Kryeministri turk Erdogan per vizite ne Tirane: konference e perbashket shtypi me Berishen
Sapo ka përfunduar konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij turk, që ndodhet për një vizitë në Shqipëri, Tahip Erdogan. Erdogan gjatë fjalës së tij është shprehur se Turqia do të rrisë investimet në Shqipëri, kryesisht në infrastrukturë, në arsim, mbrojtje, turizëm, etj. Kujtojmë që Albtelekom u bë pronë e Turqisë vitin e kaluar pas një takimi të kryeministrit Sali Berisha me Erdoganin. Në atë kohë marrëveshja e tyre për Albtelekomin u quajt e jashtëligjshme, dhe vlera e shitjes së Albtelekom ishte mjaft e vogël, krahasuar me vlerën reale të kompanisë. Berisha nënshkroi me Erdoganin atëherë të njëjtën kontratë që kishte nënshkruar paraardhësi i tij Fatos Nano, dhe që ai e kishte akuzuar shpesh si aferë korruptive.
Ne planin e privatizimeve të qeverisë Shqiptare, janë këtë vit privatizimi i ARMO-s, INSIGU, dhe divizioni i shperndarjes se KESH-it. Megjithese ne konference u tha se do te rriten investimet turke ne Shqiperi, nuk u be asgje e qarte se per cilat investime behej fjale konkretisht.
Gjithashtu sipas Berishës dhe Erdoganit, në takimin e tyre kokë më kokë është bërë një marrëveshje për gazjellësin që do të niset nga Deti Kaspik. Erdogani ka premtuar se një degëzim i këtij gazjellësi që nis në Kaspik, vazhdon në Turqi, Greqi dhe përfundon në Itali do të kalojë në Shqipëri.
Berisha u shpreh mirënjohës për këtë gjë. Ndërkohë Erdogani ka kërkuar bashkëpunim më të madh në fushën e turizmit, infrastrukturës etj. Erdogan tha gjithashtu se mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.Erdogan shoqërohet në këtë takim nga 40 biznesmenë turq, të cilët kanë ardhur me synim rritjen e investimeve në Shqipëri.
Në këtë takim gazetarëve nuk ju lejua të bënin pyetje me arsyetimin se axhenda e Erdoganit sot në Shqipëri është shumë e ngjeshur.
Erdogan do të kryejë sot edhe takime me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, me kryetarin socialist, Edi Rama, si dhe me titullarë të tjerë, përfshirë këtu edhe takime me kreun e bektashinjve dhe myslimaneve.
Më poshtë është fjala e plotë e Kryeminsitrit Sali Berisha dhe atij Turk Tahip Erdogan. Fjala e kryeministrit Sali BerishaSapo përfunduam një takim shumë të përzemërt me delegacionin turk të kryesuar nga kryeministri, Erdogan. Unë gjithashtu pata një takim kokë më kokë me Erdoganin. Shfrytëzoj rastin për ti shprehur dhe njëherë mirëseardhjen e përzemërt timen dhe të popullit shqiptar. Dy vendet tona janë të lidhura me mijëra fije historike në të shkuarën e tyre. Lidhje tradicionale miqësore, por mendoj se gjatë qeverisjes së kryeministrit Erdogan, marrdhëniet midis dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Turqisë kanë njohur zhvillimet më të mëdha. Dhe kjo para së gjithash, për shkak të vendosmërisë, ndjenjave miqësore, të kryeministrit Erdogan për forcimin dhe zhvillimin e këtyre marrdhënieve. Unë do të ndalem vetëm në disa fakte. Investimet e Turqisë në Shqipëri nga 35 milionë dollarë që ishin në vitin 2002, janë sot 630 milionë dollarë. Janë të shtrira në të gjitha fushat, infrastrukturë, metalurgji, telekomunikacion, tekstil, shëndetsi, arsim, dhe fusha të tjera. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona, në tregti ka njohur një rritje të shpejtë. Marrveshja e tregtisë së Lirë e cila hyn në fuqi në Muajin Maj do të fuqizojë më tej këto shkëmbime. Turqia është një vend mik me një kontribut shumë të çmuar në të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Jo vetëm në kuptimin e mbështetjes politike të plotë, por forcat e armatosura të Turqisë kanë dhënë një ndihmë të çmuar Shqipërisë, në paisje, logjistikë e të gjithanshme, për tu mundësuar atyre arritjen e standardeve të domosdoshme për Europën. Njësitë tona janë bashkë me njësitë turke në Kabul. Marrdhëniet në drejtësi dhe siguri janë po të forta.
Qeveria turke dhe kryeministri Erdogan janë nga më të parët që njohën pavarsinë e Kosovës. Delegacioni turk mbështeti fuqishëm në Senegal përfshirjen në rezolutë të një paragrafi për Kosovën. Shqipëria mbështet kandidaturën e Turqisë në sigurim. Është bindja ime se Europa nuk mund të plotësohet pa futjen e Turqisë në BE.
Kryeministri Erdogan me reformat që ka marrë ka treguar përkushtimin e madh ndaj vlerave të demokracisë dhe prosperitetit.
Ne diskutuam shumë çështje, shumë probleme. Por njëri nga më të rëndësishmit është inkurajimi i gazit Botazh për bashkëpunim me EGL për gazjellësin që kalon nëpër territorin e Shqipërisë.
Dhe ne i jemi shumë mirnjohës për këtë. Përbën kjo një mbështjetje të madhe për Shqipërinë.
Duke i dhënë fjalën mikut tim kryeministrit ERdogan , shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë mbështetjen e madhe ndaj qeverisë shqiptare. Qeveria ime mbetet e vendosur të bashkëpunojë për zhvillimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Fjala e kryeministrit turk Tahip ErdoganI nderuar Z. Kryeminitër dhe përfaqësues të shtypit. Vizitën time të parë e kam bërë në vitin 2005. Unë këtu kam ardhur këtë herë me ministra dhe përfaqsues të tjerë të qeverisë dhe biznesit.
Në përgjithësi Ballkani dhe vecanërisht Shqipëria kanë një vend të vecantë në politikën e jashtme të Turqisë.
Turqia këto 17 vjetët e fundit i ka dhënë një ndihmë Shqipërisë. Mbështetja do të vazhdojë gjithmonë në rritje.
Lidhjet miqësore dhe vllazërore janë në nivele të larta. Ne kemi mendime dhe bashkëpunim të mirë në fushën ushtarake, kulturore, arsimore, tregtare etj.
Në takimin kokë më kokë me Berishën ne gjetëm mundësinë të bashkëbisedojmë cështje të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vështrimet tona në fushën politike përputhen shumë me njëri tjetrin. Midis Shqipërisë dhe Turqisë në këtë cështje nuk ka asnjë problem.
Ashtu sic ka ndodhur deri tani edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të mbështesim arsimimin e ushtarëve shqiptarë.
Siç tha dhe kryeministri një repart shqiptar në Afganistan ndodhet krah për krah me ushtarakët tanë.
Ne po hedhim hapa gjithmonë e më të mëdha në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.
Po rritet gjithmonë e më shumë vëllimi ynë tregtarë dhe tani ka arritur në 318 milionë dollarë. Duhet ta rrisim këtë shifër pasi nuk është e mjaftueshme. Kjo i ka hije Shqipërisë dhe Turqisë. Ne jemi të hapur që të marrim nga Shqipëra çdo gjë që ka ajo dhe mund të shesë.
Dëshiroj të theksoj se në vitin 2002, investimet turke në Shqipëri ishin 32 milionë dollarë. Ndërsa tani ka arritur në mbi 630 milionë dollarë.
Investime të tilla do të vazhdojnë në ndërtim, telekomunikacion, bankë etj.
Sigurisht është e dobishme është që të ketë larmi sa më të madhe në këto investime. Mund të shtrihen në fushën e turizmit ose transportit. Vendi ynë ka një përvojë në fushën e infrastrukturës së turizmit. Ne presim në Turqi edhe sipërmarrësit shqiptarë, të cilët bashkë me sipërmarrësit tanë mund t ëbëjnë investime drejt vendeve të treta. Dhe të gjitha këto do të lejojnë edhe shkëmbimin e përvojës mes tyre. Turizmi në fund të fundit inkurajon edhe solidaritetin mes popujve.
Ekzistojnë mundësitë të shtohet nr i studentëve shqiptarë që vazhdojnë studimet në Turqi. Këta ja shpreha dhe kryeministrit
I kushtojmë shumë rëndësi arsimit. Unë mendoj se me nënshkrimin ekësaj marrëveshje do ti shtojmë më shumë potencialet që kemi në këtë fushë. Në të njëjtën kohë do të dëshiroj të shpreh mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ne në samitin e Bukureshtit në Prill të 2008, do të mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, krahas Maqedonisë dhe Kroacisë.
Përsa i përket çështjes së gazit natyror është i vlefshëm premtimi ynë. Ky gazsjellës që nis në Kaspik kalon nga Turqia, Greqia dhe shkon në Itali, do të ketë edhe një degëzim për në Shqipëri. Unë do ti jap urdhrin përkatës kompanisë Botazh që po merret me këtë projekt.
Dëshiroj të falënderoj kolegun Berisha për ndihmën që do na japë Shqipëria për anëtarësimin e palës turke në këshillin e sigurisë.
Sigurisht edhe hapi që hodhëm ne për Kosovën, qe nevojë e lidhjes historike dhe politike që kemi ne me ta. Ky vendim ishte i rëndësishëm dhe për prosperitetin e Ballkanit.
Unë mendoj se ky vendim që morëm ne do të jetë një arsye për shumë të mira në të ardhmen.
Uroj dhe dëshiroj që këto takime që zhvilluam mes delegacioneve si dhe takimi që kanë bërë deputetët tanë në parlament do të jenë një arsye më e fortë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj