24 ore lajme: Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha betohet para Presidentit të Republikës Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha betohet para Presidentit të Republikës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 11 March, 2008 09:18:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi sot gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Presidencë, dekretin e emërimit anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e detyrës së saj të rëndësishme. Në këtë ceremoni merrnin pjesë dy nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë z. Fatos Beja dhe z. Ylli Bufi, z. Enkelejd Alibeaj, Ministër i Drejtësisë; z. Thimio Kondi, Kryetar i Gjykatës së Lartë; z. Ermir Dobjani, Avokat i Popullit; Znj. Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme; z. Ardjan Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; z. Robert Çeku, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe znj. Fatmira Laska, Kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Kryetari z. Vladimir Kristo, z. Gjergji Sauli, z. Fehmi Abdiu, z. Kujtim Puto, z. Petrit Plloçi, z. Xhezair Zaganori, z. Sokol Sadushi dhe z. Sokol Berberi.