24 ore lajme: Kryeministri dhe Zonja Berisha vizitojnë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” Kryeministri dhe Zonja Berisha vizitojnë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 01:58:00 Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha vizituan sot me rastin e festës së gruas Maternitetin e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku uruan dy nënat e reja që lindën më 8 mars. Kryeministri Berisha u shpreh se zgjodhi të vizitonte maternitetin në këtë ditë, pasi aty është festa e festave, aty ku gruaja gjeneron jetën dhe i fal të ardhmen kombit. Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha i uruan nënat e reja për lindjen e fëmijëve, dhe u dhuruan atyre buqeta me lule si dhe një tortë për të gjitha nënat që kanë lindur në këtë maternitet ditën e 8 marsit. Kryeministri Berisha dhe zonja Berisha u interesuan për shëndetin e nënave dhe foshnjave të sapo ardhura në jetë, si dhe përgëzuan stafin e maternitetit për përkushtimin dhe punën e tyre në kryerje të misionit kaq fisnik të mjekut dhe infermierit. Më pas Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e sallës së re të foshnjave të këtij materniteti si dhe i shoqëruar nga Drejtori i Maternitetit, Halim Kosova, bisedoi shkurtimisht rreth projektit të zgjerimit dhe modernizimit të këtij materniteti.