Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Këshilli i Ministrave miraton Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

Këshilli i Ministrave miraton Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga mbledhja e Keshillit te Ministrave

Këshilli i Ministrave miratoi sot Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI). Kryeministri Berisha, duke prezantuar Strategjinë, tha se ajo përcakton programin e reformave, prioritetet dhe standardet për përgatitjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe NATO.

 

“Strategjia, - u shpreh Kryeministri - është dokument themelor që përcakton vizionin dhe përparësitë e qeverisë për vitet 2007-2013. Ajo sintetizon mendimin më të avancuar të kohës për të adresuar të gjitha problemet e vendit, në mënyrë që t’i ofrojë qytetarëve shqiptarë të njëjtat standardte që u ofrohen qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së, standarte të detyrushme dhe që kanë të bëjnë me liritë e të drejtat e tyre, lirinë ekonomike, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

 

Kryeministri falënderoi grupin e ekspertëve shqiptarë dhe të huaj për punën e bërë në përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësishëm, që adreson problemet e të gjitha fushave. 

 

“Në përgatitjen e këtij dokumenti kanë punuar mbi 300 ekspertë shqiptarë të fushave të ndryshme dhe me dhjetëra ekspertë ndërkombëtarë, të cilët kanë sjellë ekspertizën më të mirë në të gjitha fushat, në atë ekonomike, sociale, arsim, shëndetësi, shkencë, bujqësi, në fushën e mbrojtjes, infrastrukturë, kulturë, financa, çështjeve sociale, mjedisit.”

 

Duke vlerësuar se Strategjia konsolidon revolucionin dhe performancën fiskale të vendit, Kryeministri tha se liberalizimi i tregut, privatizimi dhe digitalizimi janë objektivat kryesore të këtij viti.

 

“Liberalizimi, privatizimi dhe digjitalizimi janë drejtimet më kryesore të këtij viti, por që do të konsolidohen edhe në vitet në vazhdim, si edhe derregullimi i tregut, ‘one stop shop’ për licencat e lejet, thjeshtimi i madh i sistemit fiskal. Shqipëria do të jetë një nga vendet me sistemin më të mirë fiskal në Europë. Ne premtuam se Shqipëria do të jetë vendi me barrën fiskale më të ulët dhe e bëmë këtë, tani vendi do të ketë sistemin më të thjeshtë. Qëllimi ynë është nxitja e biznesit,” u shpreh Kryeministri.

 

Gjithashtu shëndetësia, bujqësia, problemet sociale janë drejtimet e tjera të rëndësishme të parashikuara në dokumentin e SKZHI-së. 

 

Reforma në sistemin shëndetësor dhe kompletimi i saj është një nga objektivat madhore.  Qeveria është gjithnjë shumë e ndjeshme ndaj problemeve sociale, ndaj edhe këto shërbime do të kenë programet, projektet dhe financimin e tyre, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale. Po ashtu, bujqësia zë një vend të rëndësishëm në këtë Strategji. Fermerët shqiptarë kanë konstatuar se kanë tek qeveria një mike të vërtetë, e cila, në sajë të luftës kundër kontrabandës, ka bërë të mundur që prodhimet e tyre të shiten. Por tashmë do të ketë edhe masa të tjera nxitëse, në mënyrë që të inkurajohet prodhimi dhe eksporti i prodhimeve të tyre,” theksoi Kryeministri.

 

Mbrojtja, tha Kryeministri, do të mbetet me programin dhe buxhetin të palëvizur, sepse roli i Shqipërisë do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, besojmë si vend anëtar i NATO-s, duke  shpresuar te marrja e ftesës në samitin e Bukureshtit,  në misionet dhe në të gjitha detyrat që rrjedhin nga përgjegjësitë që duhet të marrë.

 

Strategjia parashikon gjithashtu, - vijoi Kryeministri - një ndryshim rrënjësor pozitiv në institucionet e vuajtjes së dënimit, të cilat po ecin me shpejtësi drejt zhvillimit dhe që duhet të fitojnë standardet që këto institucione duhet të kenë në një vend të lirë.

 

Kryeministri tha se Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim e përgatit plotësisht vendin për integrim, drejt këtij stacioni, ku Shqipëria po udhëton në mënyrë të pandalshme.

Komente (1 vendosur):

msusi_1965 ne 12 March, 2008 04:00:41
avatar
mas miriti eshte mu kall kejt se kshtu qysh na la udhheqsat tan ish luftetart e tan pasha zoti shikoni na tradhtun ish luftataret ton ish kishe shokt e tan te luftes marre bre ishalla e mrama me hajr na vjen veq un kisha than AKSH ku eshte tash se dilke ne tv para do mujve tash i ka shti vesht lesh masi po thojn se ka AKSH kallne kanja ***** masmiri su met teter ktu

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0