Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha betohet para Presidentit të Republikës
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi sot gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Presidencë, dekretin e emërimit anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e detyrës së saj të rëndësishme.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë dy nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë z. Fatos Beja dhe z. Ylli Bufi, z. Enkelejd Alibeaj, Ministër i Drejtësisë; z. Thimio Kondi, Kryetar i Gjykatës së Lartë; z. Ermir Dobjani, Avokat i Popullit; Znj. Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme; z. Ardjan Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; z. Robert Çeku, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe znj. Fatmira Laska, Kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Kryetari z. Vladimir Kristo, z. Gjergji Sauli, z. Fehmi Abdiu, z. Kujtim Puto, z. Petrit Plloçi, z. Xhezair Zaganori, z. Sokol Sadushi dhe z. Sokol Berberi.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj