24 ore lajme: Berisha: Klani "Duka" pergjegjes per vendimin Berisha: Klani "Duka" pergjegjes per vendimin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 March, 2008 12:23:00 Pas vendimit te marre nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s per perjashtimin e Shqiperise nga aktivitetet futbollistike nderkombetare per nje kohe te pacaktuar ka reaguar sot kryeministri Berisha. Ne nje prononcim per mediat kreu i qeverise ka bere pergjegjes kreun e Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, per vendimin e FIFA-s. Berisha theksoi vendosmerine e qeverise per kryerjen e inspektimeve ne FSHF duke u shprehur se “do zbatohen me rigorozitet ligjet e vendit”. “ Po shqyrtohen te gjitha pasojat e mafjes ne FSHF. Kjo qeveri qendron plotesisht per te mbeshtetur sportin, por ate qe zhvillohet sipas rregullave dhe ligjeve ne menyre transparente, dhe jo ate te shitjes se ndeshjeve dhe te tradhetise se hapur ndaj mijera fansave dhe tifozeve. Une jam me fansat shqiptare. Problemi eshte se ne do bejme cdo gje transparente para qytetareve. Do te perfundojne te gjitha inspektimet, kontrollet e ligjshme dhe do behen publike per shqiptaret dhe komunitetin nderkombetar. Gjithcka do bazohet mbi fakte konkrete” tha Berisha. Kryeministri vijoi akuzat ndaj kreut te FSHF-se, duke deklaruar se “e ka shnderruar federaten ne cifligun e Klanit te Zemunit”, ndersa paralajmeroi se nuk do te lejohen me shitje ndeshjes. “Ato qe kane ndodhur me disa ndeshje te kombetares nuk mund te perseriten me. Nuk mund te jete futbolli shqiptar ciflik i Klanit te Zemumit Shqiperia do te shkelqeje, por ata qe jane marre me afera mafioze duke shfrytezuar futbollin shqiptar nuk do te marrin pjese” tha Berisha.