Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Qeveria miraton projektligjin për regjistrin kombëtar të gjendjes civile

Qeveria miraton projektligjin për regjistrin kombëtar të gjendjes civile

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha veçoi projektligjin për gjendjen civile. Duke vlerësuar ndryshimet e mëdha që ka pësuar regjistri themeltar i shtetit gjatë këtij viti, nëpërmjet funksionimit të tij në formën digjitale, Kryeministri theksoi se përdorimi i teknologjisë së re dhe perspektiva digjitale e këtij shërbimi ka bërë të domosdoshëm një ligj të ri.

Duke  e vlerësuar këtë ligj shumë të rëndësishëm, Kryeministri u shpreh se ky ligj i paraprin fillimit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike.

“Një ligj i dytë shumë i rëndësishëm për vendin është ligji për gjendjen civile. Siç e dini kjo zyrë themelore  e shtetit, ky regjistër themeltar i shtetit gjatë këtij viti ka pësuar ndryshimin më të madh, janë bërë tërësisht digjitale. Pra teknologjia e re dhe perspektiva digjitale e këtij shërbimi ka bërë të domosdoshëm një ligj tëri, i cili është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë të specialistëve tanë të Ministrisë së Brendshme me ekspertët më të mirë të kontraktuar nga OSBE dhe ky ligj i paraprin fillimit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike,ndaj dhe do ta vlerësoja shumë të rëndësishëm. Pra motoja që të shkojmë drejt zgjedhjeve me reforma është një realitet.”

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0