KRRTRSH miratoi “Planin për zhvillimin e bregdetit jugor të Shqipërisëâ€
Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, pasditen e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme që lidhen me planin urbanistik të vendit, si dhe një seri lejesh për investime të mëdha në sektorin e industrisë, energjisë dhe tregtisë.
KRRTRSH vendosi miratimin e “Planit për zhvillimin e bregdetit jugor të Shqipërisë”, projekt i cili është hartuar me konsulencë të përbashkët të kompanive TBU-HBA-P&P, dhe me financim të Bankës Botërore.
Duke vlerësuar rëndësinë që ka ky plan për zhvillimin e mëtejshëm të bregdetit jonian, Kryeministri Berisha se ky projekt ka si qëllim kryesor ruajtjen, menaxhimin dhe miradministrimin e bregut jugor, një nga pasuritë më të mëdha lokale dhe kombëtare.
"Ky është plani i parë i bazuar tërësisht në Kodin Evropian të sjelljes për bregdetin, që respekton standardet evropiane në trajtimin e tij. Metoda e përdorur nuk përcakton njolla mbi bazën e klientelizmit, por përcakton rregulla e parime mbi të cilat duhet të bazohet zhvillimi i qëndrueshëm i tregut. Ky plan zëvendëson një përpjekje të mëparshme e cila e kishte damkosur bregun me njolla sipas lobingjeve dhe klientelës", u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri u ndal në diskutimin për zonat e ullishtave, ku theksoi se në mënyrë absolute nuk do të lejohet ndërtimi në zonën e ullishtave të djegura. “Është një praktikë që i djegin ullishtat për t'i kthyer në troje, por nëse ullishta digjet, në të do të mund të ndërtohet vetëm pasi të rritet ullishta e re. Ne nuk mund të themi se nuk do të lejohen të ndërtojnë në pronën e tyre, por do të mund të ndërtojnë vetëm pasi të rritet ullishta e re", theksoi Kryeministri.
Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu se ky plan ka një meritë të madhe sepse delegon te qeveritë vendore detyrën e hartimit të planeve lokale dhe thellon më tej pjesëmarrjen publike në diskutimet. "Bregu shqiptar përballet me dy fenomene, batërdinë e Ksamilit dhe mungesën e plotë të ndërtimeve nga qafa e Llogorasë deri në Lukovë. Natyrisht bregu është një pasuri e madhe kombëtare ndaj duhet të zhvillohet në përputhje me standardet dhe kriteret më të mira të zhvillimit", u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha kërkoi që edhe zonat e tjera të trajtohen tërësisht sipas kritereve dhe rregullave zhvillimore të këtij plani.
Prezantimi i projektit u bë nga përfaqësuesi i kompanisë HBA ( Huszar braman and Asossiates), zoti Michael Brammah, i cili u shpreh se në planin e zhvillimit të bregdetit të jugut përcaktohen kriteret e veçanta kufizuese dhe rigoroze për ndërtimet në majat e kodrave në përputhje me kriteret e pejsazhit dhe mjedisit
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj