Berisha akuzon median për manipulim me tragjedinë
Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër disa media vendase, të cilat sipas tij kanë manipuluar me tragjedinë e Gërdecit.
Nga ana e tij kreu i PS Edi Rama ka mbrojtur pasqyrimin e kësaj ngjarjeje nga mediat shqiptare, ndërsa ka kërkuar sërisht dorëheqjen e kryeministrit Berisha.
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, kryeministri Berisha i ka quajtur disa media "mercenarë të segmenteve mafioze" si dhe gjuhën e përdorur prej tyre "cinike".
Zoti Berisha tha se këto media kanë manipuluar e tragjedinë.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë kreu i opozitës socialiste Edi Rama, i cili në një konferencë për shtyp duke mbrojtur dhe vlerësuar median e pavarur, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Berisha si imorale, ndërsa tragjedinë e Gërdecit si pasojë e korrupsionit të pashembullt qeveritar.
Zoti Rama shfrytëzoi rastin të kërkonte sërisht dorëheqjen e kryeministrit.
Deklaratat e sotme vijnë ndërsa mediat shqiptare po shkruajnë çdo ditë e më shumë për implikim të autoriteteve qeveritare dhe familjareve të tyre në afera biznesi të paligjshëm dhe që kanë kulmuar me tragjedinë e Gërdecit.
Më 15 mars në fshatin Gërdec, 20 km në perëndim të Tiranës nga shpërthimi i mijëra tonë municioneve ushtarake, të paktën 17 persona kanë vdekur, pesë konsiderohen të zhdukur, qindra të tjerë janë plagosur, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në dhjetra milionë euro.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj