Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha viziton banorët e Gërdecit të strehuar në kovaleshencën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës

Kryeministri Berisha viziton banorët e Gërdecit të strehuar në kovaleshencën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga vizita

Kryeministri Berisha vizitoi sot banorët e Gërdecit të strehuar në kovaleshencën e Ministrisë së Brendshme dhe në atë të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri Berisha i siguroi banorët e Gërdecit se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për rindërtimin sa më të shpejtë të fshatit të dëmtuar nga shpërthimi i ditës së djeshme.

“Zona është shpallur zonë emergjence dhe në këtë kontekst shteti do të ndërmarrë të gjitha masat që të rindërtojë sa më shpejt atë që është dëmtuar. Po bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetët e të plagosurve. Nuk do të kursejmë asgjë për të shpëtuar jetën e të plagosurve dhe për të ndërtuar shtëpitë tuaja”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë takimit me banorët.  Kryeministri ftoi  të gjitha familjet, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga shpërthimi që të vendosen në këto ambjente, në të cilat do t`u sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme.  “U bëj thirrje  të gjithë qytetarëve të asaj zone të vendosen këtu. Nuk kanë nevojë të rrinë tek njerëzit e tyre të afërt sepse shteti i ka të gjitha mundësitë për të kirjuar kushtet për familjet dhe fëmijët”, theksoi Kryeministri Berisha.

“Erdha t`ju siguroj se qeveria çdo minutë është duke e ndjekur gjendjen. Kemi krijuar një komision ndërqeveritar që të merret vetëm me zonën e fshatrave”. 

Kryeministri i informoi banorët se në fshatin Gërdec rreth 500 forca ushtarake po kontrollojnë me imtësi çdo pëllëmbë tokë për gjetjen e predhave të pashpërthyera. 

 “Familjet duhet  të rrinë këtu dhe i ftoj edhe familjet e tjera që të vijnë këtu deri në krijimin e kushteve të sigurisë. Këtu ka shërbim mjekësor dhe të gjitha ashrëbimet e tjera të ofruara nga ministritë dhe kemi vënë gjithçka në dispozicion të banorëve, në mënyrë që ta përballojnë me sa më leehtësi këtë situatë”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Komente (1 vendosur):

emigranti ne 17 March, 2008 04:04:22
avatar
Une do te thosha qe per here te pare po shohim nje qendrim korrekt te politikes ndaj popullit dhe kjo duhet te jete nje ogur i mire per te ardhmen.
Te sigurosh te demtuarit qe qeveria do te ndihmoje ata per te perballuar kete situate tejet te veshtire eshte nje detyrim absolut e kjo duhet te perqafohet nga gjithe politika.
Hetimi e nxjerrja e pergjegjesve te tragjedise duhet te behet pasi te dorehiqen te dyshuarit nga postet qe mbajne sepse ne Shqiperi nuk kemi ate lloj demokracie ku nje qeveritar te hetohet pa dorezuar postin, pra me e pakta eshte qe Ministri i Mbrojtjes te dorehiqet ose te pezullohet deri ne perfundimin e hetimit. Kushdo mund te gjykoje qe ai eshte pergjegjesi kryesor dhe duhet te jape llogari deri ne nje.
Kjo do te binde the aleatet qe ne Shqiperi ka progres dhe vendosmeri per te zhvilluar demokracine, luftuar korrupsionin e krimin, sepse ky duhet konsideruar nje krim kunder njerezve.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0