Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha priti sot ne një takim Komandantin e Grupit të dytё të anijeve tё NATO-s (SNMG2) Kundëradmiralin Sinan Ertugrul.

Kryeministri Berisha priti sot ne një takim Komandantin e Grupit të dytё të anijeve tё NATO-s (SNMG2) Kundëradmiralin Sinan Ertugrul.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga takimi

Pasi u uroi mirëseardhjen Kundëradmiralit Ertugrul dhe pjesëtareve të tjerë të delegacioni, Kryeministri Berisha u shpreh se vizita e Grupit të dytё të anijeve tё NATO-s (SNMG2) në ujërat territoriale dhe portet e Shqipërisë është një shenjë tjetër e bashkëpunimit të shkëlqyer që Shqipëria ka ndërtuar dhe po konsolidon çdo ditë edhe me shume me Aleancën e Atlantikut te Veriut. Kryeministri i shprehu Kundëradmiralit Ertugrul mirënjohjen e qeverise shqiptare për përkrahjen dhe mbështetjen që NATO po i jep Shqipërisë në rrugën e saj për integrim në Aleance.

 

Kryeministri u shpreh se Integrimi në NATO është objektiv madhor kombëtar që gëzon mbështetjen e më se 94% të qytetareve shqiptare. Në këtë kontekst Kryeministri Berisha e njohu Kundëradmiralin Ertugrul me reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura për reformimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në një forcë të vogël, tërësisht profesioniste, të mirepajisur me teknologji bashkëkohore dhe te mirëstërvitur, e aftë të bashkëveproje me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s në misionet e Aleancës. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha shpjegoi masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për modernizimin e rojes bregdetare dhe sistemit të vrojtimit dhe masa të tjera në kuadër të planit për modernizimin e Forcave te Armatosura.

 

Në mënyrë të veçantë, Kryeministri u ndal ne klimën pozitive te bashkëpunimit qe ekziston ndërmjet forcave politike ne vend, për të ecur përpara me reformat e domosdoshme në përmbushje të të gjitha kritereve dhe standardeve të Aleancës, për të merituar ftesën e shumëpritur.

 

Nga ana e tij, Kundëradmirali Ertugrul, duke falënderuar përzemërsisht Kryeministrin Berisha per pritjen, u shpreh se Shqipëria është treguar dhe vazhdon te tregohet një partnere e denje e Aleancës. Kundëradmirali Ertugrul vlerësoi mikpritjen dhe ndjenjat miqësore që ushtarakët e Grupit të dytё të anijeve tё NATO përjetuan gjate vizitës dhe takimeve qe zhvilluan këto dite ne Shqipëri.

 

Ne vijim, Kundëradmirali Ertugrul vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet e Aleances. Ai theksoi se ushtaraket shqiptare tregojnë nje nivel te lartë profesionalizmi e bashkëpunimi gjatë këtyre misioneve, dhe gëzojnë mirënjohjen e thellë të kolegeve të tyre nga vendet anëtare të NATO-s. Bashkëpunimi me Shqipërinë është shumë intensiv dhe i shkëlqyer – u shpreh Kundëradmirali Ertugrul.

 

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha theksoi se pavarësia e Kosovës e ben rajonin tonë më të lirë se kurrë dhe se shqiptaret i mbeten përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Kosovë.

 

Grupi i dytё i anijeve tё NATO SNMG2 është një forcë detare e formuar nga anije të vendeve të ndryshme aleate, të cilat stërviten dhe kryejnë operacione së bashku, si një grup kompakt, nën komandën e Komandantit të Komponentit Detar te NATO-s ne Napoli Nën/Admiral Roberto Cesaretti.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0