Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri dhe Zonja Berisha vizitojnë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Kryeministri dhe Zonja Berisha vizitojnë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha vizituan sot me rastin e festës së gruas Maternitetin  e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku uruan dy nënat e reja që lindën më 8 mars.

Kryeministri Berisha u shpreh se zgjodhi të vizitonte maternitetin në këtë ditë, pasi aty është festa e festave, aty ku gruaja gjeneron jetën dhe i fal të ardhmen kombit.

Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha i uruan nënat e reja për lindjen e fëmijëve, dhe u dhuruan atyre buqeta me lule si dhe një tortë për të gjitha nënat që kanë lindur në këtë maternitet ditën e 8 marsit.

Kryeministri Berisha dhe zonja Berisha u interesuan për shëndetin e nënave dhe foshnjave të sapo ardhura në jetë, si dhe përgëzuan stafin e maternitetit për përkushtimin dhe punën e tyre në kryerje të misionit kaq fisnik të mjekut dhe infermierit.

Më pas Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e sallës së re të foshnjave të këtij materniteti si dhe i shoqëruar nga Drejtori i Maternitetit, Halim Kosova, bisedoi shkurtimisht rreth projektit të zgjerimit dhe modernizimit të këtij materniteti.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0