Berisha: Klani "Duka" pergjegjes per vendimin
Pas vendimit te marre nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s per perjashtimin e Shqiperise nga aktivitetet futbollistike nderkombetare per nje kohe te pacaktuar ka reaguar sot kryeministri Berisha. Ne nje prononcim per mediat kreu i qeverise ka bere pergjegjes kreun e Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, per vendimin e FIFA-s. Berisha theksoi vendosmerine e qeverise per kryerjen e inspektimeve ne FSHF duke u shprehur se “do zbatohen me rigorozitet ligjet e vendit”. “ Po shqyrtohen te gjitha pasojat e mafjes ne FSHF. Kjo qeveri qendron plotesisht per te mbeshtetur sportin, por ate qe zhvillohet sipas rregullave dhe ligjeve ne menyre transparente, dhe jo ate te shitjes se ndeshjeve dhe te tradhetise se hapur ndaj mijera fansave dhe tifozeve. Une jam me fansat shqiptare. Problemi eshte se ne do bejme cdo gje transparente para qytetareve. Do te perfundojne te gjitha inspektimet, kontrollet e ligjshme dhe do behen publike per shqiptaret dhe komunitetin nderkombetar. Gjithcka do bazohet mbi fakte konkrete” tha Berisha.
Kryeministri vijoi akuzat ndaj kreut te FSHF-se, duke deklaruar se “e ka shnderruar federaten ne cifligun e Klanit te Zemunit”, ndersa paralajmeroi se nuk do te lejohen me shitje ndeshjes. “Ato qe kane ndodhur me disa ndeshje te kombetares nuk mund te perseriten me. Nuk mund te jete futbolli shqiptar ciflik i Klanit te Zemumit Shqiperia do te shkelqeje, por ata qe jane marre me afera mafioze duke shfrytezuar futbollin shqiptar nuk do te marrin pjese” tha Berisha.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (4 vendosur):
kurgjo me ket pun nuk ka ber duka vetem na merr neve shqiptarve ftyren neper bot
Po futballi esht sport o idiota!
Me mire pa futboll se sa me shitje ndeshjesh. Kur te jep doreheqjen dhe trajneri i kombetares (Baric) e imagjinoni se ku ka shkuar puna. Korrupsion haptas fare.
ka gjera shume me te rendesishme se futbolli per hallet e perditshme te shqiptareve. Me mire ti jepet buke te varferve se sa te harxhohen leket ne bileta e pagesa per njerez qe tallen me kombetaren, me sportdashesit, shtetin, dhe mbi te gjitha me flamurin shqiptar.
Turp! dhe shpresoj qe qeveria tashme te beje ate qe duhet te beje. Kontrollim deri me nje te FSHF dhe zbardhje te te gjitha pazareve te felliqura ne emer dhe me ngjyrat e kombetares shqiptare.
Vendosni komentin tuaj