24 ore lajme: Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë ngushëllojnë familjet Osmani për humbjen e tetë familjarëve të tyre Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë ngushëllojnë familjet Osmani për humbjen e tetë familjarëve të tyre ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 01:50:00 Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi kanë ngushëlluar personalisht familjet Osmani, të cilat humbën tetë persona në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Liqenin e Farkës, që i mori jetën 16 personave. Gjatë vizitës së ngushëllimit në banesat e familjes Osmani, Presidenti dhe Zonja e Parë kanë shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë e cila tronditi mbarë opinionin publik. ”Nuk gjej fjalë”, - ka thënë Presidenti i Republikës - “për t’ju shprehur ngushëllimet e mia, pasi tragjedia është jashtëzakonisht e rëndë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që ta përballoni me forcë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë!”