24 ore lajme: Deklarate e kryeministrit Berisha: Dita e sotme Dite Zije Kombetare Deklarate e kryeministrit Berisha: Dita e sotme Dite Zije Kombetare ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 06:56:00 Një ngjarje e rëndë dhe shokuese ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në liqenin e Farkës, ku pas një feste familjare, në momentin e largimit me varkën e lokalit, janë mbytur 16 qytetarë, nga të cilët tetë ishin pjesëtarë të familjes Osmani, tre të familjes Hysa, dy të familjes Spahiu, dy të familjes Blamo dhe pronari i lokalit që drejtonte varkën, pjesëtar i familjes Dibra. Duke ndarë këtë zi të thellë me familjet Osmani, Hysa Spahiu, Blamo dhe Dibra, qeveria u shpreh familjarëve të këtyre viktimave të pafajshme ngushëllimet më të sinqerta. Këshilli i Ministrave vendos të shpallë ditën e sotme, ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të mbytura. Në të gjitha institucionet shtetërore publike, flamuri kombëtar të ulet në gjysëm shtizë në orën 12 dhe, në nderim të tyre, të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.