Presidenti Topi fal denimin per 31 gra ne diten e 8 marsit
Presidenti i Republikës ka "vënë dorën në zemër" dhe i është përgjigjur një sërë thirrjesh të drejtuara si nga gratë politikane, por edhe nga mjaft OJF për të dekretuar faljen e disa grave të dënuara për krime të ndryshme. Nga dekreti i firmosur dje kanë përfituar 31 gra, të cilave u janë falur nga 1 deri në tre vjet heqje lirie, që u kishin mbetur për të kryer akoma. Ndër emrat më të spikatur në këtë listë është ai i Mimoza Shotës, e cila në qershor të vitit 2003 vrau me pistoletë, në tregun e Fushë-Krujës, të dashurin e saj 27-vjeçar, Shkëlqim Shima. Sipas vajzës që asokohe ishte vetëm 18 vjeç dhe shtatzënë, gjithçka kishte ndodhur pasi i dashuri e kishte kërcënuar që të abortonte fëmijën e tyre. Një tjetër emër i dëgjuar është ai i Katerina Qytetit, e cila në 29 prill të vitit 2002, në atë kohë vetëm 21 vjeç vrau në lagjen "Mark Lulaj", të qytetit të Shkodrës, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij adoleshentin 16-vjeçar Zef Hila. Faljen e Presidentit e ka përfituar edhe Violeta Molla, e cila është dënuar për bashkëpunimin në vrasjen e komshiut të saj, Can Dushaj, në gusht të vitit 2002, në atë kohë 24-vjeçare dhe nënë e një fëmije, Violeta kishte bashkëpunuar me të atin dhe bashkëshortin e saj në vrasjen për çështje nderi të Dushajt. Por në listë ka edhe vajza që janë dënuar për krime më të lehta, por që gjithsesi kanë një famë jo fort të mirë. Oskeola Qosja është etiketuar si supermashtruesja e studentëve. Vajza nga Gramshi është kapur disa herë nga policia duke vjedhur dhomat e studentëve në disa qendra studentore të kryeqytetit. Megjithëse është dënuar me pak vjet, ajo tashmë është bërë e njohur si vjedhëse profesioniste nga të gjithë studentët.
Lista e grave të falura nga Presidenti
1. Afërdita Zeqo Lilaj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.260, datë 11.10.2004, i falet dënimi i mbetur.
2. Arjana Fadil Alla, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.344, datë 08.04.2004, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
3. Bedrie Veiz Veizati, dënuar nga Gjykata e Rrethit Sarandë, me vendimin nr. 20, datë 06.03.2003, ndryshuar me vendimin nr.68, datë 09.07.2003 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, i falet dënimi i mbetur.
4. Dallëndyshe Islam Dollani, dënuar nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr. 1, datë 10.01.2005, i falet dënimi i mbetur
5. Dava Preng Nikolli, dënuar nga Gjykata e Rrethit Mirditë, me vendimin nr. 50 datë 16.06.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
6. Dilbere Mat Zhubi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kavajë, me vendimin nr. 37, datë 15.03.2005, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
7. Diana Demir Luli, dënuar nga Gjykatës e Rrethit Elbasan, me vendimin nr. 180, datë 12.07.2005 i falet dënimi i mbetur.
8. Flora Maliq Greku, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 56, datë 01.03.2005, i falet dënimi i mbetur.
9. Hyrie Osmen Greku, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 58, datë. 04.03.2005, i falet dënimi i mbetur.
10. Jonida Prokop Kajana, dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës, me vendimin nr. 110, datë 22.02.2007, i falet dënimi i mbetur.
11. Katerina Zef Qytetaj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin Nr. 308 datë 18.12.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
12. Leko Pelivan Greku, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.205, datë 21.09.2005 i falet dënimi i mbetur.
13. Liri Bajram Çepele, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.309, datë 21.12.2005, i falet dënimi i mbetur.
14. Mimoza Mustafa Shota, dënuar nga Gjykata e Rrethit Krujë, me vendimin nr. 124, datë 08.12.2003, i falet dënimi i mbetur.
15. Miranda Novruz Pano, dënuar nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.141, datë 13.10.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
16. Naslie Xheladin Veizi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Dibër me vendimin nr. 71, datë 26.10.1993, i falet dënimi i mbetur.
17. Nusha Mark Ceci, dënuar nga Gjykata e Rrethit Mirditë, me vendimin nr. 17 datë 24.03.2005 i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
18. Nafije Bece Shquti, dënuar nga Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr.111, datë 15.03.2007, i falet dënimi i mbetur.
19. Ornela Çelnik Capo, dënuar nga Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr. 344, datë 20.12.2005, ndryshuar me vendimin nr.644, datë 17.10.2007 të Gjykatës së Lartë, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
20. Oskeola Mazllem Qosja, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 695, datë 01.06.2007, i falet dënimi i mbetur.
21. Qazime Qani Ferro, dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.199, datë 15.09.2005 i falet dënimi i mbetur.
22. Shkurte Sali Kozi, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda, me vendimin nr.45, datë 26.09.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
23. Vezire Sul Sina, dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 268, datë 06.10.2004, i falet 2 vjet nga dënimi i mbetur.
24. Violeta Qazim Danjeli, dënuar nga Gjykata e Rrethit Krujë, me vendimin nr. 63, datë 16.07.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
25. Valbona Myfit Frasheri, dënuar nga Gjykata e Rrethit Lushnjë, me vendimin nr. 121, datë 17.07.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
26. Vera Hysni Xhebraj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr. 432, datë 08.12.2006, i falet dënimi.
27. Vojsava Rifat Meta, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.02, datë 15.01.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
28. Violeta Mark Molla, dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.314, datë 26.12.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
29. Zamira Adem Fresku, dënuar nga Gjykata e Rrethit Krujë, me vendimin nr.44, datë 29.07.1999, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
30. Zyra Kurt Kamberi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 382, datë 01.06.2000, i falet dënimi i mbetur.
31. Zoje Mark Xhafa, dënuar nga Gjykata e Rrethit Mat, me vendimin nr.83, datë 30.11.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
ME RASTIN E 8 MARSIT ESHT NJI GJE HUMANITARE,PA MARRE PARASYSH SE EDHE ATO GRA KANE BE KRIME,POR NGA NJI RAST
KRIMIN E KERKON KRIMI.
GRA TE FALURA NGA PRESIDENTI JU UROJ LIRI TE LUMTUR.
Vendosni komentin tuaj