Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha: Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ndodhen është në interes të mbarë kombit

Kryeministri Berisha: Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ndodhen është në interes të mbarë kombit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga takimi

Kryeministri Berisha prit sot në takim Kryetarin e Unionit Demokratik të Malit të Zi dhe delegacionin që e shoqëronte.

 

Pasi e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen, Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi  shprehu ngushëllimet e sinqerta për tragjedinë e Gërdecit si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi me familjarët e atyre që humbën jetën apo pronën e tyre gjatë shpërthimit.

 

Gjithashtu Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi shprehu vlerësimin pozitiv për reagimin e menjëhershëm të strukturave të shtetit shqiptar, fakt ky që tregoi se Shqipëria është e gatshme të përballojë me efikasitet momente të tilla tejet të vështira.

 

Kryeminstri Berisha i njohu shqiptarët nga Mali i Zi me ecurinë e operacionit për eliminimin e pasojave të tragjedisë, me punën e madhe dhe të rëndësishme të forcave të ushtrisë për pastrimin e zonës, me reagimin me efikasitet të sistemit tonë shëndetësor  në trajtimin e të plagosurve.

 

Kryeminstri Berisha tha mbi situatën në Gërdec se pas situatës së vështirë dhe përfundimit të operacionit të shpëtim kërkimit, jemi në fazën e rindërtimit të zonës.

 

Kryeminstri Berisha dhe Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi u ndalën gjatë bisedës dhe në situatën politike në Malin e Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale atje.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ata ndodhen është në interes të mbarë kombit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Gushte, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Vlereso artikullin
0