24 ore lajme: Presidenti Topi inkurajon partitë politike të vazhdojnë dialogun për reformën zgjedhore Presidenti Topi inkurajon partitë politike të vazhdojnë dialogun për reformën zgjedhore ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 11 March, 2008 08:13:00 Në përfundim të konferencës “Bujqësia dhe Zhvillimi Rajonal” Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore në vend. “Unë prononcimin për këtë çështje e kam bërë dhe jam në vijim të atij prononcimi që duhet të vazhdojë dialogu, nuk duhet të ketë përjashtime, duhet patjetër që ky dialog, sipas këndvështrimit tim të institucionalizohet, pasi ka një Komision për Reformën Zgjedhore dhe ai komision detyrimisht do ta çojë reformën deri në fund , ai duhet të funksionojë dhe nuk duhet humbur kohë. E kam thënë dhe herë tjetër, e them dhe tani dhe jam i bindur për këtë që ekziston hapësira e nevojshme, si edhe koha e nevojshme që gjërat të realizohen mirë, të realizohen në kohë dhe në funksion të atyre që në gjithmonë i referohemi, evenimenteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë, por në radhë të parë të gjërave që kanë të bëjnë me vetë shqiptarët, me institucionet në Shqipëri, si institucioni i zgjedhjeve, sistemi që do të zgjidhet, që i shërben në radhë të parë shqiptarëve, institucioneve dhe në mënyrë të natyrshme Shqipërisë për t’u integruar në sfidat euroatlantike. Këto janë gjëra që janë thënë e janë përsëritur. E rëndësishme është që gjërat, e përsëris, të mos bëhen asnjëherë me diktat, por të bëhen me mirëkuptim”. I pyetur mbi një qëndrim të tijin për sistemin elektoral, Kryetari i Shtetit u përgjigj: “Unë në mënyrë absolute nuk duhet të mbaj pozicion për sistemin, sepse është vullneti i partive politike për të përcaktuar sistemin. Sistemi, nëse është e nevojshme të ndryshohet, është vullneti i partive, do të ndryshohet, qoftë edhe duke e prekur Kushtetutën. Mirë është që gjërat të mendohen, të konsumohen brenda vullnetit të të gjitha partive politike dhe nëse nuk ka një marrëveshje absolute, të merret mendimi i përgjithshëm, sepse në fund fare gjithmonë ka një vendimmarrje dhe vendimmarrja është mbi bazën e shumicës së vullneteve, në mënyrë që partitë politike të gjejnë një vullnet harmonik, sepse zgjedhjet politike kanë të bëjnë me vullnetin e të gjithë shqiptarëve