Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha: Është i domosdoshëm hartimi i një plan veprimi për çështjet e mjedisit në kryeqytet

Kryeministri Berisha: Është i domosdoshëm hartimi i një plan veprimi për çështjet e mjedisit në kryeqytet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Berisha u shpreh sot, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se është e domosdoshme që, së bashku me autoritetet vendore, me shoqërinë civile, me ministrinë përkatëse, të hartohet një plan veprimi për të shëruar problemet e mjedisit në Tiranë. Kryeministri vuri në dukje se gjendja e mjedisit është më problematike në kryeqytet dhe për përmirësimin e situatës është i nevojshëm hartimi i një plani konkret veprimi.

“Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, me organizatat e shoqërisë civile, duhet të ulemi dhe të bëjmë një plan për kryeqytetin, sepse gjendja e mjedisit në kryeqytet është e kundërta e gjendjes në të cilën është vendi në tërësi, edhe pse në Tiranë jetojnë mbi gjysmë milioni qytetarë”, u shpreh Kryeministri. 

 

Duke nënvizuar faktin se shërimi i mjedisit në Tiranë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, Kryeministri theksoi se duhet të parashikohen rrugët e biçikletave, korsitë e tyre, të nxitet  përdorimi i tyre nga qytetarët, në mënyrë që të dekurajohet disi përdorimi abuziv i makinave.

 

“Tirana në këto momente e ka shumë të nevojshme një plan veprimi me detyra të ndara për qeverinë, bashkinë, etj, në mënyrë që të përmirësojmë mjedisin për qytetarët e kryeqytetit”, tha Kryeministri.

Duke folur për objektivat e përcaktuara nga qeveria në Strategjinë për Zhvillim dhe Integrim, Kryeministri Berisha tha se në këtë strategji mjedisi gjen një nga mishërimet më kryesore. “Qeveria është e vendosur të marrë çdo vendim për mbrojtjen e mjedisit, por me kushtin që të bazohet në standarde, pasi vlerësimi i mjedisit bëhet vetëm mbi standarde”, u shpreh Kryeministri. Në funksion të këtij objektivi, vijoi Kryeministri, qeveria përgjysmoi edhe kapacitetin e hidrocentralit të Ashtës.

 

Kryeministri theksoi se në çështjet e mjedisit vendi ynë ka arritur një pozicion shumë të lakmueshëm dhe mbetet një detyrë e rëndësishme konsolidimi dhe përmirësimi i këtij pozicion, edhe pse nuk është e lehtë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Gushte, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Vlereso artikullin
0