Plan kombëtar veprimi për lidershipin dhe pjesëmarrjen e grave në vendimarrje
Kryeministri Berisha deklaroi sot se do hartohet një plan veprimi kombëtar, i cili do të mundësojë përfaqësimin e duhur të grave dhe vajzave në vendimarrje dhe vendimbërje.
Duke folur gjatë një tryeze me temë “Programi i Advokimit për Gratë” i organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Kryeministri Berisha tha se do të bëjë përpjekje serioze në përcaktimin e kuotave për përfaqësimin e grave në të gjitha nivelet e vendimarrjes dhe vendimbërjes . Kryeministri theksoi se kjo do të jetë e vlefshme në politikë, në shoqëri dhe në shkencë.
“E gjykoj jashtëzakonisht të rëndësishëm një projekt kombëtar për ta ndryshuar me shpejtësi gjendjen aktuale. Kjo është detyrë e të gjitha partive politike. Forcat tona politike duhet të ndahen njëherë e përgjithmonë nga këto praktika të cilat ngushtojnë hapësirat për gratë dhe vajzat në vendimmarrje”, u shpreh Kryeministri Berisha duke shtuar se këto nuk janë vetëm praktika që rrjedhin nga mentaliteti, por janë të pashpallura edhe në legjislacion.
Kryeministri theksoi se kjo duhet të fillojë me Kodin Zgjedhor, ku të përcaktohen qartë kutat e përfaqësimit të grave në Kuvend.
“Në vitin 1996 kemi patur shumë më tepër gra dhe vajza në parlament se sa kemi sot. Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të marrin kuotat e tyre në parlament. Kjo është përcaktuese që ato të marrin vendin e tyre në vendimarrrje. Unë mendoj se kuota minimale prej 30 % si hap i parë, është i domosdoshëm”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Duke vijuar në këtë kontekst, Kryeministri ftoi drejtuesit e të gjitha partive politike që kjo kuotë të respektohet në mënyrë rigoroze.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vendoset kjo kuotë. Ajo nuk do të mund të rikthehet, nëse vendoset, por do të njohë progres më të madh dhe nivele më të larta”, nënvizoi Kryeministri Berisha.
M ë tej Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që kuotat të funksionojnë në të njëjtën mënyrë edhe për universitetet.
Barazia gjinore reale në një shoqëri, vijoi më tej Kryeministri, përbën ndoshta treguesin më kryesor të shkallës së emancipimit të kësaj shoqërie.
“ Në këtë kontekst kam qenë dhe mbetem i bindur se kjo barazi përbën një kusht përcaktues për emancipimin tonë kombëtar, përbën një nga faktorët apo levat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, të shfrytëzimit të gjysmës së potencialit të madh njerëzor të kombit”, tha Kryeministri duke shtuar se kjo nënkupton që hapësirat e pushtuara padrejtësisht nga pala tjetër duhet të lirohen.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj