24 ore lajme: Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizitojnë të plagosurit në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizitojnë të plagosurit në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 March, 2008 01:46:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot pasdite të plagosurit e shtruar në Pavionin e Djegies Plastike të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës. Në këtë Pavion, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, të shoqëruar edhe nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj dhe Shefi i Pavionit, Dr. Gjergj Belba, u interesuan për gjendjen e të plagosurve, mes të cilëve edhe një fëmijë dhe u uruan atyre shërim të shpejtë, duke i siguruar njëkohësisht edhe familjarët e tyre që të gjitha strukturat shtetërore janë duke punuar me shumë profesionalizëm dhe kujdes për kapërcimin e situatës së krijuar nga shpërthimi tragjik i Gërdecit, pranë Vorës.