "paçare" ,te gjithe ne bllok qe ne e kemi provuar per nje kohe te gjate dhe e kemi pare mire se ç'prodhuam.Kjo eshte treguar mjaft qarte nga LSI.Eshte aftesia per te bere politike ne te miren e demokracise dhe ta ndjesh vertet qe perfaqeson nje parti qe vjen duke u rritur, dhe aq me teper rrit friken tek e madhja PS qe s'eshte me e madhe.Dhe pikerisht kemi nje LSI qe perfaqeson politikisht se bashku me parti te tjera shpresen per mos deshtimin e plote te proçesit te demokratizimit.
Pra une do te thoja qe "çarje" te tilla duhen akoma per derisa na qojne ne formimin e formacioneve politke qe shprehin qarte alternativen e tyre, qe perfaqesojne ne programet e tyre ate qe shprehin.
ne 12 December, 2008 06:21:48
avatar
JO VETEN ZOTI RAMIZ ALIA,POR C'DO
SHQIPETAR I NDERSHE DHE ME NJI NDERGJEGJEJE KOMBETARE DOHET TI BEJE
THIRRJE POPULLIT DHE PARTIVE TE MEDHA
APO TE VOGLA TE BASHKOHEN SI NJI GRUSH
I VERTET KOMBETAR QE NE ZGJEDHJET E
MARSI 2009 BERISHA JO VETEM TE LARGOHET
POR EDHE TI NEPET GJYKATES PER DENIM
HETUESIS,PER GERDECIN,PER ELIMINIM TE
NJERZVE SI RAMIZ HOXHA,PER FAZLLIQ,PER
NENSHKRIM MES GREQIS PER VORREZE GREKE
DHE SERBO MALAZEZE NE TERITORIN SHQIPTAR
PER FABRIKEN E ARMATIMIT NE POLIQAN,
PER 1997,TRUBULLIRAT HISTORIKE DHE
CARMATIMIN E PLOTE TE SHQIPERIS NE
FAVOR TE MILLOSHEVIQIT,PER SHITJEN E
NAFTES E BENZINES YUGOSLAVIS SE MILLOSHIT,PER KORUPCION,DHE PER AROGANCE
SI BERISHA DHE VAJZA E TIA ,DJALI I TIA,
DHE KLANI BERISHIAN.
dashmir ne 12 December, 2008 06:31:06
avatar
roft sali ram berisha komunistet ne te rin ne opozit se mir jan se vite ishin ne pushtet le na lan qati ku ishna para viteve
rifati ne 12 December, 2008 10:48:39
avatar
O zgjou XHAXHI ENVER dhe shpeto Shqiperine,se e ben perrem perrem.
sali ne 13 December, 2008 01:09:59
avatar
ju ** po e thirrni XHAXHIN ENVER
jav qift ***** XHAXHI ENVER tu edhe gith kumunistave
ne 13 December, 2008 01:13:28
avatar
ju ** po e thirrni XHAXHIN ENVER
jav qift thmin e juaj XHAXHI ENVER tu edhe gith kumunistave
Lirimi ne 13 December, 2008 04:19:42
avatar
Oh nuk kuptoj,si mund t`* lavdosh Enverin,Aliun e tjerë,kur e shiten kosoven,i terhoqen aradhat shqiptare ia falen Kosovene serbomdhejve,e ne kosovë na vranë e plaqkiten,e asgja,mesonu veq pak nga Serbia per qka boni e formoi edhe një shtetë në Bosnjë që kur se ka pas,e ne gjithmon kemi qenë ne vet dhe kotë,aradhat shqipare e leshun Kosoven,ata ashte dasht te qlirojn kosoven s`bashu me Kosovaret.E tash shesin perralla.Enver hoxha dhe klika e tij e ka lane Kosoven ne zaptimin serb,dhe askush tjeter.Or vella ne shqiparet nuk ishim per asgja veq per vjedhje,hajni,bandita,vrasje ne mes veti,e lere per pushtet.Në PD kam një fije besim,por edhe te ta s`ka kultur te udhëheqjes.
rifati ne 13 December, 2008 08:09:19
avatar
SALIHUT zt.e paske pak gjuhen er xhat po korigjo pak se ka mete penguar tan jeten dhe e dyty kurr Shqiptart nuk kan qene te shkelur sikur sot ne ket demokracine tende.Qka po ben Greku ne Shqiperi,* ka pasur Grdeca ,* ka pasur piramida, * ka pasur kaq tragjedijane detin adriatik,* ka pasur kaq skamje ne Shqiperi gja kohes se Enverit une po te them JOO,PO KUR TE KE PAK KOHE LOXHIKO ME KOKEN TENDE qka ka pas te mire dhe te keqe tash keni makina pa dyshim po te unet jeni par buke mirembetsh-*.
gjarpri ne 13 December, 2008 10:08:06
avatar
o rifati i nderuar.ka pasur komunista dhe kjo eshte e mjaftueshme per ti hequr vizen asaj periudhe heroike.po keshtu dhe tani , ti thua kemi demokraci dhe kjo nuk eshte e mire .por harron te thuash qe komunistet jane ata qe po vazhdojne ta drejtojne.jane komunistat hajdute e te korruptuar , te tipit ramiz e sali e shoke.ne shqiperi vetem ne leter ka demokrate e komuniste e verteta eshte se nuk jane as njera e as tjetra.por vetem batakcinj,mut muter.
qytetari i endrrave ne 13 December, 2008 04:27:25
avatar
o gjarper ty tu beft dita nji mi ........... se mi more fjalt nga goja more i uruar se met veret shqiptaret ku do jan jan per ato vlera qe i ceke me siper ... per fat te keqin jam aty ku jemi e meritojm me kaq .......
gjarpri ne 14 December, 2008 02:23:29
avatar
o qytetar i endrave te pastra dhe te largeta.
shqiperia eshte qelbur si puna e peshkut .ku ta zesh e ku ta lesh.
shqiperia ka nevoje per ndryshime thelbesore te vijes drejtuese por muti slahet me shure.keta politikane intrigante hajdute e te korruptuar te te gjitha ngjyrave , ose me mire mafja politike tashme kane parane dhe pushtetin dhe keto jane te mjaftueshme per ecuri politike.dmth e kam fjalen qe keta do te marrin forma te ndryshme por zakonin sdo t'* harrojne kurre. kushdo qe do vije ne pushtet mos te genjehemi se do jete me i mire, i thone ceshtje ala shqiptare.pas 70 vjeteve pavaresi dhe liri vazhdojme te jemi vendi me i varfer i evropes, nuk po krahasoj me boten se do jete me turp,me i korruptuar dhe me i percare. vetem nje mrekulli e zotit mund te sjelle ndryshime por dhe zoti ne fund te fundit thote varet nga ju.
beho ne 19 December, 2008 06:47:05
avatar
Ramis Alia eshte dhe mbetet komunist dhe bashkefajtor i vuajtjes 50 vjecare te popullit shqiptar nden sundimin gjakatar te Enver Hoxhes. Qendrimi i tij nuk eshte gje tjeter pervec te krijoje situata te disfavoreshme per demokracine dhe pse jo rikthimin e se kaluares. Shume flitet per hapjen e dosjeve te personave qe bashkepunuan me sigurimin e shtetit, por ata qe i shtyne ,i imponuan duke perdorur te gjitha format jane te lire ,te pa prekur dhe akoma pretendues si RAMIS ALIA etj.Kriminele KOHA JUAJ KA VDEKUR, MOS ENDERRONI ME SY HAPUR.Fundi i juaj me i ndershem do te ishte gjyqi, sikurse ndodhi i NUREMBERGUT, por jeni me fat. TE RROJE DEMOKRACIA ,SHQIPERIA dhe SHQIPTARET BRENDA dhe jashte atdheut
As.Ma. ne 21 December, 2008 03:22:26
avatar
O Ramiz,Ramiz Alia,--*ëntë dhe të zënt'shtëpia.!Unë e di q'ajo s'ndodh.Ç'ke që lëshon më ''pordh''.Vrave,preve sakatove.Ivarrose,s'i mbulove.!Zhdukët shumë,S'u treguan.Familiarve S@ua treguan.!S'ke ç'i bënë,ish ''detyra'',Juve s'u skuqt fytyra.Sakatuat,torturuat,E veçuat,ofenduat,Po asnjëherë s'u kujtuat:Se një ditë do të fryjë era,Që d't'ngrerë lartdhera,Do t'ua hedhi nga fytyra,Dhe do t'u zbulohej ''ngjyra''Lini njerzit të jetojnë,Të punojnë,të gëzojnë!Mos vini gurë në rrota,Se do t'ushtypet koka!!
gjarpri ne 21 December, 2008 04:33:09
avatar
pse kush jemi ne , pushkatoret e Causheskut? edhe enveri po te ishte gjalle sdo ti hynte as nje gjemb ne kembe.ramiz gjarpri, e ka shume te tjere si ai ,po tallet dhe po na qesh ne fytyre.po keshtu sala pas flakes qe na vuri apo fatos dobici me shoke dhe ne si popull pa ***** i shikojme si krijesa hyjnore.perderisa ne sjemi rumani le te ulim koken e ti bindemi eproreve si gjithmone! prandaj mjaft me llafe dhe ne votime zgjidhni prape mafjoze me te arsimuar, me zagare te te gjitha ngjyrave.
Albani ne 23 December, 2008 03:23:30
avatar
Shokut Ramiz, as i ka hyre "Gjemb" ne kembge,dhe as do ti hyje gjemb ne kembe,derisa Shqiperia jone po udhehiqet nga pjellat e tij komuniste ( P.D.-P.S-P.*- dhe te gjitha partite e tjera,paperjashtim!mjerr Atdheu i yne qe ka rrene ne mjeshiren e ketyre .......paatdhe!
shpejt ne 25 December, 2008 05:36:29
avatar
oshqiptar dei sa te rrina varfur e me Ushtri dobet nev snatuetet ker kush
pse nuk bahem sikur amrika te fort
.zvizra .isrel...p,sh.ma mir me marr se ma dhan
mamir me selmue se s te selomon
i forti e ka gjith drejt e idobt ose i ligi nuk e ka drejt kurr pra qa po pritni shqiptar bonu te FORT
django ne 29 January, 2009 08:13:12
avatar
sali maloku ben cfare i urdheron beogradi dhe ramiz alija qe nga dita e pare deri sot qe katandisi shqiperine per faqe te zeze dhe turp i botes.. bashke me ate drane topallin
mani pz ne 12 February, 2009 12:51:29
avatar
oo njerz te mir beni nji krahasim te vogel kuba tani me fidel kastron viti 2009 jeton si ne kohen e xhaxhit enver .e shqiperia populli i saj jeton si me qen amerikan.populli shqiptar duhet ta sjell ne mendje 50 vitet e komunizmit si nji te keqe ,si katastrof e te lutet qe pjella e keqe e komunizmit te mos kthehet me ramiza e edrama qe jan pjell e keqe ...... mos harroni qe kosova sot esht e lir e pavarum .kemi dy shtete shqiptare hejjjjjjjjjj
fiona ne 12 February, 2009 09:53:34
avatar
Me kujtohet nje shoke, qe tashe e shoh shume rralle, ai vjene nga Shqiperia e une nga Kosova.
Me thoshte, Enveri ka lidhe nyje 50vjet, me i lidhe nuk ashte zore po me i zgidhe na duhen ma shuem se 150vjet se i ka lidhe shume forte.
Nuk ashte keq ne shqiperi, duhet KOHE shume ai popull me ardhe ne vete pase 50 vjet burgimi shtepiak.

Ju pershendes te gjithve
mani pz ne 13 February, 2009 07:19:24
avatar
fiona pajtohem plotsisht me ju
izeti ne 17 February, 2009 01:23:20
avatar
EEEEh sikur ti kishte psur dy jete i madhi Envr!!!
Ai do te dinte te beje demokracine atehere kur i duhej Shqiperise, demokraci te vertete e jo anarki me parrullen berishiane "iniiiiiciative e liiiiire" e liri per te vjedhe pasurine e popullt, liri per te vrare madje ehe deshmoret e kombit /*.Hoxha/, liri per ta shitur Shqiperine te janutulloset, millosheviqet e fazlliqet, liri per te shkaterruae ushtrine, per te shitur moralin kombetare etj etj. Edhe ketyre xhaxhi po te ishte gjalle do tu shkrinte plumb ne goje si atyre xoxeve, omareve, matjaneve, Xh. Mustafeve, *. azbive etj etj. Dhe, Shqiperia sot do ishte vendi me i perparuar ne Ballkan po se po po edhe me gjere. Po mjerisht njerez si ai lindin rrelle ne shekuj dhe e kane vtem nje jete.
veleshta ne 04 April, 2009 02:15:31
avatar
O ju shqiptare te mjere qe lejoni ate bishe, kopilin boshnjak me emrin ramiz alia. Ai ka aq mekate kunder popullit shqiptar sa nuk ka merituar te jeton me, duheshte te perfundon si caushesku, por akoma nuk po kuptoni se dhe harroni se ramizi eshte njeriu qe u dha bar te hani dhe sot shetit i lire ne gjithe boten pa therre ne kembe. Harroni edhe thesarin shteteror qe dergoi ne France. i tregoi keto saliut Bashkim KOPLIKU, por sala nuk ja vari veshin, sepse vet ai u fut ne skenen politike si kali i trojes, i pergatitur nga ramiz kopili i bosnes. * akoma nuk i dini keto *? nese jo, atehere keni te vuani edhe 100 vjet te tjera nga makthi komunist,,.E mbajtshi me shendet kur vet i jepni hapsire te manipuloje edhe ai qe ka qene kusheder komuniste, antishqiptar nr.2 pas enverit. Ne shqiperi nuk ka trima, ka vetem trima budallenj. Dhe lejoni qe pandeli majko te quhan plehera te historise patriotet me te medhej qe u pushkatuan nga regjimi. Ku jane pasardhsit e ketyre viktimave? Ku jane trimat. Quajne trimeri kur vrasin kot, per hic ose pak gje. Gjeni shqiptar eshte zhdukur. Komunizmi e ka kryer misionin e vet. Mjerisht!!!
GIMI BASHA ne 04 April, 2009 02:24:07
avatar
rAMIZ ALIA, BOSHNJAKU ESHTE NJI MUT I MADH QE AKOMA QELBESON SHQIPERINE. POR SKA FAJ AI,CFARE SOJI, CFARE POPULLI JENI JU QE ENDE NUK E KUPTONI ROLIN ANTIKOMBETAR TE KETIJ PERBINDSHI. JENI KOT FARE, JENI BE IMUN NDAJ CNDERIMEVE QE JU BEHEN...RAMIZI AKOMA TALLET ME JU. HAJDE HAJDE O POPULL QE ENDE VAZHDONI TE HANI BAR QE U SERVOI RAMIZ ALIA. JU BEFTE MIRE!
komunisti ne 26 May, 2009 11:19:37
avatar
rroft enver hoxha dhe ramiz alia juve duhet me ju prere ngadal ngadal se jeni tradhtar te vendit
EDI ne 11 July, 2009 11:59:20
avatar
Megjithmen qe ca i thone DERRIT DAJE se ska munsi. po Ramizi cfaj ka e cfar boni te keqe? por me keq keni harru qe kur mori Sala pushtetin(qe se meritonte)
ja hyni me shpate ne dore te gjithe intelektualve... kujtim i vjeter.
Urosh Urosh ne 24 December, 2009 01:18:22
avatar
Ardhja e Tadiqit ne Tirane do te thote vazhdim i politikave te Sali Berishes me kasapet e milloshit, i cili u kap pas qerres se Ahmet Zogut, duke e kopjuar ate ne maredheniet me Jugosllavine, kurse Sala e kopjon Amete ZOGICIN, prandaj ketu e tutje, nese vertete pret Tadiqin ne Tirane, ai nuk eshte me Lider i Kombit, por Ferri i Kombit.
Ardhja e tij nuk mund te komentohet ndryshe vec se sanksionim i ndarjes se territoreve shqiptare, i ennklavizimit te Kosoves dhe i kantonizimit te saj, kurse firma duhet te vihet ne Tirane?!

eshte kjo Tradheti ndaj Shqiptareve??!!
Une e quaj Kulmi i tradhetise.
z.Berisha Urime Tradhetin qe bane kombite Shqipetare??!!
fitore ne 04 April, 2010 11:35:04
avatar
PRALLAT E KUSHEDRES

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
3.50