Kryeministri Berisha: Asgjë nuk mund të përkulë vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin
Kryeministri Berisha u shpreh sot, pas vizitës që i bëri oficerit të policisë, se asgjë nuk mund të përkulë trimërinë dhe vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin.
“Asgjë nuk mund të përkulë apo të tejkaloi guximin, trimërinë dhe vullnetin e hekurt të policisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë krimin”, tha Kryeministri Berisha.
Në përgjigje të interesit të medies se a po bëhet krimi kaq kurajoz sa policët po përkushtohen në luftën ndaj tij, Kryeministri Berisha tha se në Shqipëri është faktuar qartë dhe përfundimisht se trimëria, profesionalizmi dhe kuraja e policëve, inspektorëve, agjentëve të policisë, është shumë më eprore sesa një kriminel, që në ikje e sipër përdor makinën e tij kundër oficerit të policisë. Ligji, u shpreh Kryeministri, do të japë do t’i japë përgjigjen përfundimtarë këtij problemi.
Duke uruar shërim të shpejtë për oficerin e policisë, Kryeministri kërkoi që qytetarët të mendojnë për punën e vështirë që ka policia dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm që ata i kanë bërë këtij vendi, jetës së qytetarëve shqiptarë, pronës së qytetarëve shqiptarë dhe veprimtarisë së tyre.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj