24 ore lajme: Berisha ne Grupin Parlamentar: Kjo eshte jave historike per Shqiperine dhe NATO-n Berisha ne Grupin Parlamentar: Kjo eshte jave historike per Shqiperine dhe NATO-n ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 31 March, 2008 05:41:00 Kryeministri Sali Berisha nuk fsheh optimizmin se Shqiperia do te marre ftesen si anetare e ardhshme e NATO-s. Ai ka komentuar sot ne grupin parlamentar te PD-se, Samitin e NATO-s qe do te mbahet ne Bukuresht te Rumanise duke u shprehur se marrja e fteses per anetaresimin e Shqiperise, do te perbeje per vendin tone ngjarjen me te madhe pas pluralizmit. “Jave historike per Shqiperine dhe NATO-n. Do te marrim vlerësim maksimal dhe kjo do te jete rrjedhoje e realizimit te reformave qe na kishte vendosur NATO”. Sipas kryeministrit vendi yne pas këtij Samiti do te jete i perfshire ne te gjitha operacionet e NATO-s ne bote. “Ftesa do te thote besim e pergjegjesi madhe dhe nje fillim i madh. Duhet te pershpejtojme reformat pasi kjo ftese perben nje frymëzim per axhenden tone”. Kryeministri nuk ka lene pa pershendetur dhe qëndrimin e opozites per integrimin Shqiperise ne NATO. Samiti i NATO-s mbahet ne datat 2-4 prill ne Bukuresht te Rumanise. Ne thelb te këtij Samiti do te jete zgjerimi i strukturave euro-atlantike me vende te reja. Kandidate per anetaresim jen Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia.