24 ore lajme: Kryeministri Berisha: Po ndjekim çdo minutë situatën pas shpërthimit për të zvogëluar dëmet e tij Kryeministri Berisha: Po ndjekim çdo minutë situatën pas shpërthimit për të zvogëluar dëmet e tij ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 March, 2008 09:42:00 Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria po ndjek çdo minutë situatën e rëndë të krijuar pas shpërthimit të municioneve në fshatin Gërdec në afërsi të Vorës. “Jemi në një situatë të rëndë për shkak të shpërthimit të municioneve në fshatin Gërdec që është pak metra larg Vorës, gjatë procesit të çmontimit që po kryhej nga një kompani. Në vend kanë mbërritur helikopterë për të nxjerrë të plagosurit, por deri tani situata është e bllokuar. Po bëhet evakuimi i popullatës nga fshatrat përreth, por shpërthimet vazhdojnë. Po e ndjekim çdo minutë këtë situatë për të mundësuar zvogëlimin e dëmeve të saj”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp.