Faqja e Pare | Analiza | Feja e shqiptarit eshte...pragmatizmi

Feja e shqiptarit eshte...pragmatizmi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Veton Surroi

1.

Në hotelin tiranas, "Dajti", kishte kohë që nuk ishin parë çallmat. Hoteli ende mbante lartësinë e sallës së madhe të ngrënies, më shumë në kujtesën e të gatuarit dhe jehonën që lënë hapat e kamerierëve në sallat boshe. Edhe njerëzit me kujtesën më të gjatë në hotel nuk mund të përmendnin rastin kur një drekë ishte shtruar për hoxhallarët. Ç‘është e vërteta, nuk qe mbetur ndonjëri që kishte shërbyer gjatë fashizmit, por këta që kishin shërbyer në të gjitha fazat e komunizmit nuk kishin nevojë të kishin kujtesë. Në dyzet vitet e fundit, hoxhallarët nuk kishin ekzistuar si specie, siç nuk kishin ekzistuar priftërinjtë, abatët, murgjit dhe as myezinët.

Dreka qe shtruar për nder të delegacionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që kishte ardhur për të ndihmuar nxjerrjen nga mosekzistenca e predikimin fetar islam në Shqipëri. Prania ishte sa kolegjiale, aq edhe me konotacionin e nënkuptueshëm politik: hoxhallarët e Kosovës ishin aty si shenjë përkrahëse për ndërtimin, në këmbë të veta të një bashkësie islamike të Shqipërisë, jashtë influencës politike të rrymimeve të ndryshme të islamit në Lindjen e Mesme dhe vendet e Gjirit Persik.

Kishte arsye për të festuar. Nga hijet e shtëpive të Tiranës së vjetër do të dilnin njëri, pastaj tjetri dhe tjetri besimtar, që kishin aftësi të mjaftueshme për të mbledhur pas vetes xhematin. Madje, ishte bërë edhe lista e parë e besimtarëve që do të shkonin në haxhillëk. Që të gjithë ishin të gëzuar dhe kamerieri mendoi se ky do të ishte rast i mirë për të ofruar, siç e do adeti, nga një gotë raki.

Rakia u refuzua. Mysafirët kosovarë menduan se do të ishte një keqkuptim i rastit. Erdhi sallata, uniforme, socialiste, e patejkaluar nga ndryshimet e bëra brenda 12 muajve të kaluar, me rrënimin e përmendores së Enver Hoxhës. Erdhi pastaj supa, që herë i thonin orientale, e herë supë orizi, por në thelb ishte e njëjtë. Dhe në fund erdhi mishi, i cili, në të dukur më i bardhë se ç‘ishin mësuar kosovarët zakonisht, dhe me një erë që nuk e kishin mësuar, shtroi pyetjen urgjente:

-Çfarë është mishi?

Kamerieri u gjet i befasuar. I tërë stafi i hotelit kishte bërë çmos që të kënaqte mysafirët kaq të pazakontë në këtë lokal. Nuk ishte vetëm ndjenje e ngritjes së dinjitetit profesional të hotelit më të mirë të Shqipërisë, ishte edhe një ndjenje e fortë e mikpritjes së vëllezërve kosovarë, në një Shqipëri të varfër, në një hotel ku u gjet me njëmijë ndërhyrje ushqimi i freskët për mysafirët, në një kohë kur në Tiranë bëhej gara se kush do të ishte më e madhe: uria apo zemra e mikpritjes.

-Është i freskët, zotëri. Sot e kemi marrë, - u përgjigj kamerieri.


2.

Po mendoja për këtë skenë, ilustruese për shumëçka, e posaçërisht për ndjenjën ndaj detyrimeve fetare, ndërsa lexoja romanin mbresëlënës të Ben Blushit, "Të jetosh në ishull" (botimi "Toena", Tiranë), një narracion intensiv, i cili nëpërmjet marrëdhënieve brenda një familjeje, një pjesë e së cilës islamizohet, hap temën e kundërthënieve fetare të kombit shqiptar, dhe me të, pyetjen e paevitueshme: A jemi të tillë për shkak të ndasisë fetare?

Me rrëfimin që, në dukje të parë ngjason me hapësirën e krijuar mes shpjegimit përrallash të filozofisë dhe miteve në "Botën e Sofisë" të J.Garderit e herë dhe suspense-it të D. Brown në "Kodin e Da Vinçit", Blushi ngrihet në cilësi gjithsesi më poetike për të hapur, nëpërmjet personazheve, një debat të gjerë.

Në të, krishterimi dhe islami paraqiten fillimisht si një dyzim i papërputhshëm. "Kur ikën njëri, vjen dita, kur ikën tjetri, vjen nata". E shqiptarët e fshatrave si njerëz që nuk kanë ushtri, pra edhe nuk mund t‘u "rezistojnë feve të ushtrive të tjera". Dhe, kur islamizohen, siç bëri krishteri që bëhet Ibrahim për shkak se atë ditë nuk i shkoi mirë pazari, ndodh sepse "zgjedhja ime nuk sjell më shumë lumturi, por unë besoj se sjell më pak dhembje". Apo, për ta mbrojtur arën dhe bagëtinë nga turqit. Një zgjedhje që për kryepersonazhin e krishterë, Arianit Komnenin, e shndërron Shqipërinë në një qiell ku retë e Islamit mbulojnë diellin e Krishterë.

Një kundërthënie kaq e madhe, e përcjellë edhe me faktorin kombëtar (shqiptarët herë bëhen myslimanë për t‘u dalluar prej grekëve, e herë mbeten të krishterë, që të mos bëhen turq) është padyshim një përzierje eksplozive që manifestohet në marrëdhëniet Perëndim-Lindje që nga pushtimet e para islamike drejt Perëndimit, por këto, në romanin e Blushit gjenden në një komb, në një hapësirë gjeografike që ka mundur të quhet Shqipëri, në një qytet shpirtërisht të ndritur siç ishte Voskopoja, në një fshat të jugut të Shqipërisë, bile në një familje.

Dhe, kur kundërthënia lind në familje, si do të tejkalohet?

Romani rrëfen për dy rrugë bazike: atë të konfliktit dhe atë të krijimit të bashkëjetesës. Familja i provon të dyja, njëkohësisht. Dhe, kështu shndërrohet në metaforë të popullit shqiptar, që duhet ta kalojë rrugën e vet të pjekjes nëpërmjet konfliktit të integruar fetar dhe përpjekjes që të tejkalohet me modalitet harmonie. "Drita i hyn njeriut nga dy sytë dhe zëri nga dy veshët. Edhe Zoti kërkon dy dyer për të ardhur në fshat", rrëfen njëri prej personazheve profetike, me emër Muhamed, kur arsyeton pse afër kishës po ndërtohet xhamia. Apo, siç do të shprehen më herët, se shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: "të martohen krishterë e myslimanë që të shmanget Voskopoja".

Voskopoja është simboli i shkatërrimit nga konflikti. Ky qytet, njëri prej "ishujve" të titullit të librit, me shtypshkronjën e parë në trojet tona, shërben për të treguar natyrën e dyfishtë të kundërthënies që sjell konfliktin. Në njërin rrafsh janë të krishterët që përndjekin myslimanët, dhe këta në shenjë hakmarrëse djegin qytetin dhe dëbojnë të krishterët. Mirëpo, në rrafshin tjetër, shkatërrimi real ndodh kur feja përdoret si flamur i ambicieve të tjera. Personazhi i krishterë, fenë e përdor për ambicien e vet të dominimit politik në qytet mbi të gjithë, përfshirë edhe të krishterët, ai mysliman, i ikur nga fshati dhe i paadaptuar në qytet, si ambicie për të tejkaluar varfërinë intelektuale, background-in fshatar dhe, ndoshta, mungesën e performancës së duhur seksuale.

Banaliteti, i fuqizuar me armën fetare, shndërrohet në shkatërrim të vlerës, në këtë rast të Voskopojës.


3.

Çfarë ishte mishi në hotelin "Dajti"?

Për hoxhallarët, dukej si i derrit, dhe ishte.

Për kamerierin, më afër ekzistenciales se sa shpirtërores, dukej si i freskët, dhe ishte. I rritur në një sistem, i cili, për të mos u marrë me një kundërthënie të brendshme të kombit shqiptar, i ndaloi aktorët e kundërthënies, ai tashmë kishte hyrë në një fazë që do të karakterizojë tranzicionin shqiptar: pragmatizmin. Ose, tashmë kishte hyrë në një grupacion fetar, të cilit i përket një numër jo i vogël evropianësh, e instinktivisht edhe shqiptarësh: agnosticizmin, njohjen se ekziston diçka si Zoti, por jo detyrimisht edhe njohjen e riteve religjioze si obligim, qoftë të krishtera apo myslimane?

Në fakt, mund të ketë qenë mosnjohja e thjeshtë, mungesa e diturisë.

Shqipëria, megjithatë ka ndryshuar, nuk është më ajo e skenës së "Dajtit", dhe kundërthënia bazike fetare e hekurosur e kombit tonë ka dalë në sipërfaqe. Me të, edhe mundësia e interpretimeve të ndryshme, prej atyre doktrinare, deri tek ato që mund të zhyten lehtë në banalitet.

Banaliteti, i përcjellë me këtë libër me rastin e Voskopojës, lehtësisht kalon në konflikt. Por erudicioni, kreativiteti dhe të ballafaquarit tolerantë, edhe me dilemat më të vështira; që të gjitha të manifestuara në këtë roman, mund të japin përgjigjen për pyetjen, e cila i ndjek shqiptarët dhe ripërsëritet prej momentit kur filluan ta "shohin Dritën me dy sy": Kush jemi, posaçërisht kush jemi në ndarjen Perëndim-Lindje, ndarje që kalon brenda familjeve tona?


4.

Shqiptarët e romanit të Blushit janë fëmijët e Abrahamit. Të krishterë, myslimanë sunitë e shiitë e me një lojë fati edhe hebrenj, shohin se si zhvillohen ngjarjet rreth tyre, pa pasur shumë influencë në to. Shqiptarët e këtij romani janë dembelë, sepse jetojnë si profetë dhe "besojnë se shpirti i dikujt jeton në trupin tonë".

Dhe, kështu, shndërrohen në qendër të botës së dominuar prej feve të Abrahamit, por si model i krijimit, e jo i shkatërrimit. Në epokën ku konflikti religjioz ka konotacion global, sepse çdo gjë tjetër është e globalizuar, harmonia e shqiptarëve është, ndoshta, një ishull i vërtetë. Dhe i eksportueshëm.


5.

Në Shqipëri, dhe në asnjë vend tjetër, nuk do të ishte e mundur që një baba i bektashinjve të quhej Baba Stefani. Dhe të mburremi, me të drejtë, me këtë.

Komente (15 vendosur):

osama barak ne 20 April, 2008 11:27:03
avatar
le te vazhdojme te bashkejetojme ne paqe te gjitha fete e shqiperise dhe ta ruajme kete ndaj perpjekjeve per te shkruajtur tabelat ne greqisht apo per tu falur ne xhami ne arabisht ,ti themi jo arabeve mjekroshe qe me parate e mundesuara nga Arabia islamike e diktatoriale perfitojne nga varferia e shqiptareve te ndershem per ti kthyer ata ne luftetare islamike te ardhshem.Le te shpetojme kete paqe shqiptare fetare duke i thene jo lindjes islamike qe snjeh kosoven.Duan ,bile dhe te leme rakine.jane ne metro keta apo jo?
denis fisheku ne 20 April, 2008 12:20:29
avatar
u befte mire mishi i derrit hoxhallareve
pritje te mire u paskan bere ne hotel dajti hahahaha hera e pare qe po degjoj se hoxhes i qojne mish derri per te ngrene po paska qene i fresket o osama po rakin nuk e kishin pas pranuar hoxhet e leshit ardhe nga kosova me shpall shete islamike bravo hotel dajti u paske bere pritjen qe meritojne
osama barak ne 20 April, 2008 12:36:25
avatar
Po pse refuzohet rakija nga miku?* eshte e sigurte qe ishin nga Kosova dhe jo nga Afganistani * Irani?SI KA MUNDESI QE E KUPTUAN QE ISHTE MISH DERI KUR NUK KANE SHUME EKSPERIENCE ME KETE LLOJ MOLLE TE NDALUEME.
denis fisheku ne 20 April, 2008 12:41:53
avatar
cfare te bejme ua la turku i leshit kete fene islame shqiptarve vine ata nga kosova edhe nderen e respektin ta hedhin poshte nuk e pranojne rakin pyesin per mishin cfare mishi eshte po si ka mundesi qe jane kaq budalle keta muslimanet shqiptare * nuk e kuprojne qe kane nje fe qe nuk dine ti luten zotit ne gjuhen shqipe por ne arabisht
Burhan Osmani ne 20 April, 2008 02:01:09
avatar
Ja prap paskan filluar qejt te bejne zhurme dhe te flasin kunder popullit shqiptar sepse nese e sulmon fene e bukur Islame te Shqiptarit fe te cilen e kemi kultivuar me shekuj atehere de fakto je kunder popullit Shqiptar.Te ju perkujtoj zoteri se mbi 90% e Shqiptareve kan qen jane dhe gjithmone do te mbeten Islam perkunder deshires suaj.Prandaj vazhdoni ju ne kete faqe me fyerjet e juaja primitive sepse sigurishte ket edukate e keni edhe ne familjen tuaj e nuk besoj se edhe i keni vlerat e religjionit qe ju i takoni.Pra mbi 90% te Shqiptarve jane dhe pergjithmone do te jemi Islam.Rrofte Shqypnia e Shqiptareve dhe ne mallkim me ju(Denis e Osama) shoket e Bollanos se Himares sepse te dini Himare gjithmone do te jete shqiptare.
denis fisheku ne 20 April, 2008 02:10:12
avatar
o burhan kamikazi shqiptaret nuk kane qene muslimane por turku ua la kete fe me zor o injorante sa i perk asaj qe thua une jame shqiptare 100% himara normal qe eshte toke shqiptare dhe ka per te ngelur toke shqiptare feja islamike eshte turpi i kombit shqiptare nje fe qe nuk kryhen lutjet ne shqip nuk mund te jete fe e shqiptarit keshtu qe ti je tip i bollanos dhe i atyr islamikeve te qelbur me mjekra
osama barak ne 20 April, 2008 03:22:29
avatar
e verteta Burhan Osman Bin laden eshte se nuk e ke kuptuar arabishten ne xhami kur kane thane perqindjen e myslimaneve te shqiperise, edhe kosoven te tane ta perfshish ajo qe ke degjuar eshte genjeshter dhe ti si taliban qe je e ke besuar.
cani qerasaj ne 21 April, 2008 02:04:58
avatar
Shkrimi i z. Surroi eshte me nuanca filozofike..dhe nuk cuditem se nuk eshte kuptu. Niveli i komenteve e tregon. NUk kuptoj tjeter gja; Si ka mundesi qe nje njeri 'normal' mburret se '90% jane islam...'Ai qe asht shqiptar esht 100% shqiptare,feja,partia,ideja,skan te bajne me ate qe e quajm atdhen,kombin.Duke respektu mendinin e lire,kam friken se nuk eshte ngatrese e rastit.Nuk ka rendesi ,kush e pi rakine apo duhanin ,mishin e pules apo te demit..Ndjenja kombetare,solidariteti dhe integrimi,civilizimi na duhet. Cani Londer
Burhan Osmani ne 21 April, 2008 03:47:00
avatar
Ok mister refugge Cani from the `world of hate` dont forget that you will burn in your world of hatery.Ju te gjithe qe shkruani kunder religjionit te bukur Islam jeni duke le sikurse qent e terbar dhe ate para ngordhjes.Ne jemi dhe gjithmone do te identifikohemi si popull Mysliman dhe me qdo respekt per vellezrit pakice
me bindje tjera fetare.Pra kot e keni ju te deshtuarit dhe avokatet e Bollanos qe deshironi te fusni perqarje ndershqiptare.Ne si shumice Islam gjithmon kemi treguar mirkuptim per religjionet tjera ne tokat shqiptare.Prandaj urrejtaja juaj dhe porosite e juaja te inspiruara nga Bollano jan te deshtuara pergjithmone.Me vjen keq per ju o refugjat te pa udhe shpresoj se nje dite te bukur do te dilni nga erresira dhe melankolia qe ju ka kapluar.Ju jeni te paidentitet dhe te pavlera.Kot jetoni ne boten e juaj te urrejtjes nuk ben peshe asgje ama asgje.......
osama barak ne 21 April, 2008 04:09:04
avatar
Ne cfare planeti jeton ti Burhan.Qekur feja myslimane quhet islam ne shqiperi.(apo sje nga shqiperia) vertet dhe kujt i thua "religjion" se se kuptoj kete fjale
ti flet sikur tja dime per nder myslimaneve qe ne te feve te tjera marrim fryme ne token e gjergj kastriotit,ne qofte se e njeh.ai do ta kthente mire pergjigjen se sa e bukur eshte kjo fe.dhe perseri ti vazhdon te besosh ate shifer perqindje te gabuar se dhe ata 65 perqind qe jane nuk e praktikojne dhe e quajne te krishterin e katolikun vella,por ti si taliban i terbuar qe do kesh mare mesimet e ndonje pakistanezi,arabi te kane hedhur trute e gomarit dhe te jane veshur syte.
cani qerasaj ne 21 April, 2008 04:59:43
avatar
Une dhashe emnin tem te vertete. Une jam nje shqiptare,familjare, vete me gruan dhe femijte te shkolluar,plot drite qe rraces tuaj ju verbojne syte.Ne qofte se tek syte tuaj te erresuar, me mjergull dicka duket e bukur,kjo nuk do te thote per et tjeret. Shumica dermuse e emigranteve jetojne ndershmerisht,me djerse.qe nuk na u dha mundesia perkohesisht ne vendin tone.Tash edhe nje here nuk dua te bie ne nivelin tuaj me fyerje ,por ne se deshironi jo vetem emrin,por leme nje takim po banoni ne UK.
bal balija ne 21 April, 2008 09:25:13
avatar
UN MA SHUM KAM BESIM PREJ NJE SERBI NE SERBI SE NJE SHQIPATAR NE SHQIPERI ,ne serbi hy ku do ha ne autobahn buk ne restaurant ata e din se jam shqipetar dhe me thojn kjo asht mish derri nuk asht per ty dhe kto tjerat mundesh ti hash ata nuk jan rrenca si ,kurr skam qen en shiperi dhe kurr sme merr malli me shku atje ,se po e tregoni veten se sijeni.
1992 SHUM KA PAS EMIGRANT PREJ AL NE TURQI ata sdishin as te punojn thonin ne sdim keshtu se neve enver hoxha na ka shtyp sna ka mesuar ,ishin ne fabrik te xhamave mjert te ju .IDITE sve u picku mater .
osama barak ne 21 April, 2008 11:31:19
avatar
o bal balija nuk ja vlen te ulemi ne nivelin tuaj por desha me thene qe kaq shume te jane herrur syte sa po ngateron shqipen, ne qofte se i thua shqipe asaj, me serbishten e gjermanishten dhe kjo nga ndikimi i arabishtes o arab turku qe ke nje jete te tere qe jeton ne gjermani e ne bote dhe ke ngelur 500 vjet mbrapa nga kjo bote.po serdhe ti ne shqiperi ne do ftojme serbet per inat.tung.tung dhe meso shqip ne xhami.
bal balija ne 21 April, 2008 11:41:02
avatar
OBAMA BARAK OSE OSAMA osman
un shqip di sikur ti qe din ,por mua sme vyen gramatika yte ok
Matematiken e di shum mir,ama ty ste bej hesap hiq.
un nuk jam 500 vite mbrapa por jam 500 vite para ty,kur kam pi un cola ti ke dit vetem qa asht uji,ok kur kam pas un tv ti ske pas as biciklet.po ti ke hyp para mue ne anije ose ne vapor si i thuani ju kur iket per ne ITALI dhe ter bota ju njohi juve,se qa jeni dhe nga jeni ,un nuk jam as nga kosova as cameria as maqedonia as mali i zi ,un jetoj dikun ka MOLLA E KUQE afer NISHIT OK
denis fisheku ne 21 April, 2008 11:47:59
avatar
kur shkojne muslimanet e shqiperise ne xhami hoxha u thote ua ****** grate dhe vajzat ne gjuhen arabe keta ngrene b.ythen lart e thone amin se mendojne qe hoxha po u flet per allahun e tyre

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00