Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha takon Zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë

Kryeministri Berisha takon Zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga takimi

Kryeministri Berisha priti sot në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, zotin Ramë Manaj dhe Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zotin  Imer Aliu.     

 

Zëvendësministrat e dy vendeve fqinje ndodhen në Shqipëri në kuadër të Konferencës që zhvillohet në Durrës me temë: “Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë”.

 

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen dhe i shprehu  Zëvendëskryeministrit të Kosovës, zotit  Manaj vlerësimet më të larta për festimet e pavarësisë si dhe për proceset e post-pavarësisë dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet kosovare dhe nga populli i Kosovës.

 

Kryeministri Berisha u shpreh  se kombi nuk ka qenë kurrë më i lirë dhe në një situatë historike siç është sot, ka një ardhmëri që vetëm kombet e lira mund ta ndërtojnë.

 

Më tej   Kryeministri Berisha   shtoi se Kosova dhe populli i saj kanë bërë një qëndresë unanime dhe kanë treguar një mençuri sublime, në unizon me rolin themelor të ndërkombëtarëve miq, veçanërisht të SHBA-së.

 

Në këtë moment historik, vijoi më tej Kryeministri Berisha, një meritë të vyer ka kontributi i Presidentit Rugova, një njeri që e nisi përpjekjen e tij me gandizëm për pavarësi nga një barakë e Prishtinë e deri tek Dhoma Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

 

 Gjithashtu Kryeministri Berisha   u ndal me nderim edhe në kontributin madhor të heronjve të Kosovës, duke u shprehur se sakrifica sublime e familjes Jashari nuk do të harrohet kurrë nga mbarë kombi shqiptar.

 

      

Zëvendëskryeministrin e Kosovës, zotin Ramë Manaj i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet dhe falënderimet nga Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Kryeparlamentari Krasniqi duke i shprehur dhe ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e Liqenit të Farkës.

 

Zëvendëskryeministrin e Kosovës, zotin Ramë Manaj theksoi se institucionet e Ksovës po punojnë për të votuar në mënyrë të përshpejtuar ligjet e Paketës Ahtisaari dhe për të forcuar shtetin e ri dhe institucionet e tij.

 

Ai shtoi se procesi i zhvillimit të Kosovës nuk mund të mbahet peng nga provokime serbe ndaj qeveria e Kosovës po vazhdon e vendosur dhe e matur në procesin e njohjes dhe në vendosjen e standardeve dhe hartimin dhe zhvillimin e reformave.

 

Faktor mjaft pozitiv, tha më tej ai, është konsensusi ndërkombëtar dhe veçanërisht ai i SHBA-së, ndaj nuk ka mirënjohje më të mirë për ta se përkushtimi dhe serioziteti në forcimin e shtetit të ri.

 

Kryeministri Berisha, Zëvendëskryeministri i Kosovës, zoti Ramë Manaj si dhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, zoti  Imer Aliu u ndalën gjerësisht në projekte dhe plane të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit përmes ndërtimit të aortave kryesore rrugore dhe korridoreve lidhëse për ekonomitë rajonale, për modernizimin dhe zgjerimin e kapacitetit të Porteve shqiptare si dhe në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, në dobi të lehtësimit të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendeve të rajonit.

 

Kryeministri Berisha  u shpreh se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë të hapave që duhen ndërmarrë për një bashkëpunim rajonal sa më të frytshëm për të tre vendet si dhe do të mbështesë çdo projekt  që shkon në këtë drejtim.

 

Në takim merrte pjesë edhe Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, zoti Gazmend Oketa.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00