Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti Topi dekoron personalitete të arsimit në qytetin e Korçës

Presidenti Topi dekoron personalitete të arsimit në qytetin e Korçës

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit me profesoratin dhe studentët e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, në prani Kryetarit të Bashkisë Niko Peleshi, Prefektes Elfrida Zefi, Kryetarit të Qarkut Ilia Milo, Drejtorit të Drejtorisë Arsimore Andrea Mano, Rektorit Gjergji Mero dhe të ftuarve të tjerë, në shenjë respekti dhe nderimi për punën shumëvjeçare, përkushtimin dhe pasionin në edukimin e brezave të nxënësve e studentëve, si dhe progresin e arsimit qytetin e Korçës, por edhe në mbarë vendin, dekoroi me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, z. Pandi Naum Napuçe, si dhe me urdhrin “Naim Frashëri’ i Argjendtë znj. Drita Llazi Mitrushi dhe z. Sulejman Fazlliu.

Në emër të arsimtarëve të dekoruar përshëndeti Prof. Napuçe, i cili shprehu Presidentit të Republikës mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim, që shkon tek të gjithë ata arsimtarë e pedagogë të qytetit të Korçës, të cilët me mundin dhe sakrificën e tyre kanë ruajtur dhe e kanë ngritur në nivelet më të lartë traditën dhe kulturën arsimore në këtë qytet.

Vizita e punës së Presidentit Topi në Korçë u mbyll në Muzeun e Artit Mesjetar ku u prit e shoqërua nga Drejtori i këtij Muzeu, Lorenc Gliozheni.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0