Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha pret përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare, Transparency International

Kryeministri Berisha pret përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare, Transparency International

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pamje nga takimi

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare, Transparency International,  të cilët shoqëroheshin nga përfaqësuesit e  kësaj organizate  në Shqipëri.  Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme të politikave dhe arritjeve antikorrupsion të qeverisë. Kryeministri Berisha i njohu përfaqësuesit e Transparency International  me reformat dhe arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare, duke veçuar çlirimin e administratës publike nga konflikti i interesit, rritjen e efektivitetit në menaxhimin e financave publike, reformat për vendosjen e qeverisjes elektronike, shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset si prokurimet dhe taksat online, çertifikatat elektonike të gjendjes gjyqësore, regjistrimin e biznesit dhe transparencës qeveritare.

Kryeministri evidentoi vendosmërinë e qeverisë për reduktimin shpenzimeve operative si një shenjë të qartë e seriozitetit të saj në përdorimin e parave publike.

 “Standartet e reja që vendosi qeveria, qysh në ditët e para të saj, për shpenzimet operative,sollën si pasojë një ulje të tyre në masën 51%”, tha Kryeministri duke nënvizuar se kufizimi i shpenzimeve operative është reduktuar nga 3 % në 2.1 % të GDP-së.

“Megjithëse janë ulur taksat, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë shtuar me 1 miliardë dollarë”, u shpreh Kryeministri Berisha duke shtuar se kjo është një dëshmi e mirëmenaxhimit të financave publike. Nga ky menaxhim i mirë i të ardhurave publike tha Kryeministri, kemi realizuar dy herë buxhet suplementar.

Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se reforma në sektorin e prokurimeve publike,veçanërisht vendosja e dokumentacioneve të tenderave në internet, ka sjellë një ulje 20-30 % të shpenzimeve për prokurimet, të ardhura të cilat janë përdorur si ndihmë për ata që kanë pensione të ulëta.    

“Transparenca në prokurimet publike ka reduktuar me 1/3 ankimet për prokurimet”, u shpreh Kryeministri duke e vënë theksin në synimin e qeverisë që prokurimi elektronik të jetë praktikë e të gjitha prokurimeve në Shqipëri. Kryeministri veçoi gjithashtu si një hap të rëndësishëm në drejtim të transparencës ngritjen e institucionit të Avokatit të Prokurimeve Publike, i cili është garant për konkurentët në tendera. 

Duke vijuar më tej me reformat e ndarmarra nga qeveria shqiptare për reduktimin e informalitetit në ekonomi, Kryeministri theksoi se vendosja e pagave të referencës ka rritur numrin e personave që paguajnë sigurimet shoqërore dhe ka eleminuar korrupsionin në këtë sektor.

Në këtë kontekst Kryeministri veçoi edhe vendosjen e detyrimit që bizneset kanë për shpërndarjen e pagave përmes bankave, dhe aplikimin e one-stop-shop për regjistrimin e biznesit, i cili ka çuar në regjistrimin e mbi 20 mijë bizneseve, të cilat më parë figuronin të paregjistruara.    

Gjithashtu Kryeministri theksoi se publikimi tre muaj në avancë i çmimeve të referencës  ka eleminuar mundësinë e negociatave mes doganierëve dhe importuesve.  “Jemi të vendosur që praktikën e pagesave në mënyrë elektronike të taksave, e cila ka filluar me taksapaguesit e mëdhenj dhe do të shtrihet tek të gjithë tatimpaguesit”, u shpreh Kryeministri. 

Më tej Kryeministri Berisha theksoi se Kontrolli i Brendshëm administrativ ka rezultuar efikas veçanërisht nga kontributi i denoncimeve dhe ankesave që vijnë nga qytetarët.  Kryeministri nënvizoi se në muajt e fundit po punohet mjaft mirë me Prokurorinë  dhe nga bashkëpunimi i Prokurorisë me Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Ministrinë e Brendshme është bërë i mundur arrestimi i zyrtarëve të niveleve të larta.  

Kryeministri vlerësoi se aktualisht në vend ekziston një klimë më e mirë politike, e cila bën të mundur realizimin e reformës në drejtësi, duke shtuar se në një vend ku flitet për korrupsion dhe nuk dënohet askush, humbet serioziteti. Gjithashtu Kryeministri nënvizoi se po punohet për të rregulluar transparencën e financave të partive politike.

Nga ana e tij Drejtori Rajonal i Transparency International për Europën dhe Azinë Qendrore, Miklos Marshall në fjalën e tij shprehu konsideratat më të larta për arritjet e Shqipërisë në luftën kunder korrupsionit.

“Jemi të impresionuar nga përpjekjet tuaja në luften kundër korrupsionit. Ne mendojmë se ju jeni në rrugën e duhur. Ç’do përpjekje e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, është e lidhur me reformat e sukseshme makro-ekonomike”, theksoi Marshall

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0