24 ore lajme: Tragjedia e Farkes: Berisha dhe Topalli per vizite ngushellimi ne Berat Tragjedia e Farkes: Berisha dhe Topalli per vizite ngushellimi ne Berat ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 12:19:00 Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në qytetin e Beratit. Duke qenë i shoqëruar nga kryeprlamentarja Jozefina Topalli, ata kanë vizituar familjen Hysi si pjesë e tragjedisë në liqenin e Farkës. Nga 16 personat që humbën jetën në këtë tragjedi, pesë prej tyre ishin nga qyteti i Beratit. Gjatë ngushëllimeve të tij, kryeministri Berisha dhe Jozefina Topalli kanë theksuar se në një moment të tillë, e gjithë Shqipëria është në një dhimbje me ta. Plot 5 banorë të qytetit të Beratit, bashkëshortët Pëllumb Hysaj, 53 vjeç dhe Majlinda Hysaj, 46 vjeç, djali i tyre Alban Hysaj, 21 vjeç, si dhe shoku i Erjon Blamo I cili kishte ardhur për të festuar ditëlindjen e Albanit, bashkë me të ëmën e tij Pranvera Blamo, humbën jetën tragjikisht në ujrat e liqenit të Farkës, në Tiranë. Të pestë këta persona kishin shkuar në Farkë për të festuar 21 vjetorin e Albanit.