Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Berisha ne Grupin Parlamentar: Kjo eshte jave historike per Shqiperine dhe NATO-n

Berisha ne Grupin Parlamentar: Kjo eshte jave historike per Shqiperine dhe NATO-n

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Grupi Parlamentar i PD-se

Kryeministri Sali Berisha nuk fsheh optimizmin se Shqiperia do te marre ftesen si anetare e ardhshme e NATO-s. Ai ka komentuar sot ne grupin parlamentar te PD-se, Samitin e NATO-s qe do te mbahet ne Bukuresht te Rumanise duke u shprehur se marrja e fteses per anetaresimin e Shqiperise, do te perbeje per vendin tone ngjarjen me te madhe pas pluralizmit. “Jave historike per Shqiperine dhe NATO-n. Do te marrim vlerësim maksimal dhe kjo do te jete rrjedhoje e realizimit te reformave qe na kishte vendosur NATO”.
Sipas kryeministrit vendi yne pas këtij Samiti do te jete i perfshire ne te gjitha operacionet e NATO-s ne bote. “Ftesa do te thote besim e pergjegjesi madhe dhe nje fillim i madh. Duhet te pershpejtojme reformat pasi kjo ftese perben nje frymëzim per axhenden tone”. Kryeministri nuk ka lene pa pershendetur dhe qëndrimin e opozites per integrimin Shqiperise ne NATO.
Samiti i NATO-s mbahet ne datat 2-4 prill ne Bukuresht te Rumanise. Ne thelb te këtij Samiti do te jete zgjerimi i strukturave euro-atlantike me vende te reja. Kandidate per anetaresim jen Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0