24 ore lajme: Presidenti Topi do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar ditën e premte, më 21 mars 2008. Presidenti Topi do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar ditën e premte, më 21 mars 2008. ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 March, 2008 01:49:00 Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit njofton se Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar ditën e premte, më 21 mars 2008 në orën 10.00. Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të bëhet analiza e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i situatave të tilla në të ardhmen.