Faqja e Pare | Analiza | Nato dhe Shqipëria

Nato dhe Shqipëria

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kush është Evropa? Në Universitetin Evropian të Gjenevës, profesori zviceran, Braillard na përmendte shpesh Shumanin, Denis de Rougemont, baballarët e Evropës dhe dëshirën e tyre qysh në fillimet e saj për një Evropë pa kufi. Përkufizimet janë nga më të ndryshmet, nga ata që e njohin mirë Evropën dhe vendet që e përbëjnë, por edhe nga ata që shkruajnë për vende evropiane, si Shqipëria, por që kurrë nuk kanë shkelur në të. Nuk dua t’i bëj një analizë të veçantë kësaj radhe librit në frëngjisht, viti 2004, “Ligjërata ballkanike: fjalë dhe njerëz”.

Pasi përmend memorandumin famëkeq të 1937 të akademikut serbomadh Vasa Cubriloviç të titulluar “Iseljavanje Arnauta”, ose në frëngjisht “L’expulsion des Arnaoutes” (Dëbimi i arnautëve), ai thotë : “Fjala “Shqiptar” (Albanac, në shumës Albanci) e huazuar nga gjuhët perëndimore, del vetëm me pavarësinë e Shqipërisë në 1913"(?!). Nuk e di në është një lapsus i autorit, apo i botuesit të librit, por ma merr mendja se kushdo që shkruan për Shqipërinë apo shqiptarët, për përkatësinë e saj në Evropë, apo jo, sipas orekseve dhe fjalëve të marra nga historianë serbë apo të tjerë, duhet më parë të konsultohet edhe me vetë historianët shqiptarë, apo edhe vetë shqiptarët që ndodhen tanimë kudo, pas kthimit në skenën evropiane edhe të “Evropës tjetër”, pas ngjarjeve të vitit 1989, pas rënies së Murit famëkeq të Berlinit. Gjeografia, kultura dhe politika kanë bërë që edhe kombe që më parë kanë qenë vetëm objekt i historisë, tani janë bërë subjekt i saj dhe nuk janë më jashtë ndërgjegjes evropiane. Albert Kamy jo më kot ka theksuar : “Mal nommer les choses ajoute aux malheurs du monde” (Po të emërtosh gjërat keq, ato ja u shton mjerimeve të botës)…

Prandaj edhe kur të shkruaj përsëri, lidhur me librin e atij profesori të gjuhëve dhe letërsisë sllave në Universitetin e Provansës, do të mundohem të marr mendimin edhe të miqve të mi historianë,   diplomatë, gazetarë nga Shqipëria, si dhe profesoreshës nga Franca, Solange d’Angely, mikut tim dhe të saj, Saimir Lolja në Kanada, Besnik Mustafaj, diplomatit Shaban Murati, Aleksandër Sallabanda, Mehmet Elezi, Sejdi Qerimaj, Qazim Tepshi,  Ylljet Aliçka, Llesh Kola, profesorëve të nderuar, Koli Xoxi dhe Hamit Boriçi, Dritëro Agolli, Alfred Uçi, Xhevat Beqaraj, Agim Faja, shkrimtarit dhe analistit Thani Naqo, historianit Gjergj Biba në Tiranë e të tjerë, që të më falin që nuk po i përmend këtu për mungesë vendi.

Edhe atij “qoftëlargut”, ish-diplomat me një dhëmb floriri, apo edhe pa dhëmb të tillë,  që është strukur sonte diku atje në apartamentin e tij në Gjenevë, pas pranimit të Shqipërisë në NATO do gjej kohë t’i them dy fjalë…Ashtu, si edhe funksionarë ndërkombëtarë, qofshin këta të nivelit të lartë apo edhe në drejtoritë përkatëse që merren me “Evropën tjetër”, apo NATO-n, konsultohen me funksionarët shqiptarë, sado të paktë që të jenë ata.

Murati, që njihet si një europeist e euroatlantist i vendosur, megjithatë nuk kursen askënd kur bëhet fjalë për lëshime të paprincipta ndaj çështjes së Kosovës, apo në përgjithësi të kombit shqiptar. Diplomati dhe analisti ynë me penë të mprehtë, nuk e injoron edhe faktin Serbi në librin e tij. Do të dëshiroja që hapi i parë që u bë ndaj Shqipërisë në Samitin e Bukureshtit, të zgjerohej edhe në Evropën e 25 vendeve,  edhe për vendin tim dhe të bashkëbiseduesve të mi. Ajo i ka dhënë Evropës figura të shquara dhe ku sot e kësaj dite me mijëra e mijëra shqiptarë japin ndihmesën e tyre në fushën e ekonomisë, të shkencës, të ndërtimit, arsimit, të artit që ato të ecin më përpara. Hendeku midis “Evropës tjetër” dhe Evropës së 25-ve nuk duhet të thellohet më.

E vërtetë se epoka e Enver Hoxhës e kishte hequr Shqipërinë nga historia e përgjithshme e civilizimeve evropiane, pasi ishte cilësuar një “vend i mbyllur”, “hermetik”. Por tani Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më si portugezët kur “flakën” diktaturën në 1964, apo spanjollët që fshinë frankizmin dhe hynë në Evropën e Brukselit, megjithë mangësitë që kishin në ato kohë. Shqiptarët nuk janë më si italianët, grekët dhe popuj të tjerë që u detyruan në fillim të shekullit të 20-të, apo edhe më vonë të merrnin rrugën e kurbetit, atje në Amerikën e largët. Është e vërtetë që “arbanasit” kur u larguan nga vitet 1700 nga tokat e tyre amtare, u detyruan nga të tjerët të ndërronin emrin, siç u detyruan edhe shqiptarët krishterë në kohën e otomanëve të ndryshonin emrat e tyre për të pasur një punë në administratën e asaj kohe.

Megjithatë të vërtetat dhe vlerat e një kombi nuk mund të shuhen. Është e vërtetë që nga “padija” apo enkas, bashkë me qengjat shqiptarë, u grabitën dhe u shitën për dy kacidhe edhe zbulime arkeologjike, siç ka ndodhur edhe me kombe të tjerë. Por ato nuk mund ta lënë Shqipërinë në një “Evropë tjetër” për shumë kohë. Voskopoja, Apolonia, Butrinti, Berati, Durrësi… janë vlera që i përkasin civilizimit evropian…

Më lejoni ta përfundoj këtë shkrim me mendime të mija modeste, pa mllef, pa nerva, pa prapamendime për vende që i përkasin “Evropës tjetër”, me fjalët e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo, shumë dekada më parë: “Do të vijë një ditë kur bombat do të zëvendësohen …nga një arbitrazh i nderuar i një Senati të madh sovran, që do të jetë Evropa, njëlloj si Asambleja Ligjvënëse është në Francë…”. Ai Viktor Hygo i madh, që ne të “Evropës tjetër” e kujtojmë me respekt, drejtoi në vitin 1849 “Kongresin e Miqve të Paqes”, ku u bë thirrje për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”.

Le të ngremë edhe ne nga një dolli për Shqipërinë në NATO dhe së shpejti në Bashkimin Evropian, të jemi solidarë dhe në unison për çështjet e kombit, parlamentarë, pozitarë dhe opozitarë, si gjithë kombet e tjera të qytetëruara, si Zvicra që e mendonin Shqipërinë rilindësit tanë, që brezat e ardhshëm të mos na mallkojnë dhe të na fusin në kallëpet e atij “qoftëlargut” që shkon nga e majta apo e djathta, fryn era e ngrohtë për të dhe familjen e tij të ngushtë. Shqiptarët meritojnë më tepër se Karaburuni, ku humbën jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Evropë. Evropa është edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe vendet e tjera të Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë të „kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin në Evropë”. Jemi në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00