Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Parade suksesesh ne konfernecen e fundit per shtyp per kete vit te Berishes

Parade suksesesh ne konfernecen e fundit per shtyp per kete vit te Berishes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga konferenca e shtypit

Në konferencën e fundit për shtyp të këtij viti, kreu i qeverisë Sali Berisha ka numëruar edhe njëherë sukseset e qeverisjes gjatë këtij viti. Vit të shqiptarëve, vit të sukseseve dhe të reformave konsensuale, e ka quajtur ai vitin që lëmë pas.

"Viti 2008 ishte viti i reformave të mëdha dhe të gjithanshme, por edhe i rezultateve të mëdha të këtyre reformave. Si në asnjë vit tjetër, viti 2008 nisi me konsensus me miratimin e ligjit për sistemin e drejtësisë dhe u mbyll me konsensus me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, të ligjit 'Për prokurorinë" dhe një sërë ligjesh të tjera të rëndësishme"- tha Berisha.

Sipas tij, reformat kanë konsoliduar institucionet e vendit, kanë shkëputur Shqipërinë nga 'dushku' dhe kanë hedhur bazën ligjore për një sistem të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Këto reforma kanë konsoliduar parlamentarizmin në Shqipëri dhe kanë thelluar karakterin parlamentar të Republikës, pra janë një fitore e republikanizmit.

Berisha theksoi se reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe faktikisht ky sistem funksionon në tërësi mbi një bazë të re të standardeve ndërkombëtare. Ai nuk ka ngurruar ti quajë reformat perfekt në të gjitha fushat e tjera si në fushën fiskale, ekonomike, arsimit etj.

"Këtë vit Shqipëria ia doli të renditej e dyta në botë për sa i përket suksesit të reformave për klimën e biznesin. Shqipëria la prapa 51 vende të botës në këtë reformë. Ne u renditëm në 10 vendet më të suksesshme në botë për luftën kundër korrupsionit, një kancer i vërtetë që duhet luftuar çdo orë, ditë apo javë për të parandaluar pasojat e tij", tha Berisha.

Suksese ka numëruar numri një i qeverisë edhe në luftën kundër korrupsionit, ndonëse për këtë ka pasur kritika pafund, madje edhe në raportin e progresit.

“Këtë vit, Shqipëria u rendit e para në Ballkan për luftën kundër korrupsionit"- nënvizoi ai. Arritje të dukshme në biznes dhe në ekonomi, kanë qenë të tjera suksese që të kujtuar Berisha. "Shqipëria në orbitën e rritjes dyshifrore, ky është mesazhi më i mirë, më i fuqishëm dhe më pozitiv që ky vend i dërgon komunitetit ndërkombëtar të biznesit", tha Kryeministri Berisha, duke kujtuar se Shqipëria një vend tërheqës për investimet e huaja.

Duke u ndalur në privatizimet e mëdha të ARMO e INSIGU, Berisha ka ripërsëritur se viti 2008 ishte viti i mbajtjes së premtimeve të mëdha.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0