Presidenti Topi pret aktorin italian Mikele Placido
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në mesditë në një takim të përzemërt e miqësor aktorin e mirënjohur italian Mikele Plaçido.
Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseradhjen, e falenderoi aktorin italian për kontributin e tij dhënë në interpretimin e filmave me temë nga jeta e shqiptarëve, vlerësoi interpretimet e tij të rëndësishme në mjaft role, të cilat pasqyrojnë shqetësimet dhe problemet më kyçe që shqetësojnë sot vendet e zhvilluara evropiane.
Nga ana e tij, aktori italian, Mikele Plaçido falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen e tij, theksoi se është i mahnitur nga ndryshimet pozitive të Shqipërisë dhe u shpreh entuziast për të ardhmen e saj edhe në planin njerëzor. Z. Plaçido u shpreh se filma të tillë luajnë një rol të rëndësishëm në ngritjen e urave kulturore dhe forcimit të lidhjeve mes popujve dhe kulturave duke i shërbyer më miri edhe edukimit të brezit të ri.
Aktori italian gjendet në vendin tonë për promovimin e filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder”, në të cilin është dhe një ndër protagonistët kryesorë.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia dhe regjisori i filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder” Pirro Milkani.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj