Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | E pashembullt: Keshilli i Ministrave ne mbrojtje verbale te ministrit te akuzuar per korrupsion ne pengim te hapur te drejtesise

E pashembullt: Keshilli i Ministrave ne mbrojtje verbale te ministrit te akuzuar per korrupsion ne pengim te hapur te drejtesise

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Me poshte eshte e plote deklarate e Ministres Majlinda Bregu bere ne emer te Keshillit te Ministrave te Shqiperise. Permbajtja e saj shpalos nje  situate absurde, ku e gjithe qeveria e Shqiperise, ne bllok, i ben mbrojtje verbale ministrit te akuzuar per korrupsion , duke i bere presion te hapur organeve kushtetuese te hetimit te bejne punen e tyre, dhe organeve te drejtesise te thone fjalen e tyre te pavarur.

lexoni deklaraten :

Këshilli i Ministrave duke marrë shkas nga publikimi nga Prokuroria e Përgjithshme i disa materialeve dhe spekulimet në disa media  në lidhje me rrugën Durrës-Kukës deklaron sa më poshtë:

Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, veprës më madhore të shqiptarëve, është realizuar dhe mbështetet tërësisht dhe ekskluzivisht në vendimet e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Secili prej këtyre vendimeve është marrë në kushtet e transparencës, mirinformimit dhe përgjegjshmërisë së plotë ligjore të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave hedh poshtë pretendimet absurde se i ka marrë këto vendime në kushte të mos informimit të plote apo të keqinformimit nga Ministri Basha, si trillime të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike apo ligjore, por që synojnë të rikthejnë në Shqipëri kohërat e dënimeve kolektive.

Akuza se Ministri Basha ka shkelur barazinë në tendera në rastin e përzgjedhjes së konsulentit ndërkombëtar është një manipulim i pastër me faktet dhe ligjin pasi përzgjedhja e këtij konsulenti nuk është bërë me tendër, por në përputhje me ligjin, me prokurim të drejtpërdrejtë nga Këshilli i Ministrave, i cili ka marrë të gjitha përgjegjësitë ligjore me VKM nr. 460 datë 10 korrik 2006.

Këshilli i Ministrave deklaron se  VKM nr. 460, datë 10 korrik 2006 për përzgjedhjen e konsulentit ndërkombëtar është marrë në kushtet e disponimit të të gjithë informacionit dhe rrethanave të nevojshme. Ky vendim shpreh vullnetin politik për të proceduar me ndërtimin e përshpejtuar të segmentit Rrëshen-Kalimash, në kushtet e mungesës së projektit.

Hartimi i këtij projekti teknik u autorizua po nga Këshilli i Ministrave me VKM nr. 158, datë 15.03.2006.

Pretendimi se këto vendime bien ndesh me njëri- tjetrin është po kështu një abuzim i pastër.

Këto dy vendime janë pjesë e pandarë e të njëjtit vullnet të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e të njëjtës vepër. Me VKM nr. 158 datë 15.03.2006 u autorizua hartimi i projektit teknik për segmentin Rrëshen-Kalimash, ndërsa me VKM nr. 460 datë 10 .07.2006 u autorizua marrja e konsulencës së veçantë  për kontraktimin e ndërtuesit të segmentit Rrëshen - Kalimash me metodën projektim-ndërtim.

Është trill i qartë, absurd, qesharak dhe i pabazë pretendimi i prokurorisë se Ministri Basha i ka fshehur Këshillit të Ministrave një vendim të marrë po nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli i Ministrave, me vendimin për përzgjedhjen e konsulentit ndërkombëtar, mundësoi fillimin e bërjes realitet të projektit Rrëshen-Kalimash brenda një kohe shumë të shkurtër. Më 4 shkurt të vitit 2007 pas një pune paraprake disa mujore ky projekt u inaugurua zyrtarisht me fillimin e punimeve në tunel. Pra, si rezultat i vendimeve të Këshillit të Ministrave u arrit që puna për segmentin Rrëshen Kalimash të nisë brenda një kohe fare të shkurtër.

Këto fakte hedhin poshtë, si të pavërtetë dhe jologjik, pretendimin e prokurorisë se Këshillit të Ministrave iu paraqit një situatë jo e vërtetë për të justifikuar lidhjen e kontratës me konsulentin ndërkombëtar.

Këshilli i Ministrave deklaron se vendimi i tij nr. 651, datë 27.09.2006 për miratimin e kontratës ndërmjet qeverisë se Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët Bechtel-Enka për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash shënon momentin kulmor të mishërimit të vullnetit të qeverisë shqiptare. Ky vendim, përkundër pretendimeve absurde të prokurorisë, është marrë në kushtet e informimit të plotë dhe të përgjegjshëm të Këshillit të Ministrave mbi procesin e negocimit të kontratës si dhe të konstatimit nga Këshilli i Ministrave të zbatimit rigoroz, të plotë dhe të përpiktë të vendimeve të tij nr. 481, datë 14.07.2006 dhe nr. 526, datë 02.08.2006, nga MPPTT dhe DPRR.

Si përfundim, Këshilli i Ministrave deklaron se në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk është keqinformuar dhe se ka disponuar informacionin e plotë dhe të nevojshëm për vendimet që ka marrë. Këshilli i Ministrave ka proceduar me vetëdije të plotë dhe përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese për miratimin e të gjitha vendimeve përkatëse në lidhje me ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash.

Ministri Basha ka zbatuar me përpikëri, transparencë dhe përgjegjshmëri të plotë të gjitha detyrimet e tij që rrjedhin nga Vendimet e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e rrugës.

Akuzat e formuluara ndaj Ministrit Basha janë thjesht përpjekje primitive dhe të dështuara për të shndërruar prokurorinë në një parti politike nga armiq dhe kundërshtarët e korridorit shqiptar.

Komente (4 vendosur):

drejtesia shqiptare ne 11 December, 2008 02:32:40
avatar
"drejtesia shqiptare" pse egziston valle? hajduti ka shok hajdutin , apo jo?
ministri indian dha doreheqjen ,si pergjegjsi morale.ministri grek po ashtu,pavaresisht se nuk u pranua,kuptohet sjane larg nga ne ata..po ne shqiperi ???
Shqiperia Etnike ne 11 December, 2008 06:20:08
avatar
Motra dhe vllezë* të Shqipërisë londineze,

ju lusim që në ditët në vijim, të mos bëheni me folë vetmevete, sepse shumë Fakte dhe shumë të dhëna të vërteta, të cilat do të dihen shumë shpejt, do na bëjnë që edhe leshi i kokës të na ngritet përpjetë, sepse do kemi të njohur *ëto të vërteta rrënqethëse:



1. Ardhjen e Sali Berishës në Pushtet, me ndihmën e strukturave të SPB (UDB) së Kosovës - Maqedonisë - Malit të Zi, që atëherë ishin pjesë të Okupuar të Jugosllavisë.



2. Bashkëpuçja e Sali Berishës me Zyrën e Kosovës, që nuk ishte diç tjetë*, pos njëra nga Bazat Legale të UDB’së, në Shqipëri.



3. Lidhjet e Sali Berishës, Gazidedës, Safet Zhulalit me Armatën e Jugosllavisë, dhe marrveshjen sekrete pë* furnizimin e *ësaj Armate, dhe të Paramilitarëve të Serbisë, me Karburante, në kohën e Embargos, që OKB i bënte ish Jugosllavisë.



4. Krijimin e Firmave Piramidale në Shqipëri, nga ekspertët e Klanit të Zemunit, dhe pasurimi i *ëtij Klani, pë* qëllime kriminale, dhe pë* përfitime Shtetrore të Beogradit, sepse akoma, shumica e shqiptarëve nuk e kannë të njohur, se sa Lek të shqiptarëve, përmes ekipit special të SHIK’ut të Gazidedës, dhe që kannë qenë pjesë e Klanit të Zemunit, pra akoma nuk e dinë shqiptarët se sa Lek të tyre kanë përfunduar në duart e Klanit të Zemunit, dhe tek të afërmit e MILICËS - vjehrrës së Salos, në Serbi e Mal të Zi.



5. Urdhëri që i është dhënë Sali Berishës pë* ta Graduar Gazidedën, dhe pë* t`ia lënë në dorë, mabarvajtjen e Vrasjeve, shkatërrimit dhe djegjes së Shqëipërisë, në vitin 1997, urdhë* që ka qenë Top-sekret.



6. Bashkpuçjen e Sali Berishës me forcat proserbe, të cilat ishin bashkuar rrethe FARK-ut, një krijesë që ishte organizuar me urdhë* të Beogradit, dhe me bekimin e Dy agjenteve, pra të Z.Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, të cilët, duke ardhur në majat e politikës (siç i quanin Ata, kosovare) me Kalkulimet e Beogradit, natyrisht se edhe, urdhërat qe vinin nga SPB, Ata i zbatonin me përpikëri.



7. Përpjekjen e skajshme dhe të përbashkët të Sali Berishës dhe FARK-ut, pë* ta sabotura, penguar dhe pamundësuar mbarvajtjen e Luftës në Kosovë, duke inskenuar Luftë Civile ndërmjet shqiptarëve, dhe ky Kurban i *ëtij skenari u bë, i ndjeri Azem Hajdari.



8. Bashkveprimi reciprok i Sali Berishës, me një tjetë* figurë të madhe të politikës së shqipërisë, pra të Z.Fatos Nano, bashkpunim dhe bashkërendim që bëhej dhe sinkronizohej përmes Rusis-Athinës dhe Beogradit, bashkpunim i cili rezultojë me një tërmet të madhë, në kuadë* të strukturave drejtuese të LPK-së dhe UÇ*-së, të cilat kishin një Trup e një Frymë.



9. Pasurimi i radhëve të UDB-së në Shqipëri, si dhe shpërblimi i aktorëve shqiptarë nga Shipëria (Lulzim Bashës, Edit Harxhit, etj,...etj), të cilët në Kosovë kishin operuar në kuadë* të UNMIK-ut, dhe që ishin punësuar në Administratën e UNMIK-ut, me intervenimin e UDB-së së Begradit, dhe që të gjithë *ëta Individ, që me vonë na bëhen Ministra dhe Zëvendës Ministra, ishin pjesë e Stafit që dirigjoheshin nga Beogradi, përmes Milicës së RE, pra Znj.Argita Berisha, e cila konsiderohet si dora më e fortë dhe më e suksesshme e Beogradit, në Shqipëri, pas Sali Berishës e Gazidedës.



10. Krimet e shumta që bënë Klani i Zemunit në Shqipëri, duke filluar nga përndjekjet e ish Ilegalëve të Kosovës, vrasjes së Remzi Hoxhës, vrasjeve masive në vitin 1997, vrasjes së ushtarëve të UÇ*’së, në vitet 1998, vrasjet enigmatike dhe të sofistikuara të Artan Hoxhës, Kosta Trebickës, pastaj ngjarjeve tragjike, si të Gërdecit, dhe shumë akteve tjera kriminale, të cilat kannë pë* tu zbardhur në ditët që do vijnë.



11. Investimet që ka bë*ë politika Berishjane në bashkëpunim me Tradhtarët e Kombit, Z.Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, në minimin e Luftës, dhe më pastaj edhe në Kriminalizimin e Luftës së pastë* të UÇ*’së, nëpërmes Gr. të Argita Berishës-pasardhses së denje të Oficeres se OZNA-së, Znj. se ndjerë - gjyshes Milica (Vera), që ishte edhe gjyshja e Argitës, dhe Nëna e Sllobodankës (Lirije Berishës, së më vonshme), që është gruaja e Sali Berishës.



12. Ka edhe shume detaje më të imta, që janë më rrënqethëse, se sa mund t’i parandjejë mendja jonë, por që nuk janë të panjohura, kur dihet tash më, se cila ishte fytyra e vërtet e Begradit në Katë* Luftrat e saja, që i bëri prej fillimit të vitit 1993, e gjerë në fund të vitit 1999, Luftra të cilat përfunduan në Gjenocid dhe Masakra të papara, pra Gjenocid dhe Masakra, që nuk e lenë pa hise dhe pa gjynahe, edhe një figurë të pistë dhe të turpshme të Historisë së Shqipërisë, pra një Antikombtarë të përbetuar të Shipërisë, Z.Sali Berisha, i cili pë* bashkëpuçje, ishte mik i ngusht i Hijenave, si Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Fatos Nano, Bashkim Gazidede,.., dhe shumë figurave tjera tragjike të Kombit dhe Historisë
As.Ma. ne 12 December, 2008 06:43:17
avatar
Shqiptarët duket që janë të keq informu-ar dhe i marën gjërat ''kallëp''.Mos dë-gjoni ish komunistat,që ja hedhin fajin e 1997-ës qeverisë së Sali Berishës,se ata janë të hurit e të litarit.Disa ko-mente budallallëqe,që janë bë*ë më parë tregojnë se njerzit s'enjohin ssituatën.??!
ne 22 December, 2008 08:17:15
avatar
Nje shtet quhet juridik kur te gjitha strukturat kryejne sejcila punen qe perfaqesojne nga ana Legjislative brenda kopetences qe mbulojne.Mbasi sejcili Dikaster peballohet vetem me punen qe i perket,nersa ne po shikojme qarte qe Dikastere te tjeter nemeklature kuvendojne ose marrin ne mbrojtje me kopetence nje detyrim qe nuk i perket-Si dhe kjo quhet thjeshte Centrelizem.pra Centralizmi vazhdon te jetoje perseri ne Shqiperi.Ky kryeminister fuqiplote futet edhe kecenon Drejtesine duke haruar se ky eshte tashme nje shtet juridik dhe se cili Istitucion apo organ qeveritar qofte duhet te kryej detyren brenda legjslativit dhe jo me shme mbasi hyn hapur ne kopetecat e organit tjeter.Nuk mund te mbrohet korupsioni,vjedhjaper cilindo qofte me centralizem si dhe duke penguar organin e akuzes dhe Drejtesine te punoje.Asgje nuk humbet ,mund te transformohet por qendron.Drejtesia do te fitoje shumeshpejte panvarsine e plote.Rrofte Demokracia shqiptare.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0