Faqja e Pare | Analiza | Nuk i serviret derr mikut mysliman

Nuk i serviret derr mikut mysliman

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Gerdec 2008

Deklarata “nuk e ndalon ligji shqiptar, shitjen e municioneve me origjinë Kinën”, ishte pafytyrësia e radhës e qeverisjes sonë, sepse ajo e dinte se ligji amerikan e ndalon një gjë të tillë.

 Po japin një analogji: mendoni se si do të dukesh një i krishterë, nëse do t’i servirte mish derri një miku të tij mysliman që nuk e ha atë mish, duke ia fshehur origjinën e mishit, duke i thënë se është mish qengji. Natyrisht që kjo do të quhej pafytyrësi, bile poshtërsi e mikut të krishterë, pavarësisht se feja e tij nuk e ndalon derrin. Me siguri, çdo shqiptar i krishterë, as nuk do ta bënte një turp të tillë, e as nuk do të justifikonte veten me deklaratën “feja ime nuk e ndalon mishin e derrit”.
Deklarata u pat përsëritur para ca ditësh, nga ish-ministri, si dhe nga ministri i ri mbrojtjes Oketa. Megjithëse Deklarata dihet që u bë e urdhëruar nga kryeministri, gjithsesi, ministri Oketa nuk duhet t’i bindej kryeministrit, nuk duhet ta bënte atë deklaratë. E patëm kaluar pa komente, sepse tymnaja e krijuar duke sjellë në plan të parë çdo gjë tjetër që veç me Gërdecin të mos merret Shqipëria, e bënte “jashtë aktualitetit” një koment për të. Por e patëm shmangur komentin, edhe sepse kemi respekt për ndershmërinë dhe principialitetin e ministrit Oketa.
Por në sajë të Amerikanëve, u detyrua rihapja e debatit publik për Gërdecin, bile mu në Gërdec, me vizitën e ambasadorit amerikan dhe ministrit shqiptar atje, por dhe me akuzat e një “diplomati amerikan”, që pasuan pak ditë mbrapa. Kurse paraqitja e palës shqiptare në ballafaqimin publik me ambasadorin amerikan, ishte mjerane: qeveria nuk ishte në gjendje as t’u thoshte preras fshatarëve të Gërdecit, “të ndërtojnë apo jo aty”.
Në këto kushte, nuk mund të rimë më pa e komentuar Deklaratën.
* * *
Pafytyrësia e Deklaratës bie dhe më në sy tani që miku ynë Amerika po investigon me intensitet shitjen me mashtrim të municioneve kineze, dhe po rezulton se qeveria (administrata) amerikane nuk ka qenë fare palë në këtë mashtrim të ligjit amerikan. Ka dyshime të forta se në mashtrimin e Amerikës, është pjesëtare qeveria e Shqipërisë. Me Deklaratën, tashmë duket katërçipërisht i provuar faji i qeverisë sonë në fshehjen e origjinës kineze të municionit.
Natyrisht që janë organet e drejtësisë të Shqipërisë, por edhe të Amerikës, që do t’i japin përgjigje çështjeve që janë ngritur, ku një nga ato që diskutohen, është sa vijon: deri në ç’masë ka qenë qeveria shqiptare bashkëfajtore në mashtrimin e Amerikës me “municionet kineze”. Pra, a është e vërtetë që pala shqiptare ka falsifikuar, apo ka lejuar të falsifikohen etiketimet dhe dokumentet kineze, që municionet të paraqiteshin si jo kineze?
Mjafton të provohet se ky falsifikim i municionit kinez është kryer brenda territorit shqiptar, dhe është provuar përgjegjësia direkte e ministrisë së mbrojtjes shqiptare. Natyrisht kanë përgjegjësi edhe shumë institucioneve të tjera shqiptare. Gjithsesi mbetet të dëgjojmë drejtësinë, e mos të ecim më tej me supozime.
Fajet e rënda të institucioneve qeveritare shqiptare, janë faje të qeverisë. Fajet e qeverisë, janë faje të kryeministrit. Kjo sidomos tek një kryeministër si ky aktuali, që do të mbajë çdo gjë në dorën e vet: kryesisht meritat, por automatikisht, do s’do mban edhe dështimet—nuk ka si të jetë ndryshe. Prandaj, po u provua se ka faj qeveria, është provuar se ka faj edhe kryeministri.
* * *
Nuk harrohet se faji kryesor nuk është kjo shitje me mashtrim, por faji kryesor është papërgjegjësia e kësaj qeverisjeje, që manipulon me mijëra ton municion, mu në mes të qendrës më të populluar të vendit, në Gërdec, fare pranë aeroportit të Rinasit, Tiranës dhe Durrësit. Nuk gënjehet njeri, nëse do të dëgjohet kryeministri të thotë, siç ka filluar t’i drejtohet vetes në vetën e tretë, se e lejon “arti ushtarak i Sali Berishës” që municionet të çmontohen në një vend të tillë, e për më keq, me punë të kryer edhe nga fëmijë?!
Por, sado shejtan (“të mençëm”) t’i duket vetja kryeministrit, faji i “shitjes së municioneve kineze, si jo kineze”, nuk duhet të lejojmë të na e anashkalojë, as me deklarata, dhe as duke e fshehur pas fajit më kryesor, atij të vrasjes dhe plagosjes si rezultat i papërgjegjshmërisë së qeverisjes së tij.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Mars, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0