Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë ngushëllojnë familjet Osmani për humbjen e tetë familjarëve të tyre

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë ngushëllojnë familjet Osmani për humbjen e tetë familjarëve të tyre

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi ngushëllojnë familjen Osmani për humbjen e njerëzve të dashur

Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi kanë ngushëlluar personalisht familjet Osmani, të cilat humbën tetë persona në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Liqenin e Farkës, që i mori jetën 16 personave.

Gjatë vizitës së ngushëllimit në banesat e familjes Osmani, Presidenti dhe Zonja e Parë kanë shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë e cila tronditi mbarë opinionin publik.

”Nuk gjej fjalë”, - ka thënë Presidenti i Republikës - “për t’ju shprehur ngushëllimet e mia, pasi tragjedia është jashtëzakonisht e rëndë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që ta përballoni me forcë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë!”

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
2.00