Qeveria kundershton deklaratat e Partise Socialiste per mungese transparence me ndihmat per Gerdecin
Drejtori i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave, Grid Rroji mbajti sot një deklaratë për shtyp në të cilën u shpreh:
“Sot në serialin e akuzave për tragjedinë e Gërdecit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi qeverinë për vendimin e saj i cili vendos trasparencë të plotë në fondet e dhuruara për Gërdecin, duke e quajtur atë si një vendim të padrejtë.
Qeveria sqaron se është e vendosur të kompensojë plotësisht të gjitha dëmet e e shkaktuara nga kjo fatkeqësi dhe ne një kohë sa më të shkurtër. Qeveria falenderon të gjithë individët, organizatat dhe vendet mike për ndihmën që kanë dhënë. Përfshirja e tyre në fondin e kompensimit të banorëve të zonës së bashkisë së Vorës ka një qëllim dhe vetëm një: shpërndarjen transparente të tyre për të gjithë banorët dhe jo favorizimin e disave dhe harrimin e të tjerëve.
Z Rama para se të ndërmarrë fushata të tilla shpifjesh dhe trillimesh të ngarkojë grupin e tij parlamentar për të kontrolluaar në çdo qindarkë fondin për tragjedinë e Gërdecit dhe shpërndarjen e tij, sikundër e ftojmë z. Rama në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të mobilizojë fonde, donacione dhe dhurata nga bashkia e kryeqytetit për banorët e zonës së Vorës”.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj