Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së dy kontingjenteve të paqeruajtësve shqiptarë në Afganistan dhe në Çad

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së dy kontingjenteve të paqeruajtësve shqiptarë në Afganistan dhe në Çad

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga percjellja e ushtareve ne Afganistan dhe Cad

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes së dy kontingjenteve të trupave ushtarake shqiptare në misione paqeruajtëse në Afganistan dhe në Çad.

Kryeministri vlerësoi se e veçanta e kësaj ceremonie është se Shqipëria nis sot dy kontingjente në dy flamuj; në flamurin e NATO-s dhe në flamurin e BE-së, dy organizatat që shqiptarët kanë përzgjedhur si të ardhmen e tyre më të shkëlqyer. 

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha përshëndeti ushtarakët që nisen në këto misione, duke i cilësuar ata misionarë të paqes.

“Së pari, dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe të shpreh krenarinë e madhe për ju. Ky është një moment solemn për ju, familjet tuaja, Forcat tona të Armatosura dhe për kombin shqiptar gjithashtu. Të dashur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, ju niseni në një mision të vërtetë të madh, niseni si misionarë të paqes. Ju çoni më tej traditën e shkëlqyer të ushtarakëve shqiptarë, mbroni me kurajë, guxim dhe profesionalizëm jetët e pafajshme, të kërcënuara nga terrorizmi, ky armik i egër i sotëm i njerëzimit, barbaria, genocidi”, u shpreh Kryeministri.

Duke iu drejtuar paqeruajtësve shqiptarë që nisen me mision në Afganistan, Kryeministri theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë mision është kontribut i saj në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetje e aspiratave liridashëse të popullit afgan.

 “Ju shkoni në Herat, së bashku me njësitë italiane për të luftuar terrorizmin, i cili kërcënon liritë dhe ekzistencën e një kombi vigan, i largët nga ky vend, por i afërt në aspiratat e tij liridashëse me Shqipërinë dhe të gjitha kombet e tjera të lira. Historia dëshmon se lufta më efikase kundër terrorizmit është ta luftosh atë atje ku lind. Në malet e Afganistanit sërish ndodhen vatra tejet të rrezikshme të këtij armiku të egër.  tha Kryeministri. 

Kryeministri e konsideroi misionin në Çad një mision jetik për paqen dhe stabilitetin në këtë vend dhe më gjerë në Afrikë.

“Ju niseni në Çad, ku barbaria dhe genocidi po shfaros qindra e mijëra jetë të pafajshme në një zonë të vështirë, në një mision jetik për paqen dhe stabilitetin në Afrikë dhe më gjerë.”

Kryeministri Berisha u shprehu falënderimet më të sinqerta qeverive të vendeve mike, qeverisë italiane dhe qeverisë franceze, ambasadorëve të tyre të pranishëm në ceremoni, NATO-s dhe BE-së për mbështetjen e dhënë në përmbushjen me sukses të këtyre misioneve.    

“Shfrytëzoj rastin, - u shpreh Kryeministri - për t`u shprehur falënderimet më të sinqerta qeverive të vendeve mike, qeverisë italiane qeverisë franceze, ambasadorëve të tyre të pranishëm në këtë ceremoni, NATO-s dhe BE-në për mbështetjen e madhe që u kanë dhënë ushtarakëve shqiptarë dhe vendit tonë në përmbushjen e këtyre misioneve.”

Duke shprehur një falënderim të veçantë për prindërit, bashkëshortet dhe fëmijët e ushtarakëve që nisen në këto misione, që u mundësuan atyre të merrni një vendim kaq burrëror dhe fisnik, Kryeministri siguroi se qeveria do të bëjë çdo përpjekje që t`u gjendet pranë familjeve të tyre.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Janar, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0