Kryeministri Berisha përuron fillimin e punimeve në shëtitoren “Fan Noli” të Pogradecit
Në vijim të vizitës së tij në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në shëtitoren “Fan Noli”, financim i buxhetit të shtetit me vlerë prej 80 milion lekësh. Kjo shëtitore, u shpreh kryeministri Berisha, që fillon rrëzë malit dhe përfundon tek kampi, i jep Pogradecit, realisht, një pamje të re dhe të bukur, si dhe pushuesve të tij një nga shëtitoret më të bukura të Shqipërisë. Duke theksuar se shëtitorja është një investim shumë i dobishëm për qytetin, Kryeministri u shpreh se janë bërë të gjitha përpjekjet që shëtitorja të jetë gati për qytetarët, në një kohë sa më të shkurtër.
“Kryetari i Bashkisë ka marrë të gjitha masat që në fund të qershorit, i cili përkon edhe me kulmimin e sezonit turistik në këtë qytet, ta kenë disponibël këtë shëtitore të gjerë , e cila do të jetë e tëra e ndërtuar në pllaka.”, tha Kryeministri Kryeministri tha se qeveria do të ketë përparësi projektet për asfaltimin e rrugëve në këtë qytet, në mënyrë që ky qytet i mrekullueshëm të mos ketë asnjë rrugë të paasfaltuar. Pogradecin është treguar i njëjti interes si për zonat e tjera turistike të vendit. Do të punojmë për kompletimin e një infrastrukture të qëndrueshme dhe moderne si për banorët ashtu dhe për turistëKryeministri u shpreh se është e domosdoshme që në promovimin turistik të vendit, Pogradeci të zero një vend të veçantë, si një qytet me tradita shumë të mira në pritjen e turistëve. “Turistët po vinë gjithnjë e në rritje, prandaj është e domosdoshme që edhe në promovimin turistik të vendit të përfshihet edhe Pogradeci me një traditë të shkëlqyer në pritjen e turistëve.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj