24 ore lajme: Presidenti Topi pret aktorin italian Mikele Placido Presidenti Topi pret aktorin italian Mikele Placido ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 13 March, 2008 04:49:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në mesditë në një takim të përzemërt e miqësor aktorin e mirënjohur italian Mikele Plaçido. Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseradhjen, e falenderoi aktorin italian për kontributin e tij dhënë në interpretimin e filmave me temë nga jeta e shqiptarëve, vlerësoi interpretimet e tij të rëndësishme në mjaft role, të cilat pasqyrojnë shqetësimet dhe problemet më kyçe që shqetësojnë sot vendet e zhvilluara evropiane. Nga ana e tij, aktori italian, Mikele Plaçido falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen e tij, theksoi se është i mahnitur nga ndryshimet pozitive të Shqipërisë dhe u shpreh entuziast për të ardhmen e saj edhe në planin njerëzor. Z. Plaçido u shpreh se filma të tillë luajnë një rol të rëndësishëm në ngritjen e urave kulturore dhe forcimit të lidhjeve mes popujve dhe kulturave duke i shërbyer më miri edhe edukimit të brezit të ri. Aktori italian gjendet në vendin tonë për promovimin e filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder”, në të cilin është dhe një ndër protagonistët kryesorë. Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia dhe regjisori i filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder” Pirro Milkani.