Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Sali Berisha: Nuk e pezulloj Sefgjinin nga kreu i tatimeve

Sali Berisha: Nuk e pezulloj Sefgjinin nga kreu i tatimeve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Berisha gjate konferences se shtypit

Edhe pse kreu i tatimeve, Arben Sefgjini eshte ne arrest shtëpie, pas vendimit qe Gjykata e Krimeve te Renda dha per te, kryeministri ka bere te ditur se Sefgjini do te ushtroje ate postin e kryetatimorit pavaresisht mases se dhene. “Vendimi nuk eshte dhene per pezullim detyre. Ceshtja eshte ende ne shqyrtim”, tha kryeministri Sali Berisha sot ne nje konference per shtyp. Kryeministri Sali Berisha doli sot ne nje konference per shtyp ku raportoi mbi takimin me shefin e KE-se, Hoze Manuel Barroso. I pyetur nga mediat per postin e kryetatimorit pas vendimit me arrest shtëpie, kryeministri nga deklarata e siperpermendur la te kuptohet se Sefgjini do te vazhdoje detyren e tij, edhe ne kushtet e arrestit shtëpiak. “Te presim vendimin përfundimtar, pastaj te shohim”, deklaroi ai para mediave.
Arben Sefgjini, ish- kreu i SHIK-asve sot drejtor i pergjithshem i tatimeve ndodhet ne arrest shtëpie. Vendimi u dha nga Gjykata e Krimeve te Renda ne kuadër te hetimeve per dosjen “Remzi Hoxha”, biznesmeni shqiptaro-maqedonas i zhdukur 13 vjet me pare. Bashke me Sefgjinin te pandehur jane marre edhe 3 persona te tjere, per te cilet gjykata ka dhene te njejten mase. Procesi i pare gjyqësor per dosjen “Remzi Hoxha” do te jete ne 26 maj.

Komente (2 vendosur):

Fatmir Demiri ne 06 May, 2008 07:01:20
avatar
Kjo dihej: qe kur e emeroi ne detyrat e rendesishme Sefgjinin, Berisha kishte parasysh te jepte mesazhin se ai asnjehere nuk do t'i tradhtonte ushtaret e vet, keshtu qe ata nuk duhet ta tradhtojne komandantin.Sefgjini eshte person qe e di saktesisht se cilet jane urdheruesit e rrembimit, torturimit dhe zhdukjes se Remzi Hoxhes, vrasjes se Ali Ukes, si dhe zhdukjes se disa tregtareve te tjere ne ate kohe .
osama barak ne 06 May, 2008 01:39:06
avatar
pse te jete ne dore te Kryeministrit nje veprim i ketille administrativ, kush tjeter ka kompetenca per largimin ose pushimin ne qofte se ky eshte rasti.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0