24 ore lajme: Kryeministri Berisha: Asgjë nuk mund të përkulë vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin Kryeministri Berisha: Asgjë nuk mund të përkulë vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 07:22:00 Kryeministri Berisha u shpreh sot, pas vizitës që i bëri oficerit të policisë, se asgjë nuk mund të përkulë trimërinë dhe vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin. “Asgjë nuk mund të përkulë apo të tejkaloi guximin, trimërinë dhe vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin”, tha Kryeministri Berisha. Në përgjigje të interesit të medies se a po bëhet krimi kaq kurajoz sa policët po përkushtohen në luftën ndaj tij, Kryeministri Berisha tha se në Shqipëri është faktuar qartë dhe përfundimisht se trimëria, profesionalizmi dhe kuraja e policëve, inspektorëve, agjentëve të policisë, është shumë më eprore sesa një kriminel, që në ikje e sipër përdor makinën e tij kundër oficerit të policisë. Ligji, u shpreh Kryeministri, do të japë do t’i japë përgjigjen përfundimtarë këtij problemi. Duke uruar shërim të shpejtë për oficerin e policisë, Kryeministri kërkoi që qytetarët të mendojnë për punën e vështirë që ka policia dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm që ata i kanë bërë këtij vendi, jetës së qytetarëve shqiptarë, pronës së qytetarëve shqiptarë dhe veprimtarisë së tyre.