Faqja e Pare | Analiza | Kashari... dhe "çfarë nuk ndryshon" pas Kasharit...

Kashari... dhe "çfarë nuk ndryshon" pas Kasharit...

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Zgjedhjet në Kashar ishin vetëm të pjesshme. Ato ishin vetëm vendore dhe aspak politike. Aty nuk u testuan as konceptet, as programet, as ekipet. Nuk u testuan as sistemi zgjedhor, proporcional rajonal dhe as koalicionet. As raporti kombëtar midis së majtës e së djathtës dhe as raportet relative brenda secilit grupim. Rezultati në pamje të parë duket i çuditshëm dhe për rrjedhojë është keqlexuar, sidomos nga "fituesit". Nga një analizë e parë, natyrisht më e thellë duhet e do të bëhet në vijim, rezulton se rezultati i Kasharit nuk mund dhe nuk duhet të ndryshojë konceptin e filozofinë, objektivat e synimet, linjat kryesore të programimit e të sjelljes, taktikat, axhendën dhe kalendarin e veprimeve të PS. Në këtë kontribut modest të mëposhtëm do të përqendrohem në atë "çfarë nuk ndryshon dhe nuk duhet të ndryshojë" përgjithësisht te koncepti dhe veprimi politik i PS.

1. Debati pozitiv dhe etik,...Nuk ndryshon...

Zhvillimi i një debati të brendshëm dhe pranimi i mendimit alternativ e dallojnë PS nga PD. Përgjithësisht opinioni alternativ është prezent përderisa për shumë çështje jo të gjithë bashkëndajnë të njëjtën analizë, vlerësim e qëndrim. Mjedisi mediatik ka qenë shpesh një terren, ky debat i brendshëm është kthyer në publik. Nuk kanë qenë të rralla rastet gjithashtu kur insistimi për një opinion ndryshe ka kaluar caqet përtej momentit të vendimmarrjes. Mbeten ende tipike vetëm për PS debatet mediatike për çështje të brendshme apo të së majtës, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ndodh në krahun e djathtë. Sidoqoftë më shumë koherencë e disiplinë politike apo më saktë një raport më i drejtë midis pranimit të mendimit alternativ dhe respektimit të vendimmarrjeve do të rriste efikasitetin politik. Kohët e fundit, përveç pak rasteve, debati është bërë edhe shumë më etik. Ka filluar të shmanget personalizimi i debatit. Jo vetëm personazhet politikë me eksperiencë, por edhe mjaft të rinj, janë të orientuar të reagojnë asimetrikisht, duke respektuar maksimalisht mendimin e kundërt e duke tentuar të gjejnë atë që është racionale e pozitive te mendimi alternativ. Por duhet pranuar se edhe në këtë aspekt situata nuk është perfekte, ndonëse ekziston një tendencë për një debat me sens pozitiv, që natyrisht kërkon dhe duhet të përsoset edhe në përmbajtje edhe në formë...

2. Agresiviteti përballë racionalitetit..., Nuk ndryshon...

Veprimi i PS gjithnjë, por sidomos aktualisht, është shumëpërmasor, më shumë alternativ se sa reaktiv, më shumë proaktiv se sa pasiv, më shumë racional se sa emocional, më shumë perspektiv se sa afatshkurtër, më shumë i projektuar në funksion të suksesit në zgjedhjet e vitit 2009 se sa të rezultatit ditor. Dhe kjo vjen se PS është ndryshe në thelb, në themel, në përbërje, në sjellje, në kapacitete, në cilësi dhe deri në formë nga PD. Deri më sot, PS nuk ka fituar asnjë betejë me agresivitet ndaj PD, e cila në këtë aspekt është e avantazhuar. Por nga ana tjetër, PD nuk ka fituar asnjë betejë racionale me PS. Kjo është arsyeja që mbështetja për PS mund të rritet vetëm duke theksuar këtë ndryshim thelbësor me PD. Kjo është arsyeja përse, ndonëse duket paradoksale për shumë nga militantët, që PS duhet të vazhdojë të diferencohet nga PD, duke rritur racionalitetin përballë agresivitetit në rritje të PD. Vetëm kështu kjo betejë totalisht asimetrike avantazhon PS që duhet jo vetëm të fitojë betejën e ardhshme elektorale me PD, por mbi të gjitha duhet përfundimisht të "ekzekutohet" koncepti se "pushteti fitohet vetëm përmes një opozite shkatërrimtare e antiintegruese".

3. Jashtë kurthit të "tangos konfliktuale"..., Nuk ndryshon...

PS duhet të distancohet nga implikimi në një tango dyshe konfliktuale, pavarësisht se PD e synon dhe e tenton një gjë të tillë sepse ajo e kupton që vetëm në këtë mënyrë mund të rriste shanset e suksesit ndaj PS. Mendoj se ky duhet të jetë funksioni dhe sjellja e opozitës socialiste dhe e çdo opozite tjetër pas saj. Kjo është gjithashtu një detyrë historike për PS në mënyrë që ajo të sjellë në politikën shqiptare karakteristikat e një demokracie moderne, perëndimore e liberale, në rast se pretendon minimalisht të jetë ndryshe nga PD dhe maksimalisht të jetë forca që do të anëtarësojë vendin në BE. PS në opozitë nuk mund të jetë një kopje e keqe e PD në opozitë, dhe nuk duhet të jetë e tillë, për më tepër që shqiptarët e lodhur nuk do të votonin as origjinalin dhe as kopjen e një qeverisjeje të keqe të ardhshme. Po ashtu besoj se sjellja e PS, qoftë e grupit parlamentar, qoftë e strukturave të partisë, është mbështetur maksimalisht edhe nga shumica e zgjedhësve të zonës "përtej së majtës e së djathtës", ndonëse militantët tanë ndjehen jo fort komodë, ndërkohë që një pjesë e fanatikëve të PD, për shkak edhe të kodit të tyre gjenetik ndryshe, mbeten mbështetës të flaktë të këtyre sjelljeve. Mbështetja integrale ndaj PS do të vazhdojë të rritet në rast se sjellja politike e PS do të jetë asimetrikisht e ndryshme nga ajo e PD. Jashtë PS ka forca që na shtyjnë drejt një ballafaqimi simetrik për të na akuzuar më tej "të njëjtë me PD", "njëlloj agresivë dhe të paaftë si dhe PD" dhe "për rrjedhojë që mund të prodhojnë qeverisje të njëjtë". Ky është një kurth që është lehtësisht i dallueshëm dhe natyrisht që është shmangur në mënyrë inteligjente e duhet vazhduar të evitohet.

4. Synimi edhe i elektoratit "përtej së majtës dhe së djathtës"..., Nuk ndryshon...

Jo vetëm në teori, por edhe në praktikë, bile edhe në atë shqiptare, nga analiza e rezultateve zgjedhore mund të arrihet në përfundimin se fati i zgjedhjeve varet fuqimisht nga sjellja e elektoratit që ndodhet midis dy blloqeve. Njihen emërtimet "elektorati fluid", "elektorati i lëkundur", "elektorati i pavendosur", apo "zona gri e spektrit", e tjerë e tjerë. Në vendet me demokraci të stabilizuar, ky elektorat arrin deri në 30 për qind. Po ashtu përgjithësisht sjellja e elektoratit ka ndryshuar duke marrë karakter konsumator, në kuptimin që lidhjet e zgjedhësve me partitë politike nuk janë thjesht ideologjike e njëherazi të vendosura. Ato kanë filluar të jenë të lëvizshme e kontraktuale, të përkohshme dhe pragmatiste. Një numër gjithnjë në rritje votuesish mbështesin atë parti politike që, përmes programit dhe ekipit, garanton kontratën më të mirë për kërkesat e tij "konsumatore". Bazuar në këtë aspekt konsumator, votuesit e prishin një kontratë të vjetër jofunksionale dhe janë të gatshëm të lidhin një kontratë të re me atë parti që garanton më mirë realizimin e interesave të saj. Në spektrin e votuesve, krahas "votuesve fanatikë", numri i të cilëve me maturimin e demokracisë ka ardhur duke u zvogëluar, ekziston edhe "elektorati kryesisht konsumator e tejet pragmatist", që është rritur pothuajse në të gjitha vendet demokratike me maturimin e demokracisë. Ky është një elektorat i "vështirë" në kuptimin që nuk vendos lehtësisht dhe me sy mbyllur. Ai është shumë kritik e skeptik dhe merr vendime me shumë vështirësi. Përgjithësisht abstenon. Por është ai që vendos se cila forcë fiton zgjedhjet, aq më tepër që me reduktimin e dallimeve midis së majtës e së djathtës votuesit janë bërë përgjithësisht hezitues dhe mospjesëmarrës. Në demokracitë e stabilizuara, beteja zhvillohet pikërisht për të "stimuluar" të marrin pjesë në zgjedhje dhe "tërhequr" me vete këta votues. Natyrisht, duke respektuar maksimalisht "votuesit e përhershëm e besnikë, apo ata që quhen militantë, simpatizantë e mbështetës", përqendrimi i vëmendjes dhe i veprimit politik te zgjedhësit midis "së majtës e së djathtës", apo "përtej së majtës e së djathtës", përbën detyrën më të vështirë elektorale. Kjo pjesë e elektoratit është e orientuar kryesisht nga forca politike që garanton stabilitet, qetësi dhe racionalitet. Suksesi në tërheqjen e kësaj pjese të elektoratit varet gjithashtu nga madhësia e dallimit që njëra forcë politike krijon ndaj tjetrës për çështjet që kjo pjesë e elektoratit interesohet. Për rrjedhojë, karakteristikat e tezës politike për tërheqjen e kësaj pjese të elektoratit janë I) qetësia II) gjenerimi i stabilitetit III) racionaliteti i propozimeve IV) prekja dhe zgjidhje e çështjeve konkrete për të cilat interesohet ky grupim dhe së fundi që është më i rëndësishmi V) dallimi maksimal që do të sjellë PS në qeverisje nga PD aktualisht...

5. "Kodi gjenetik" i PS ndryshe nga ai i PD...Nuk ndryshon...

A duhet të veprojë PS në opozitë si PD në opozitë për të fituar pushtetin? Mendoj se "kodi gjenetik" i PS është i ndryshëm nga ai i PD dhe për rrjedhojë PS nuk mund të sillet si PD. Bile mendoj se as që duhet menduar të sillet PS si PD gjatë viteve të saj në opozitë, 1997-2005. PD nuk fitoi asnjëherë mbështetjen mazhoritare të zgjedhësve, qoftë në vitin 2001 qoftë në vitin 2005, pikërisht nga sjellja e saj agresive. PD fitoi më shumë deputetë, jo sepse fitoi më shumë mbështetje, por sepse ishte pikërisht PS ajo që humbi zgjedhjet në vitin 2005 ose më saktë e majta nuk fitoi pavarësisht se votuesit votuan për të majtën me 4.31 për qind më shumë sesa për të djathtën. Analiza e mosfitimit të zgjedhjeve në vitin 2005 është komplekse, por e rëndësishme është se votuesit nuk kanë votuar për fitoren e PD pikërisht se elektorati "përtej së majtës e së djathtës" nuk e mbështeti PD nisur nga fakti që ai nuk e parapëlqen agresivitetin e saj dhe destabilitetin që ajo gjeneron. Për me tepër duhet pasur parasysh se forca e PS qëndron te racionaliteti, inteligjenca dhe kapacitetet e burimeve njerëzore, aftësia për reformim e progres, aftësia për ndërtim e integrim. Dhe aspak tek agresiviteti, apo te forca e shkatërrimi. Kjo tezë besoj është në linjë me tendencat e zhvillimeve në vendet demokratike të maturuara. Dhe PS duhet ta zhvillojë këtë kapacitet...

5. "Opozitë ndryshe sot për qeverisje ndryshe nesër"...Nuk ndryshon...

Lidhur me bashkëveprimin midis mazhorancës dhe opozitës, gjithnjë e më shumë, në shtetet demokratike perëndimore e liberale, po dominon teza e ruajtjes së stabilitetit politik dhe e respektimit të mandateve qeverisëse. Më konkretisht kjo do të thotë se konkurrimi politik zhvillohet një herë në katër vjet dhe nga ky konkurrim përcaktohet mazhoranca fituese. Opozita e respekton rezultatin e zgjedhjeve dhe vepron kryesisht në Parlament, por edhe në të gjithë hapësirën politike, duke paraqitur gjatë së gjithë kohës deri në zgjedhjet e ardhshme alternativën e saj, natyrisht duke e shoqëruar me reagimin e saj politik ndaj dukurive negative të qeverisjes së mazhorancës drejtuese. Qëllimi kryesor i opozitës është diferencimi konstruktiv me qeverisjen e mazhorancës dhe evidentimi i alternativës së saj, në mënyrë të tillë që në konkurrimin e ardhshëm të fitojë mbështetjen që e kthen atë më mazhorancë qeverisëse. Janë të pakta rastet për të mos thënë që ato nuk ekzistojnë, së paku me vendet e stabilizuara demokratike, ku në mes të mandatit qeverisës tentohen zgjedhje të parakohshme për shkak të veprimeve agresive të opozitës. Përveç rasteve kur mazhoranca nga analiza e sondazheve apo nga vlerësimi politik i situatës vendos vetë të organizojë zgjedhje të parakohshme. Duket paradoksale, por ky është realiteti, zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkon më opozita në shumë nga vendet me demokraci liberale, por i përcakton në shumicën e rasteve vetë mazhoranca. Opozita mbetet vetëm të bëjë transparente në mënyrë inteligjente imazhin e qeverisjes dhe përmes diferencimit të saj me mazhorancën qeverisëse të përgatisë largimin e saj me votën popullore në zgjedhjet e ardhshme, pra në ballafaqimin e radhës.

6. Koncepti i bashkëpunimit me shtetasit dhe për interesat e tyre...Nuk ndryshon...

Sistemi i ri zgjedhor favorizon më shumë koalicionin paszgjedhor, por nuk i përjashton të gjitha format e tjera të bashkëpunimit parazgjedhor e paszgjedhor. Me siguri pas përfundimit të reformës zgjedhore, do të ketë mundësi dhe rregulla më të qarta për një bashkëveprim politik e pragmatik shumë më të gjerë sesa midis dy forcave politike. Synimi i PS do të jetë pa dyshim maksimalizimi i suksesit në zgjedhjet e 2009, maksimalizim që do të funksionojë në dy përmasa, përmasën socialiste dhe përmasën e majtë. Por ky maksimalizim kalon përmes bashkëveprimit me shtetasit e votuesit dhe jo përmes tavolinave dhe aq më pak përmes negocimeve për interesa të ngushta e individuale. Objektivi ynë është që çdo votë socialiste të përkthehet në mandat përfaqësimi dhe që votat socialiste të maksimalizohen brenda së majtës. Nga ana tjetër ne mbetemi shumë të interesuar dhe të angazhuar që çdo votë e majtë të transformohet po ashtu në mandat përfaqësimi. Bile synojmë të shkojmë akoma më larg, në funksion të ndërtimit të qeverisjes së mirë për shtetasit, që votat nga zona e elektoratit të lëvizsshëm të përkthehen në mandate përfaqësimi për forcën tonë politike. Sistemi i ri zgjedhor dhe elementët e tjerë të reformës zgjedhore krijojnë kushtet për më shumë realizëm në bashkëveprimin midis forcave politike. Të gjithë tanimë mund të kenë shanset e barabarta të bëhen pjesë e suksesit dhe e qeverisjes mbi bazën e vlerave, kontributeve dhe të mandateve të përfaqësimit. PS nuk ka qenë dhe nuk është indiferente me aleatët tradicionalë, por edhe ata të rinj që mund të shfaqen në skenën politike. PS mbetet serioze e luajale për çështjen e bashkëpunimit me të gjitha forcat e majta, e padyshim edhe përtej kësaj pjese të spektrit. Bashkëpunim që mund të jetë përgjithësisht politik e afatgjatë, por pa përjashtuar bashkëpunimin pragmatik e në funksion të suksesit në zgjedhjet e vitit 2009. Por gjithmonë do të orientohet drejt një bashkëpunimi realist, sipas peshës së mandateve të përfaqësimit të përcaktuara nga vullneti i zgjedhësve dhe në funksion të ndërtimit të qeverisjes për shtetasit dhe jo të koalicioneve e të interesave të politikanëve.

7. "Qeverisja aktuale gërdeciane...ndryshohet vetëm nga PS"... Dhe kjo mbi të gjitha nuk ndryshon...

Ngjarja e Gërdecit nuk ishte e rastësishme, ajo ishte rezultati i një qeverisjeje të keqe e të papërgjegjshme, është simboli i qeverisjes aktuale. Nëse do të pyesnin si është qeverisja aktuale, përgjigja lakonike do të ishte "qeverisje gërdeciane". Dhe pas kësaj ngjarjeje e gjithë qeverisja, dhe kryesisht Kryeministri e shumë nga drejtuesit e lartë politikë të institucioneve kryesore janë në ankth e panik. Ata të gjithë pa përjashtim kanë humbur sensin e qetësinë. Janë emocionalë dhe reagojnë vetëm emocionalisht e me inat. Janë agresivë dhe reagojnë brutalisht. Dy rastet e fundit janë pasqyrë e kësaj gjendjeje. Nuk jam aspak i habitur nga kjo sjellje. Me thellimin e hetimeve për ngjarjen e Gërdecit e zbulimin e së vërtetës, si dhe me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kjo sjellje do të bëhet akoma më agresive, më brutale, më e papërgjegjshme dhe mund të mos të kursejë as edhe partnerët tanë. Dhe për më tepër që kjo ngjarje oshilon si zhiva në dy anët e një ene komunikuese midis dy krahëve të investigimit në Tiranë e Uashington. Rreziku i dëmtimit të proceseve të integrimit mbetet i lartë. Vlerësoj se PS duhet të vazhdojë të mbetet e qetë, racionale e institucionale në reagimin e saj. Veprimet e saj inteligjente asimetrike do ta rrudhin mazhorancën aktuale për ta kthyer pa asnjë dyshim në opozitë përmes zgjedhjeve të ardhshme. PS duhet të vazhdojë të japë kontributin maksimal që proceset integruese as të mos bllokohen dhe as të mos vonohen apo frenohen, sepse ato lidhen edhe me kontributin tonë në të kaluarën, por mbi të gjitha me objektivat tanë të ardhshëm. Për shembull do të ishte e palejueshme që të pengohej, vonohej, bllokohej apo shtyhej "lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë", ne në asnjë rast nuk do ta lejonim një gjë të tillë.

Në vend të përfundimit...

Përmirësimi vazhdon...

Nga gjithçka më sipër nuk do të thotë aspak që nuk duhen analizuar zgjedhjet e Kasharit, apo edhe rezultati i saj. Të gjithë janë koshientë për këtë gjë. Maksimalizimi i suksesit pikërisht bazuar nga ajo "çfarë nuk ndryshon" varet natyrisht edhe nga "ajo çfarë do të ndryshojë dhe sesi do të ndryshojë". PS e ka të qartë çfarë mbetet jo thjesht për të ndryshuar, por për të përmirësuar. Kjo mbetet sfida kryesore në muajt në vijim, për t‘u larguar qoftë nga paniku që kërkon të krijojnë "fituesit virtualë" të një beteje lokale nga njëra anë, qoftë nga euforia nga ana tjetër. Ndërkohë që analiza multifaktoriale është në proces. Ajo do të jetë serioze dhe do të bëhet me qetësi.

Komente (2 vendosur):

Ylli Manjani ne 31 July, 2008 08:36:46
avatar
Se ç‘lidhje kanë zgjedhjet e Kasharit me fitoren apo humbjen e partive politike në vend, *ëtë vetëm Berisha e di. Nga ana tjetë*, se ç‘lidhje kanë 2700 votat e Besnik Fuçisë në Kashar me të ashtuquajturin "sukses" të reformave të Berishës në Tiranë, një dreq e di! Me pak fjalë, Kryeministri u tha kasharasve dhe të gjithë shqiptarëve se reformat e tij në fushën e thellimit të korrupsionit, thellimit të varfërisë, shkatërrimit të administratës dhe institucioneve të shtetit, rritjen e të papunëve, ngatërrimit social të banorëve të zonave informale me pronarët e tokave, mashtrimit të pensionistëve e të tjera reforma si *ëto, janë triumfuese e të suksesshme gjithandej. I dëshpëruar dhe i zhytur në mjerim, zoti Kryeministë* nuk ka më asnjë kartë tjetë*, veçse të bërtasë me sa zë të ketë, me gërshë*ë në dorë pë* sukseset e munguara të tij.

Është e tepërt të harxhohet kohë me *ëtë politikë dështake dhe mjerane, që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e vërtetë edhe brenda Kasharit, që pë* hir të së vërtetës është një nga zonat më me probleme të periferisë së Tiranës. Mirëpo, problemet nuk e shqetësojnë as shefin e fituesit të zgjedhjeve, e pë* fatin e keq, as shefin e zëvendësfituesit të tyre, që nxitoi të na shpalosë edhe një herë ëndrrën e tij pë* të qenë Kryeministë*.

Zgjedhjet e Kasharit treguan edhe një herë se sa e *ëndësishme ishte dhe mbetet reforma politike në vend, dhe veçanërisht çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe *ëto zgjedhje treguan se konkurrimi i individëve në *ëtë vend prodhon fiktivitet në përfaqësim dhe korrupsion masiv. Dhe pë* *ëtë, sigurisht që fajin nuk e ka populli, siç tallet shpeshherë Kryeministri ynë, por politika e pazareve të ndyra e copëtimit të familjeve pë* pazare dhe nën flamujt e partive. Kjo në fakt ndodhi edhe një herë në Kashar, ku vota u nda e u copëtua pë* interesa të individëve në Kashar, si dhe të politikës në Tiranë. Pë* *ëtë politikë nuk ka fare *ëndësi që vendi është ende pa ligj zgjedhor, që zgjedhjet e certifikatave false vazhdojnë të ndajnë popullin nga qeverisja, apo që interesat e "të fortëve" lokalë apo pazaret e udhëheqësve në qendë* të përcaktojnë rezultatet e zgjedhjeve.

Është pikërisht kjo arsyeja që u angazhuam në një reformë të thellë të politikës, e cila është në krizën e saj më të thellë të përfaqësimit. Është në *ëtë krizë, sepse qeverisemi nga një Kryeministë* që politikisht përfaqëson minorancën e shqiptarëve, përfshirë dhe Kasharin. Është në krizë përfaqësimi, sepse një pjesë jo e vogël deputetësh janë në Parlament jo si rezultat i vullnetit e shumicës së shqiptarëve në njësitë zgjedhore, por si rezultat i parave të hedhura apo i pazareve të kryera. Kjo politikë është në krizë përfaqësimi, sepse ka një Kuvend me 13 parti, ndërsa zgjedhësit votojnë në shumicë vetëm dy prej tyre. Vetëm "luksi" i një krize të tillë të lejon të tallesh me varfërinë dhe hallet e njerëzve, siç bën sistematikisht Kryeministri. Vetëm ky "luks" të bën të shohësh ëndrra me sy hapur pë* parti të dytë apo të parë në vend.

Ne, në Partinë Socialiste, jemi të bindur se projekti i reformimit të politikës duhet të vazhdojë, pavarësisht pseudo-kostove mediatike që përpiqen të na faturojnë oponentët tanë në qeverisje apo nuk e di se ku. Kjo politikë duhet ndryshuar, sepse asnjë ndryshim tjetë* nuk merr vlerën e *ërkuar. Ndryshimi ka filluar, por po pengohet me të gjitha fuqitë nga politika e sotme. Ai ka një shans real në zgjedhjet e vitit 2009 që të përfundojnë me sukses. Pë* shqiptarët, fitorja e një*ës apo tjetrës parti nga *ëto të sotmet nuk është e *ëndësishme. E *ëndësishme është që kjo politikë bajate, numrash e pazaresh, ndarjesh e pë*çarjesh familjare në emë* të partive, të hedhjes së baltës apo të tregimit të përrallave pë* veten e kundërshtarin politik (materializuar dhe në zgjedhjet e Kasharit), të pushojë se ekzistuari.

Pë* *ëtë projekt kemi ndërtuar aleancën më të madhe ndonjëherë me shqiptarët, të cilët vazhdojnë të neverisin me të drejtë politikën e sotme. Historitë, përrallat apo ëndrrat me suksese reformash apo zmadhim partish brenda natës (si zmadhim i kapitalit të shpk-ve) nuk janë dinjitoze pë* shqiptarët që presin ndryshimin. Shqiptarët nuk ia kanë borxh asnjë politikani sot humbjen e kohës me tregime të tilla, ndërkohë që vendi ka nevojë emergjente pë* punë dhe zhvillim.
Agim Isaku ne 31 July, 2008 08:39:52
avatar
Kush ka pasur rastin të udhëtonte vite të shkuara me trenat e aso kohe, mban mend se një nga kureshtitë që thithte bisedën në kompartimentet zhurmëmëdha kishte të bënte me tunelet dhe me stacionet. * ndalon treni në Kavajë? Po. Po në Durrës? Po, sigurisht. Diku shisnin ujë, diku shega, diku misra të pjekur. Kishte ndë* stacionet disa që edhe ishin, edhe nuk ishin të tillë, pra stacione ku treni herë ndalonte e herë jo. Të tillë, kushedi pse, ishin disa: Budulla, Papri, Qukësi, Miraka, Dushku etj… Një prej tyre ishte Kashari. "* ndalon treni në Kashar?", pyeste gjithkush sapo treni linte Vorën

Kashari! Nuk është një gur i çmuar, sikundë* pretendoi Berisha (bizhuteri, u shpreh ai). Nuk është as Kandahari i së majtës, sikundë* shprehet një tjetë*. Nuk është gjithashtu thjesht një ndeshje e mes dy personave (në fakt ishin katë*), sikundë* u shpreh Leskaj në emë* të Partisë Socialiste. Megjithatë ajo që ndodhi në Kashar të dielën përbën diçka më shumë se sa stacionin e radhës së provës elektorale, ndaj jo rastësisht tërhoqi vëmendjen e shumëkujt që pretendon se merret me politikë apo me analizë politike.

Shkaqet se pse u dashka bë*ë kjo lloj analize, e cila asnjëherë nuk ka ndodhur më parë me zgjedhjet administrative të një komune, duket se janë të shumta (Dje nuk kishte asnjë gazetë që të mos kishte të paktën një analizë pë* ç‘ndodhi). Le të përpiqemi t‘i marrim me radhë.

Partia Demokratike është në konsumim e sipë* të vitit të tretë të qeverisjes së saj, që sipas shumëkujt nuk se është pë* t‘u pasur zili. Nëse ka pasur një rrugëtim normal drejt anëtarësimit në NATO, nëse duket se të ardhurat që mbledh janë rritur ndjeshëm, njëherësh kjo qeverisje heq zvarrë një së*ë problemesh, siç janë varfëria në rritje, mospasja e një projekti të qartë zhvillimi të vendit, rrënimi i institucioneve dhe përkeqësimi i profesionalizmit të administratës publike etj., etj. E, në *ëtë gjerdan problemesh të qeverisjes ka ca gurë të (pa)çmuar, siç janë korrupsioni në rritje, marrëdhëniet e mbrapshta mes institucioneve, prepotenca qeverisëse dhe administruese e shtetit. E, në *ëtë gjerdan, "bizhuteria" kryesore është në trajtën e një guri të zi. Ai quhet Gërdec. Pikërisht pë* *ëto arsye, edhe ngase po futemi në vitin elektoral, shumëkush besonte se PD-ja do të humbiste.

Dhe, sipas një logjike të thjeshtë, që të humbiste PD-ja duhet të fitonte dikush tjetë*, pra opozita.

Mirëpo kjo opozitë vuan nga një së*ë sëmundjesh, ku vendin e parë e zë pë*çarja e filluar qysh para zgjedhjeve të vitit 2005. Tentativa pë* një gjoja ribashkim të saj (E mbani mend, u krijua madje edhe një byro?), shumë shpejt u kuptua se ishte thjesht një farsë që kishte vetëm një qëllim: "përzënien" nga politika të Nanos. Nuk është e rastit që ajo u rifragmentarizua menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit, që në gjuhën e liderëve të tyre donte të thoshte: Jemi të bashkuar që të mos zgjidhej Nano. Më i interesuar pë* *ëtë ka qenë lançuesi i "politikës së re", Rama, kurse Meta ishte ndarë prej kohësh me partinë e vet nga PS-ja dhe kishte shtruar kalldrëmin e një politike tjetë*, me përgjegjësitë dhe risqet e veta. Falë mendjelehtësisë së lidershipit të PS-së, që e ka ndërtuar të gjithë besimin tek e ardhmja e vet në stratagjemën naive: qëndro në krye të një partie të madhe, prit që qeverisja të bëjë gabimet që çdo qeveri i bën dhe vjen në pushtet, përkundë* shumë zërave që paralajmëronin me *ëmbëngulje se kjo nuk mund të ndodhë vetëm pë* *ëto arsye, dhe merr në duar frenat e shtetit. E ashtuquajtura "politikë e re" dhe i ashtuquajturi "dialog me Shqipërinë", rezultuan monologë të bezdisshëm, që kanë në qendë* ambiciet personale dhe inatet infantile përjashtuese, mbështetur në shije thjeshtësisht dhe thellësisht vetëm personale. Artikulimi i tezave absurde jopolitike me të cilat me të drejtë u tall edhe Berisha të hënën, rezulton (jo vetëm në Kashar) se kanë mbjellë çoroditje dhe hutim.

Veçanërisht një rol të *ëndësishëm në *ëtë hutim sollën të ashtuquajturat "marrëveshje" me Berishën, që edhe janë, edhe mohohen nga lidershipi i PS-së. *ëto marrëveshje që u materializuan në ndryshimet e pakuptimta kushtetuese të mesnatës së 21 prillit, duke qenë se jo transparente dhe të ndërtuara mbi dëshira autoritariste dhe përjashtuese, veçanërisht pë* kohën në të cilën e bënë, e zgjeruan "kanalin" përmes së cilit elektorati lëvizi nga PS, te LSI, duke vërtetuar se rritja e anëtarësisë së *ësaj të fundit nuk ka qenë një pretendim pa vend i Metës, as edhe një "turizëm politik" i radhës. Ndjenja e parakohshme e pushtetit - në të vërtetë buron nga fakti se Rama është në pushtet real, ndryshe nga elektorati i vet - nxiti edhe një radhë aparatçikësh të partisë dhe të Bashkisë së Tiranës apo të ndoca organizatave fantazmë që "të mprihnin" penat dhe t‘i vërsuleshin pa pikë mëshire, në mënyrë "Cheguevariste", gjithkujt që artikulonte një mendim të ndryshëm. Vdiq në *ëtë mënyrë debati, karakteristika kryesore që e mbante të bashkuar demokratikisht elektoratin e *ësaj partie dhe u ringjall kokulja dhe dallkaukllaku i qëmotshëm, që më së miri në të shkuarën e pat përcjellë PD-ja. Në ambientet e PS-së tani mbizotëron një gjendje haluçinante autosugjestiviteti, e ngjashme me delen e fabulës së njohur, e cila, teksa po e shqyente ujku, lutej: Zot, bëje ëndërr!

Deklarimet e fundit të Ramës në Cakran dëshmojnë se fryma personale e drejtimit, tkurrja dhe përjashtimi i të ndryshmëve do të vazhdojnë…

Nga ana tjetë*, LSI, sikundë* është vënë në dukje tashmë nga shumëkush, forcoi profilin e vet opozitar, ngriti nivelin e artikulimit politik, largoi në një masë të ndjeshme shijen e një partie-grup dhe nuk ra pre e joshjes së një marrëveshjeje të fshehtë me qeverinë. Duke qenë se vinte nga PS-ja, Meta solli me vete edhe një tolerancë më të madhe, edhe një lidhje reale shpirtërore me elektoratin e majtë. Kjo edhe e ngriti atë në vendin e dytë, gjë që duket të jetë e vërtetë edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Megjithatë, fakti që të dyja partitë së bashku (PS dhe LSI) thuajse nuk e kapin numrin e votave të kandidatit fitues të PD-së (pa llogaritur që i pavaruri që u rendit i treti dhe zhvendosi PS-në të katërtën është po ashtu "i djathtë") dëshmon se elektorati i majtë, pavarësisht tendencave, mbetet i pë*çarë, gjë që minimalisht e largon të pavendosurin që do të vendosë edhe fatin e zgjedhjeve.

Sigurisht të gjitha *ëto analiza do të ishin spekulative nëse ajo që ndodhi në Kashar do të ishte një rast i shkëputur. Pasi humbi dy deputetë në zgjedhje të pjesshme (Shijak dhe Pogradec), pasi e tkurri grupin parlamentar, pasi humbi 11 qarqe në zgjedhjet vendore, pasi dëshmoi paaftësi totale në menaxhimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit, të Prokurores së Përgjithshme e *ështu me radhë, lidershipi aktual i PS-së humbi edhe testin e fundit: Kasharin. Çështja është se nëse në rastet e tjera Rama mund të kishte justifikim faktin se sapo e kishte marrë partinë dhe Nanon me politikën e vjetë* e "kishte nëpë* *ëmbë", tashmë justifikimet e *ëtij lloji nuk vlejnë më.

Pak * shumë e njëjta *ënie vazhdon edhe tek e majta angleze pas largimit të Toni Blerit (votimet e fundit e rikonfirmuan *ëtë). Me *ëtë rast, analistët e atjeshëm, liderët e mbetur të laburistëve i kanë etiketuar si "jetimët" e Blerit. * kemi edhe tek e majta shqiptare të njëjtën dukuri? * janë lidershipi aktual "jetimët" e Nanos? * do të jenë në një kohë të dytë "jetimë" të Berishës ata që mbushin radhët e PD-së sot? Posaçërisht kokulja e anëtarëve të vjetë* të kryesisë së Partisë Socialiste, justifikimi "në sy" i gjithçkaje thotë dhe bën kryetari, shtrojnë nevojën e një reflektimi te secili veç e veç dhe tek institucionet e partisë (nëse ekzistojnë) pastaj.

Ja, *ëto janë një varg çështjesh pë* të cilat duhet të bëhen analiza të thella dhe të hapura, që janë në interes të të gjithëve, madje edhe të vetë qeverisë, sa kohë pretendojmë se jetojmë në një vend demokratik.

Dhe tashmë mund të bëhet. Është koha. Sepse treni ka ndaluar në Kashar

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Janar, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0