24 ore lajme: Kryeministri Berisha viziton banorët e Gërdecit të strehuar në kovaleshencën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës Kryeministri Berisha viziton banorët e Gërdecit të strehuar në kovaleshencën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 16 March, 2008 08:46:00 Kryeministri Berisha vizitoi sot banorët e Gërdecit të strehuar në kovaleshencën e Ministrisë së Brendshme dhe në atë të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Berisha i siguroi banorët e Gërdecit se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për rindërtimin sa më të shpejtë të fshatit të dëmtuar nga shpërthimi i ditës së djeshme. “Zona është shpallur zonë emergjence dhe në këtë kontekst shteti do të ndërmarrë të gjitha masat që të rindërtojë sa më shpejt atë që është dëmtuar. Po bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetët e të plagosurve. Nuk do të kursejmë asgjë për të shpëtuar jetën e të plagosurve dhe për të ndërtuar shtëpitë tuaja”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë takimit me banorët. Kryeministri ftoi të gjitha familjet, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga shpërthimi që të vendosen në këto ambjente, në të cilat do t`u sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të asaj zone të vendosen këtu. Nuk kanë nevojë të rrinë tek njerëzit e tyre të afërt sepse shteti i ka të gjitha mundësitë për të kirjuar kushtet për familjet dhe fëmijët”, theksoi Kryeministri Berisha. “Erdha t`ju siguroj se qeveria çdo minutë është duke e ndjekur gjendjen. Kemi krijuar një komision ndërqeveritar që të merret vetëm me zonën e fshatrave”. Kryeministri i informoi banorët se në fshatin Gërdec rreth 500 forca ushtarake po kontrollojnë me imtësi çdo pëllëmbë tokë për gjetjen e predhave të pashpërthyera. “Familjet duhet të rrinë këtu dhe i ftoj edhe familjet e tjera që të vijnë këtu deri në krijimin e kushteve të sigurisë. Këtu ka shërbim mjekësor dhe të gjitha ashrëbimet e tjera të ofruara nga ministritë dhe kemi vënë gjithçka në dispozicion të banorëve, në mënyrë që ta përballojnë me sa më leehtësi këtë situatë”, u shpreh Kryeministri Berisha.