Intervista e Berishes ne Corriere Della Sera: Ne Shqiperi mund te ngrihen centrale atomike per interesat italiane
Ne nje interviste per te perditshmen italiane "Corriere della Sera", Kryeministri Sali Berisha ka shprehur gatishmerine qe ne Shqiperi te ngrihen centrale berthamore per interesat e Italise. "Vendimi im, - shprehet Berisha - eshte qe te mos perjashtohen shqiptaret nga ky potencial i madh qe eshte energjia berthamore. Me ekonomike, me e paster. Mungon nje kuader normativ i nevojshem, por jemi duke punuar me agjensine atomike ne Vjene. Projekti po perparon. Idealja do te ishte te arrihej nje marreveshje me vendet fqinje, para se gjithash me Italine. Do te financojme me qeverine e Romes - vijon me tej Kyeministri - nje impiant qe do te ndertohet ne Shqiperi. Nese kjo nuk do te jete e mundur, do t'i drejtohemi sektorit privat per te studiuar tregun ballkanik dhe Italian". Kryeministri deklaroi se vendi yne eshte i hapur per energjine atomike. Berisha shton se ende nuk ka biseduar me qeverine italiane, pasi ajo e meparshmja ishte anti berthamore, por me Berluskonin ndryshon gjithçka. Nje grup italian ka mberritur ketu per te diskutuar mundesine e ngritjes se nje centrali, por vendi ende nuk eshte percaktuar. Kryeministri nuk ka dhene afate se kur do te ndertohet centrali, pasi kjo do te varet nga marreveshja qe do te firmosin dy qeverite, projekti mund te perfundoje pas pese vjetesh. Berisha ka dhene siguri se Shqiperia ofron te gjitha garancite qe projekti te jete i sigurt. "Kemi sistemet me te mira te gjenerates se katert - konfirmon Kryeministri, duke shtuar se askush nuk ka arsye te trembet ne mesdhe". Sipas komentit te "Corriere della sera", Berisha nuk i hedh poshte aleancat e vjetra, duke thene se Prodi mbetet nje mik i madh, por eshte ne kerkim te atyre te reja, pasi Berluskonin e cileson "luanin e gadishullit" dhe me te do te kete marredhenie te ngushta. Gazeta trajton edhe çeshtjen e plehrave italiane, dhe e pyet Kryeministrin, nese do te behet diçka me mbeturinat e Napolit. Berisha pergjigjet: "Sot gjerat kane ndryshuar, te importosh plehra nuk e lejon ligji shqiptar. I pyetur per tragjedine e Gerdecit, Berisha mohon perfshirjen e tij dhe te familjes duke thene se akuzat e "New York Times" bazohen ne deklarata dhe pergjime mafioze. Dhe ne fund pyetjes qe nese do te rikandidonte, ai i pergjigjet: "Ka vetem dy gjera qe mund ta nxjerrin ne pension Berishen: Zoti i Plotfuqishem dhe populli shqiptar. Me pelqen te shoh drejt se ardhmes dhe jo nga e kaluara".
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj