Berisha ironizon me deklaraten e 125 gazetareve
Kryeministri Berisha ironizoi sot deklaratën e nënshkruar një ditë më parë nga 125 gazetarë. “Dikur shkruaja tani pena më është ndryshkur” ka ironizuar kryeministri Berisha duke shtuar se do i pëlqente të kishte atë deklaratë në zyrën e tij dhe ta firmoste. Këto pohime ironike kreu i qeverisë i bëri nga tryeza e këshillit të Ministrave ku kabineti i tij qeveritar po zhvillonte mbledhjen e radhës. Dje 125 gazetarë nënshkruan një deklaratë sipas të cilave, Berisha ka tejkaluar çdo standart njerëzor duke poshtëruar vdekjen tragjike të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen se nuk jemi ne ata që fshehin krimet dhe se shkaku që Berisha shpall lufte është sepse mediat zbulojnë krimet. Gazetarët shprehen të shqetësuar nga fushata denigruese e kryeministrit Berisha ndërkohë që u bëhët thirrje ndërkombëtarëve që të mbrojnë lirinë e fjalës nga ata që mbrojnë krimet dhe që janë në pushtet.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj